• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doktor Berisha si Rita Marko

by Ilir Demaliaj
25/11/2025 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Demalia

Doktori dhe “tabori” prej 300 vetash: Spektakli i radhës në SHQUP!

Mbrëmë, Partia Demokratike zhvilloi një tjetër mbledhje të quajtur “foltore”, me një pjesëmarrje rreth 300 vetash – një shifër që tregon qartë gjendjen e rënduar të kësaj force politike, e cila prej kohësh as dëgjohet dhe as ndiqet nga shumica e publikut.

Shfaqja e radhës, e shoqëruar me krekosjen e zv/presidentit të sapozgjedhur të CDI-së, më kujtoi skenat e dikurshme të Rita Markos, kur si kryetar i Bashkimeve Profesionale përshëndeste kuadratet e punëtorëve të dalluar të viteve të komunizmit.

CDI, 17 zv.presidentë dhe “arritja” e doktorit

Sali Berisha u kthye në qendër të vëmendjes pas marrjes së postit të zv/presidentit të CDI-së – një organizatë me plot 17 nënkryetarë, ku doktori është tashmë një ndër ta. Për të, kjo u shpall si një fitore e madhe ndërkombëtare, megjithëse as vetë mbështetësit nuk arrijnë të kuptojnë çfarë peshe reale ka ky pozicion.

Por çfarë lidhje kanë deklaratat e tij për PD-në si parti “konservatore e djathtë” me faktin që CDI bashkëpunon dhe lidhet ngushtësisht me IDC, një organizatë me axhendë të hapur liberale, përfshirë mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT? Berisha, që nuk toleron as përmendjen e këtyre çështjeve në politikën e brendshme, kësaj here do të duhet ta “përtypë” këtë këmbë të mesit të CDI–IDC-së, sepse i nevojitet çdo mbështetje përballë drejtësisë.

Retorika e vjetruar e “narkoshtetit”

Edhe nga São Paulo, doktori lëshonte të njëjtin shirit propagandistik që lëshon çdo natë: “Shqipëria narkoshtet”, “Ramaduro”, “regjimi më i zi në Europë”. Kjo retorikë e stërpërsëritur është bërë tashmë aq bajate, saqë nuk impresionon më askënd – përveç taborit të ngushtë të SHQUP-it, që mbrëmë e duartrokiti si punëtorët e dalluar që dikur shpërblente Partia e Punës.

Ndërkohë, BE ka hapur grup-kapitujt e negociatave dhe ka vlerësuar përparimet e Shqipërisë, madje duke lënë të nënkuptohet se vendi mund të bëhet anëtar në vitin 2028. Presidenti i CDI-së dhe 17 zv/presidentët, vallë a kanë burime të tjera informacioni përveç Berishës? A e dinë ata se tabloja që ai paraqet për Shqipërinë nuk përkon me realitetin e institucioneve evropiane?

Dilema e një zv.presidenti “non-grata”

Një tjetër pyetje që lind është se si do të menaxhojë CDI fakti që një nga 17 zv/presidentët e saj – pikërisht Berisha – është shpallur non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Çfarë do të ndodhë nëse takimi i radhës do të mbahet në një nga këto vende? Si do të përfaqësohet organizata, kur zv/presidenti i saj nuk mund të udhëtojë?

Kthim në skenografinë e vjetër

I gjithë spektakli i mbrëmshëm më ngjante me ato kongreset e dikurshme të Partisë së Punës, ku Rita Marko përshëndeste ndërmarrjet e dalluara. Ashtu si ai, doktori u përpoq të ngrinte moralin e taborit të ngushtë të SHQUP-it, duke i “dekoruar” me një arritje që në realitet vlen më shumë si fasadë sesa si sukses politik.

Mes brohorimave të 300 vetave, Berisha deklaroi: “Tani ne nuk jemi vetëm, por kemi mbështetje botërore.”

Por mjafton të shikoje atë tabor mbrëmë para Komitetit Qëndror, Ironia e asaj pamjeje e thoshte vetë të vërtetën: mbështetja e vetme ishte ajo e zakonshmja, e brendshme, e improvizuar dhe e destinuar për t’i dhënë frymë një partie të rrudhur dhe një lideri të ngrirë në kohë.

Next Post
Nga vizatimi tek prekja e pahijshme… Mësuesja akuzon nxënësin 6-vjeçar për ngacmim seksual

Nga vizatimi tek prekja e pahijshme… Mësuesja akuzon nxënësin 6-vjeçar për ngacmim seksual

Comments 1

  1. Resmije Kodra says:
    2 months ago

    Kali i ngordhur,
    Shoku Sali,
    A e di or Demali ?
    U qi, su qi,
    Shoku Sali,
    E qinë, se qinë,
    Tavarish Salinë,
    Qiu, s’qiu,
    Qirje Saliu,

    Boll më.
    U lindën fëmija, kur lindi demokracia, u rritën fëmija, u shkolluan, u martuan, lindën edhe fëmijë, dhe përsëri në TV, shohim Salinë.
    Boll më.
    Sikur edhe mjaltë dhe bakllava të na jepte shoki Sali, do të na ishte neveritur deri në vdekje, duke na dalë mbi dhjetë herë në ditë në TV.

    Reply

Leave a Reply to Resmije Kodra Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

February 8, 2026
Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

February 8, 2026
Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

February 8, 2026
Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

February 8, 2026
Organizatë kriminale brenda burgut të Janinës, drejtohej nga shqiptari i quajtur Modi

Zyrtari i lartë i KiE: Paraburgimi në Shqipëri, pesë herë më i lartë se mesatarja e BE-së

February 8, 2026
“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

February 8, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Shkurt 2026

February 8, 2026
Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

February 8, 2026
Problematika në bashkinë Tepelenë, rrezikohen disa banesa nga shkarja e dherave në fshatin Nivicë

Sërish rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet aksi që të çon drejt Kallmit

February 8, 2026
Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In