• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokle: Për një kontradiktë me Kushtetuesen, kam dhënë dorëheqjen si kryetar i Kuvendit

by Java News
12/11/2023 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24, ish kryetari i kuvendit, Namik Dokle rrëfen edhe një moment kur dha dorëheqjen nga kjo detyre.

Ai tha se Kuvendi pati një anormalitet me Gjykatën Kushtetuese dhe zgjodhi të largohet.

Namik Dokle: Para pak kohësh erdhi një senator spanjoll dhe shoqërova në të gjithë takimet që bëri. Ai kishte një raport për sigurinë kibernetike dhe takoi kryetaren e Kuvendit, ministrat, por në programin që u hartua i sugjerova të bëjë takime edhe me opozitën. Nuk mund të vish në një vend dhe të takosh vetëm maxhorancën, pa takuar edhe mendimin ndryshe. Ai takoi disa deputetë dhe mori vesh realitetin e PD dhe kur i thoshin “unë jam përfaqësues i PD”, ai spanjolli i shkretë thoshte “i cilës pjesë të PD”. Atëherë ishin dy pjesë, tani janë bërë 3. Mençuria duhet të ishte te një zgjidhje tjetër dhe jo te kjo që shikojmë në Parlament. Parlamentarizmi ka rregullat e veta. Ato duhen zbatuar si nga maxhoranca dhe nga opozita, përndryshe nuk është parlamentarizëm dhe normalitet. Për një anormalitet që ndodhi në Parlamentin tonë kur u vu në kontradiktë me Gjykatën Kushtetuese unë kam dhënë dorëheqjen nga detyra më e lartë si kryetar Kuvendi. Duhen respektuar rregullat, por si mund të respektohen? Nuk dua të duket sikur po i bie gjoksit, unë kam qenë 8 legjislatura deputet dhe nuk mund të dalë asnjë deputet që të thotë që Dokle ka sharë ndonjë deputet. Madje më kujtohet një rast që një deputet i joni bëri një gabim dhe grupi i PD kërkoi dënimin e tij. U mblodh Këshilli i Mandateve dhe e përjashtuam, por po mundohesha ta mbroja deputetin e grupit tim dhe u thosha “Parlamenti i ka ndonjëherë edhe këto gjëra”. Një deputet i PD më tha “vetëm ju nuk duhet ta thoni këtë gjë, se ke 8 legjislatura që bën politikë të rëndë, por nuk thua kurrë fjalë të rëndë”. E mora si kompliment.

Që nga ajo kohë deri tani gjërat kanë ndryshuar…

Kanë ndryshuar. Unë kur kam qenë kryetar i grupit parlamentar të PS kam pasur 9 profesorë dhe akademikë me tituj, që nga Nano, Cani, Angjeli, Ermelinda Meksi, profesorë si Servet Pëllumbi, shkrimtarë e gazetarë si Halil Lalaj dhe Musa Ulqini, gjuhëtar dhe shumë të tjerë që ishte një nder ti kishe. Ata kishin edhe peshën e tyre të rëndë në kuptimin e inteligjencës dhe kur ndonjëri lexonte gazetën në mbledhjen e grupit nuk i thoja Sabitit (Brokaj) lëre gazetën, por i thoja Musa Ulqinit “mbylle gazetën”. Musai nuk kishte gazetë fare, por Sabiti dëgjonte dhe e mbyllte. E keqja e kësaj kohe që po jetojmë ne është që intelektualët janë zëvendësuar nga opinionistët dhe poetët janë zëvendësuar nga kantautorët. Janë të rëndësishëm edhe opinionistët dhe kantautorët, por duhet bërë ndarja.

A vlen ky titull “10 gramë nder” për të gjithë deputetët që marrin pjesë në Kuvend?

Do të dëshiroja që ai titull të vlejë për të gjithë. Ndonjëherë njeriu ka nevojë të gënjejë veten dhe jo vetëm të gënjehet. Por meqenëse ne gënjehemi shumë është mirë të mos gënjejmë veten ose kur gënjejmë veten kjo të mos zgjasë më shumë se 24 orë.

Next Post
“Kompani guackë pas TEC-ve në Vlorë”, Këlliçi: Anijet u blenë 15 mln $, u dhanë me qira 64 mln $

"Kompani guackë pas TEC-ve në Vlorë", Këlliçi: Anijet u blenë 15 mln $, u dhanë me qira 64 mln $

Comments 1

  1. Salije Kulinarja says:
    2 years ago

    O Dokle, si Goran i mirë që je, dhe socialist i thekur i Shqipërisë, na thuaj publikisht, a je edhe ti shtetas Bullgar, si yt vëlla familiarisht, si dhe të gjithë goranët ?
    Me që kemi censin nëpër këmbë, jo për gjë tjetër.

    Reply

Leave a Reply to Salije Kulinarja Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In