• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dokle fiton gjyqin për pagat e mbajtura nga Topalli

by A R
26/01/2016 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Heqja e pagës deputetit socialist Namik Dokle në periudhat shtator 2009-maj 2010 nga ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është vlerësuar e padrejtë. Deputeti socialist ka fituar në gjykatë të drejtën e fitimit të pagës për 9 muaj, ndërsa një padi të ngjashme rezulton ta kenë bërë dhe disa deputet të tjerë socialist të cilët në 2009 bojkotuan punimet e kuvendit.

Ish­nënkryetari i Parlamentit, aktualisht deputetii Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, Namik Dokle, fiton gjyqin me Kuvendin duke përfituar pagën e munguar, shpërblimet dhe dietat për një periudhë 9­mujore.

Vendimi në favor të deputetit është dhënë nga gjyqtari Gentian Hamiti i cili i ka njohur Dokles të drejtën për të përfituar afro 1.4 milionë lekë përfitime për periudhën shtator 2009­maj 2010.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht një kopje të këtij vendimi ku gjyqtari sqaron se për këtë periudhë parlamenti duhet të paguajë paditësit në këtë rast Dokles, pagën neto prej 780.243 lekë shpenzime telefonike në shumën 147.100 lekë, dieta në vlerën e 272.282 lekë si dhe shpenzime transporti në vlerën e 223.042 lekë.

Por përse nuk u pagua deputeti Dokle?

Juristi i parlamentit në gjykatë ka sqaruar se konflikti financiar me deputetin ka ardhur si pasojë e bojkotit të plotë që z.Dokle i ka bërë punës së Kuvendit duke mos marrë pjesë në seanca plenare, komisione parlamentare dhe veprimtarinë e parlamentit.

Periudha shtator 2009 ­ maj 2010 përkon me protestën e Partisë Socialiste në atë periudhë në opozitës, e cila nën moton “Hap Kutitë” bojkotoi për disa muaj punimet e Kuvendit.

Në atë periudhë Kuvendi drejtohej nga Jozefina Topalli e cila vendosi që jo vetëm deputetit Namik Dokle por plot 63 deputetëve të tjerë socialist t’i ndërpresë përfitimet financiare.

Mes deputeteve që ju ndërprenë pagat dhe kanë bërë padi në gjykatë janë Valentina Leskaj, Olta Xhaçka dhe ish­deputetja Shegushe Ligori. Me këtë vendim të Gjykatës Administrative vendimi i ish­kryetares së Kuvendit është konsideruar i padrejtë duke detyruar administratën aktuale të paguajë paratë.

Next Post

FIFA, pesë kandidatët zyrtarë për zgjedhjet e shkurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In