• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do doja viagra të bëj seks”, disa poezi të pabotuara të Dritëro Agollit

by A R
17/10/2016 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli në ditëlindjen jubile të tij, të 85 vjetorit të lindjes, sjell për lexuesit vëllimin me poezi të shkruara ndër vite e të pabotuara, me titullin domethënës, “Më prit edhe pak”.

Shkrimtari Dritero Agolli, gjate festes se 79 vjetorit te lindjes se tij.

Që në hyrje të librit, Dritëroi shprehet se këtë libër ia dedikon Sadijes, bashkëshortes së tij, e cila i ka qëndruar në krah për 53 vjet në krijimtarinë e tij. Më prit edhe pak i thotë shkrimtari i madh vdekjes, sepse ka ende për t’i dhënë publikut, ka akoma për të komunikuar me të dhe për të ndarë shqetësimet e jetës së përditshme.

Veç dashurisë për bashkëshorten, Sadijen, Dritëroi nuk i trembet vdekjes, si rrallë poetë të tjerë, ai ka shkruar në disa variante edhe epitafin e tij.

“Panorama” ka botuar disa nga poezitë e këtij vëllimi, tek të cilat duket qartë shqetësimi i poetit për jetën sociale të vendit, dukuritë universale që kalojnë të gjithë popujt, por dhe një mea culpa se nëse do ta kishin lënë, do të kishte bërë më shumë të mira në këtë vend.

E dashur Sadije
Të dua si jetën time, madje edhe më
shumë
Dëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe ti
të jetosh
Unë edhe i vdekur do të ndjek për të
parë buzëqeshjen tënde
Megjithëse kjo buzëqeshje, brenda
errësirës së varrit nuk duket
Por unë do të bëj të pamundurën, qoftë
edhe me anën e një fluture, që do të dalë
nga kockat e mia.

Dritëro Agolli
13 maj 2014

GËNJESHTRAT
O popull, ç’të bëjnë!
Të japin lodra të luash,
Të mbajnë me përralla,
Të flesh në shtrat sa të duash,
Pa zhurma e andralla,
Të quajnë të vogël,
Dhe thonë se ende s’di shumë,
Të japin në duar një lodër
Dhe thonë:
Pusho, mos bëj zhurmë!
Refren i përhershëm në kohët,
O popull, ç’të bëjnë!
Të thonë:
“Gërvish e fito” në letra!”
Dhe ti gërvish me thonjtë e paprerë
Nën mëngët e vjetra,
Dhe fati s’të vjen asnjëherë.
Të marrën përdore me lekë
T’i shohësh Miss-et,
Kur zhveshur kërcejnë,
Me brekë e pa brekë,
Në Skenë.
O popull, ç’të bëjnë!
Të japin lodra në duar
Me Tomin dhe Xherrin,
Të bëhesh fëmijë i duruar,
Mos njohësh telashin dhe sherrin.

KODOSHËT
Kur një gjel këndon në agim,
Nga ço kosh
Del një kodosh,
Vreshtave të vendit tim.
Nga çdo kosh
Del një kodosh
Dhe mbi koshin mban fjalim.

NË KOHËN E MIRIT TË XHIKES
Jetova në kohën e Mirit të Xhikes,
Në vitet me dert pleqërie,
Këtu në pallatin e Rrugës së Dibrës,
Me gruan e dashur Sadije,
Jetova në kohën e Mirit të Xhikes.
Dhe çuditërisht i tërbuar bëj zhurmë,
Më gërryen lakmia me ankthin e
frikës,
Se jam infektuar dhe unë
Nga koha e Mirit të Xhikes,
Dhe çuditërisht i tërbuar bëj zhurmë.

EPITAF PËR VETEN TIME
–VARIANT

Përjetësisht
këtu fle Dritëroi
Me etrit, gjyshërit dhe shokët pranë.
Të mira bëri pak gjersa jetoi,
Më tepër mund të bënte, po s’e lanë.

TESTAMENTI
O toka ime që të lërova e të thura
këngë,
Që të kam dashur plisin dhe barin,
Që të kam fshirë me duar, me
mëngë,
Në ç’vend ma le varrin?
Më mirë ma bëj diku në një brazdë,
Apo larg mbi përrua ndofta,
Mbi mua të tundë bishtin e saj një
laraskë,
Duke më sjellë lajme nga bota,
Nga bota që e pata të mbyllur sa
rrojta,
E kyçur dera, me lloze poerta…

PIJA
Vërtet unë i pijes kam qenë
Dhe netët sa gota më thyen!
Kam pirë dhe pakëz kam ngrënë
Dhe kockat në shishe m’u kthyen.

DËSHIRA E PLAKUT HORR
Ne pleqve mirë na bën
një hudhër, një lakër
Për zgjatjen e jetës
Për zgjimin fatmadh
në mëngjes.
Pu unë do desha
një pako Viagër
Të bëja pak seks…

I DASHUR UJK
Ujk i dashur,
që bredh me tët bir netëve vonë,
ta kam zili këtë mall për tët bir,
Ne njerëzit dhe birin tonë
e lidhim shpejt, shpejt me zinxhir
veç për një pronë.
NE
Kanuni dhe malet dhe gjyshërit në
varre
Na dhanë infeksionin me emrin
“hakmarrje”
Ne vitet argasëm me plumbin dhe
gjakun
Dhe gjumin e pridhëm për nderin
dhe hakun.
Për thikë e për pushkë s’na del njeri
tjetër,
Të zotët nuk jemi për penë e për
letër.
Lavdia s’na duhet, -lavdia të jetë, –
Pak erëz të fryjë, ne ngrihemi vetë.

MPIRJA E NJERIUT
O kohë,
ndalu pak!
Na ler të shtrihemi,
të hapëm gojën në krevat,
të shpihemi
me sy në tavan
të shohëm një vrimë,
një mizë a zhuzhak.
O kohë
Ndalu pak!

NË QYTETIN TIM
I themi njëri-tjetrit “mirëupafshim”,
po s’dihet nëse shihemi vërtet;
na dalin dy-tre horra dhe na vrasin
dhe lamtumirë, ti qytet.
Të vrasin për hiçgjë, për treqind lekë,
me to mjafton të pihet një konjak
me kurvat në një klub a diskotekë,
ndaj “mirupafshim” s’vlen aspak.
1996

PËR DASHURINË
Dashuria fillimisht është e turbullt,
Dashuron, po cilin aspak s’është e
qartë,
Dhe agimi kur vjen, është i mugët,
Sendet s’kanë as formë e as trajtë.
Dita zbret dhe gjerat dalin të plota:
Forma, trajta, konture e vija,
Dalëngdalë e tillë vjen bota,
Ja, fytyrën kështu e zbulon dashuria.

PËR TY
Mendoj për ty kur buzët skuq në
pasqyrë,
kur fle dhe era vërshëllen në xhamet,
kur rri e shfleton një libër të vjetër,
kur flet e përhumbur
pa ditur as vetë se ç’thua.
Mendimet e tua të gjitha
veç unë i marr vesh dhe as tjetër
me gjuhën e shpikur nga ti dhe unë.
Sa keq që në Zot s’kam besuar,
sikur të besoja, i lutesha
që ti të mos plakeshe.
Nesër pemët do gjelbërojnë,
të dy do të shtrihemi mes gjelbërimit;
rreth nesh le të gumëzhijnë bletët
dhe qëngjat le të blegërijnë.
Ç’ti bëjmë natës që vjen?
ç’ti bëjmë mëngjesit,
Kur në pasqyrë
i kuq çel trëndafili?

Next Post
Në këtë ditë, më 17 Tetor, vdiq Shopen, lindi Miler dhe u dënua Al Kapone

Në këtë ditë, më 17 Tetor, vdiq Shopen, lindi Miler dhe u dënua Al Kapone

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia, mes konfliktit SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan?

Turqia, mes konfliktit SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan?

February 25, 2026
Kontrolle të imtësishme në qelinë e burgut të Alket Rizait, çfarë gjeti policia

Kontrolle të imtësishme në qelinë e burgut të Alket Rizait, çfarë gjeti policia

February 25, 2026
U kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë! Pezullohet efektivi i policisë, Aurel Kaziu

U kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë! Pezullohet efektivi i policisë, Aurel Kaziu

February 25, 2026
Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

February 25, 2026
Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

February 25, 2026
Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

February 25, 2026
Kontrolli i Burgjeve shndërrohet në agjenci, Lamallari shpjegon ndryshimet në Kuvend: Një instrument modern për mbikëqyrjen penale

Kontrolli i Burgjeve shndërrohet në agjenci, Lamallari shpjegon ndryshimet në Kuvend: Një instrument modern për mbikëqyrjen penale

February 25, 2026
“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

February 25, 2026
Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

February 25, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Barazia e armëve në debatin gjyqësor

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In