• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dogji me ujë të nxehtë vajzën, gjyshja rrëfen momentet e sherrit

by A R
02/03/2017 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhuna në familje ka mbizotëruar për vite me radhë në familjen Xhura në Durrës, e cila jeton mes varfërisë në Porto Romano.

Episodi i radhës është shënuar mbrëmjen e të mërkurës, kur vajza 14-vjeçare ka ndërhyrë për të shuar sherrin mes prindërve, por ka përfunduar e djegur në gjymtyrën e poshtme me ujin që ziente mbi sobën e drurit. Tashmë 14-vjeçarja ndodhet në Repartin e Djegie-Plastikës në QSUT për të marrë ndihmën mjekësore.

DURRES-DOGJI-VAJZEN-FLET-GJYSHJA

Një banesë e varfër gjithsej jo më shumë se 45 metra katrorë, është “dëshmitare” e dramës me të cilën përballet familja Xhura në Porto- Romano, 100 metra larg prej fushës ku digjen qindra tonë mbetje urbane. Në banesë ka shkuar gjyshja 70-vjeçare e vajzës, e cila me lot në sy rrëfen se djali i saj Kujtimi, i cili është në kërkim nga policia, vazhdimisht konsumon alkool, si pasojë e problemeve të mëdha ekonomike që kalon kjo familje.

“Shtëpinë e gjeta hapur kur shkova. Nuk kishte njeri brenda. Im bir pi alkool e dehet. Këtë ai e bën nga mërzia, sepse nuk kanë punë, e kanë halle. Nuk e ka djegur i ati me dashje, është rrëzuar tenxherja sepse soba tundet sa andej-këndej. Këta janë fukarenj në pikë të hallit për bukë”, thotë 70-vjeçarja. Gjatë dëshmisë së saj në polici, nëna e 14-vjeçares Manushaqe Xhura ka rrëfyer ngjarjen, duke theksuar se djegia e vajzës ka qenë aksidentale. “Kujtimi ishte i dehur, më kërkonte para, por unë nuk pranoja t’i jepja. Ai nisi të më dhunonte. Vajza ndërhyri për të shuar sherrin. Kujtimi qëlloi me shkelm sobën e drurit, që gjendet në mes të shtëpisë dhe qëndron mbi katër tulla. Tenxherja me ujë të nxehtë u rrëzua mbi prehrin e vajzës”, ka rrëfyer nëna.

Soba e drurit qëndron ende në mes kuzhinës aty ku rrinë zakonisht 5 anëtarët e familjes me origjinë nga zonat e thella të Burrelit. Në banesë ka mbetur edhe vakti i fundit i konsumuar nga familja, e cila është shpërbërë pas ngjarjes. Kjo familje mbijeton vetëm nga puna e të dy prindërve të cilët për çdo mëngjes i drejtohen fushës së mbetjeve urbane dhe aty mbledhin shishe plastike , apo qelqi, që më pas i shesin.  Tashmë nëna dhe i vëllai i 14-vjeçares qëndrojnë në spital në Tiranë, ndërsa i ati është në kërkim nga policia. Balkanweb/b.d

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

A ka Basha një plan me Metën? Ja si përgjigjet kreu i PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

September 26, 2026
Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

September 26, 2026
“Po iki në punë”/ Zbardhet ‘kurthi’ që iu ngrit drejtorit të komanduar të burgut të Reçit para se të vihej në pranga

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit

September 26, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet

September 26, 2026
Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

September 26, 2026
Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

September 26, 2026
Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

September 26, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD letër Kuvendit: Nuk po zbatohet prej dy muajsh vendimi i GJK për Komisionin Hetimor për 11 Majin

September 26, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Përndjekja si “meritë” politike e Flamingove

September 26, 2026
Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Tajlanda në Shqipëri/ 197 tonë kanë hyrë përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com