• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dogji rregulloren e Kuvendit, përjashtohet me 40 ditë Paloka, 20 ditë për Dodën

by Java News
09/02/2024 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 40 ditë nga Kuvendi Edi Palokën dhe me 20 ditë Petrit Dodën, dy udhëheqësit e kaosit të Rithemelimit në seancën plenare të një dite më parë.

Në 20 minuta seancë, mbizotëroi sërish kaosi por këtë herë në mungesë të Flamur Nokës, udhëheqësi ishte Paloka. Një prej veprimeve të tij që tërhoqi më shumë vëmendje ishte momenti kur dogji rregulloren e parlamentit.

“Gjithashtu deputeti Paloka i vendosi flakës rregullores së Kuvendit dhe më pas e hodhi në drejtim të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, duke rrezikuar kështu zjarrvënien në sallë”, thuhet në kërkesën  e PS drejtuar Sekretariatit të Etikës.

Petrit Doda sapo nisi seanca plenare u konfrontua me punonjësit e gardës pasi tentoi që të çajë kordonin e ngritur prej tyre në foltoren e Kuvendit, ndërsa iu drejtua me tone të larta dhe me fjalë të rënda fyese anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe drejtueses së seancës.

Një tjetër detyrë e tij ishte që të “ndizte” frymën e kaosit, madje këtë e tentoi dhe me deputetët e PD zyrtare, pasi në një moment shkoi pranë karriges së Enkelejd Alibeaj të cilit iu hakërrye se përse qëndronte ulur me Bashën dhe nuk i bashkohej protestës.

Një tjetër protagonist i seancës së djeshme ishte Dash Sula i veshur si një punonjës bingoje e duke hedhur euro në mes të sallës, ndihmuar dhe nga deputetët e tjerë të Rithemelimit.

Krahas bilbilëve zhurmues, armaturës së deputetëve të Rithemelimit iu shtuan dhe “mjete” të reja. Në oborrin e Kuvendit, skenarin e kaosit e vijuan deputetët e përjashtuar, me në krye Flamur Nokën. Ky i fundit përdori miell dhe vezë të cilat ua lëshoi efektivëve të gardës dhe sekretarit të përgjithshëm të kuvendit Genc Gjoncaj.

Ndërsa Lulzim Basha, në përpjekje për t’u distancuar nga aksioni I rithemelimit u fut në sallë 40 minuta me herët, dhe u largua vetëm kur mazhoranca  rrëzoi dy amendamentet e propozuara prej tij, mes të cilave edhe kërkesa për t’I ofruar 50 mln euro mbështetje Kosovës për sigurinë.

/f.s

Next Post
Rama: Integrimi në BE nuk është më një ëndërr, por një realitet konkret

Rama: Integrimi në BE nuk është më një ëndërr, por një realitet konkret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com