• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dogji motorin dhe tentoi të humbë gjurmët/ Zbulohet përmbajtja e videos që çoi në kapjen e vrasësit të Nardit të Bujtinave

by Java News
11/01/2020 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e pronarit të një bujtine në Theth, Nardi Polia, në mars të vitit 2019, ka çuar në marrjen e pesë personave të pandehur nga prokuroria e Shkodrës. Njeriu që ka qëlluar plot 16 plumba në drejtim të Polia është Kristjan Sulaj allias Martini, ndaj të cilit prokuroria ka ngritur akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa lejë të armëve luftarake”.

Çështja penale kundër Krisjan Sulaj dhe katër bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij, është çuar për shqyrtim gjyqësor, ku të pandehurit e tjerë janë Gilbert Toma dhe Kleando Toma, të akuzuar për “Moskallëzim Krimi”. Ndërsa Alfred Martini është marrë i pandehur për “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës” si dhe Ndue Toma është vënë nën akuzë për “Mbajtje pa lejë të armëve, dhe municioneve shpërthyese”. Në dosje qartësohet se rolin vendimtar për zbardhjen e kësaj vrasje që tronditi Shkodrën, luajtën disa pamje filmike të sekuestruara në kohë nga prokuroria dhe policia e Shkodrës.

Në pamjet filmike duket qartë silueta e autorit të krimit, Kristjan Sulaj, i cili pasi djeg motorin që e kishte përdorur gjatë vrasjes, hipën në një automjet tip “Audi A4” dhe largohet duke humbur gjurmët. Silueta e fundit e vrasësit të Nard Polia, vërehet në 23 mars 2019, ora 00:13, kur është larguar nga Shqipëria nëpërmjet pikës kufitare Hani i Hotit, me automjetin me targë AA 523 EU. Ndërkohë pas kryerjes së vrasjes sipas prokurorisë duke iu referuar dhe përgjimeve telefonike rezulton se Gilbert Toma komunikon me numrin e telefonit 068XXX093 duke i pohuar: “…Takohemi bashkë, të ikim në Vlorë…”. Pas disa biseda të përgjuara dhe sigurimin e pamjeve filmike, që tregojnë se autori largohet, policia ka arrestuar në muajin Mars 2019 pronarin e “Audit A4” dhe dy miqtë e tij. Ndërkohë Kristjan Sulaj, është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është provuar se ai është larguar jashtë shtetit.

Por kërkimi i tij nuk ka zgjatur shumë, pasi është kapur në Danimarkë dhe u ekstradua në Shqipëri. Sipas akuzës të dyshuarit Gilberto Toma, Alfred Martini dhe Kleandro Toma janë arrestuar nga policia e Shkodrës, në 24 mars 2019, pasi dyshohen si autorë të veprës penale të “Mbajtje pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Kryerjes së veprimeve që zbulojnë zbardhjen e të vërtetës” dhe “Moskallëzim Krimi”.

Në datën 20 mars 2019, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë dhe Guci, përballë ish-Fushës së Aviacionit, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij tip fuoristradë marka “Toyota”, me targë AA 099 XM, Nard Polia, nga Thethi, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 gëzhoja me kalibër 7,62 mm, 2 predha të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale për ekzaminime të mëtejshme. Gjatë këqyrjes së kufomës Nard Polia, konstatohen 11 plagë hyrëse-dalëse të shkaktuara nga armë zjarri. Gjatë këqyrjes së autopsisë në trupin e viktimës, u gjetën 3 predha plumbi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale për ekzaminime të mëtejshme. Gjithashtu në rrobat që viktima mbante veshur u gjetën dy predha plumbi, të cilat u morën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale për ekzaminime të mëtejshme. Gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Ura e Mesit” është gjetur i djegur plotësisht një motor pa targa, i cili dyshohet se është përdorur nga autori gjatë kryerjes së ngjarjes. /shqiptarja.com/

Next Post
“Bota mos ta harrojë”, Rouhani i kujton SHBA-ve vitin 1988 kur goditën gabimisht avionin iranian me 290 persona në bord

“Bota mos ta harrojë”, Rouhani i kujton SHBA-ve vitin 1988 kur goditën gabimisht avionin iranian me 290 persona në bord

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Propozimi i PD-së së Berishës për hartën Territoriale: 95 bashki në total, të shtohen 34 njësi vendore

Harta vendore ndër vite! Nga rrethet, te bashkitë e zgjeruara, ja historiku i ndarjes administrative në Shqipëri

October 9, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Kushtetuesja merr vendimin, pranon pjesërisht kërkesën e Berishës! E rikthen çështjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë

October 9, 2026
Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

October 9, 2026
“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

October 9, 2026
Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

October 9, 2026
Theu bojkotin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet për 2 vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo!

Theu bojkotin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet për 2 vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo!

October 9, 2026
“Nuk kërcënoj askënd”- Deputeti Kamberi i përgjigjet Vuçiçit: “Nuk do vrasim 100 serbë për 1 shqiptar!

“Nuk kërcënoj askënd”- Deputeti Kamberi i përgjigjet Vuçiçit: “Nuk do vrasim 100 serbë për 1 shqiptar!

October 9, 2026
“BE mbështet Shqipërinë për mbylljen e negociatave në 2027”- Galand: Presim përparim të mëtejshëm, reformat janë ambicioze!

“BE mbështet Shqipërinë për mbylljen e negociatave në 2027”- Galand: Presim përparim të mëtejshëm, reformat janë ambicioze!

October 9, 2026
Rokada e ambasadorëve, Meidani te Komisioni i Jashtëm: Ndryshimi i Speciales akt sovran në Kosovë, punojmë me ndërkombëtarët!

Rokada e ambasadorëve, Meidani te Komisioni i Jashtëm: Ndryshimi i Speciales akt sovran në Kosovë, punojmë me ndërkombëtarët!

October 9, 2026
Tre të arrestuar në Lezhë, dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

Tre të arrestuar në Lezhë, dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com