• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Doganat: Veprimet e inspektorëve në Shkodër brenda ligjit, hasën rezistencë të dhunshme nga kontrabandistët

by Java News
11/11/2016 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, lidhur me ngjarjen sot në Shkodër, deklaron se veprimet e kryera nga inspktorët e saj në terren, janë tërësisht në përputhje me ligjin, me qëllim zbulimin dhe ndalimin e veprimtarive të kundraligjshme. Sipas saj, inspektorët e doganave në bashkëpunim me strukturat përkatëse të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë kryer një aksion të përbashkët, lidhur me ndalimin e fenomenit të prodhimit dhe tregtimit të paligjshëm të duhanit të grirë, produkt për të cilin paguhet akcizë. “Sipas informacioneve të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, kjo veprimtari e paligjshme vazhdon dhe me kontrabandën e duhanit përtej kufijve, sikundër rezultoi edhe përgjatë operacionit të përbashkët të zhvilluar me homologët malazez, përgjatë muajit Tetor 2016”, thuhet në deklaratën e Dr. së Përgjithshme të Doganave.

Kjo e fundit informon se aksioni u krye ne orët e para të mëngjesit në lagjen Rus në Shkodër dhe gjatë tij u bllokua një sasi duhani e grirë. “Kontrolli vijoi për evidentimin e një magazine në të cilën dyshohet se përpunohet duhani, por gjatë kryerjes së detyrës, punonjësit e Antikontrabandës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të Policisë, u ndeshën me reagimin e dhunshëm të tregtarëve të duhanit. Drejtoria e Përgjithshme të Doganave i bën thirrje të gjithë instancave shtetërore, përfshirë dhe pushtetin lokal, për të kryer detyrën e tyre në përputhje me përcaktimet ligjore dhe për të mos lejuar tregtimin e mallrave të akcizës në vende të pamiratuara dhe kontrolluara nga strukturat shtetërore, si dhe ndërgjegjësim të të gjithë qytetarëve dhe subjekteve për të paguar detyrimet përkatëse sikundërse e parasheh ligji”, përfundon deklarata e Doganave.

Ligji 61/2012“Për Akcizat” / Neni 94

Mbajtja, transportimi ose shitja e mallrave të akcizës pa pullë fiskale

  1. Mbajtja, transportimi ose shitja në çdo lloj mënyre e mallrave, për të cilat kërkohet pajisja me pulla fiskale, pa qenë i pajisur me pullë fiskale, përveç ndjekjes penale, sanksionohet si më poshtë:

 a) Gjobë, për herën e parë të konstatuar, sa 2-fishi i detyrimeve fiskale që duheshin

paguar, për herën e dytë të konstatuar, sa 3-fishi i detyrimeve fiskale që duheshin paguar, dhe për herën e tretë të konstatuar dhe më pas, sa 5-fishi i detyrimeve fiskale që duheshin paguar.

  1. b) Konfiskim të mallrave të gjetura pa pullë akcize/fiskale.

 

Ligji “Për Procedurat Tatimore”/ Strukturat tatimore të pushtetit lokal/qendror

Neni 41

Identifikimi i personave, që ushtrojnë veprimtari tregtare pa u regjistruar

  1. Kur administrata tatimore identifikon persona, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare pa u regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, atyre u mbyllet veprimtaria dhe u konfiskohen të gjitha materialet, sipas nenit 121 të këtij ligji.

 

ma.me

Next Post
Misterioze si gjithmonë… por a është e lidhur Albana Osmani? Kjo foto tregon diçka!

Misterioze si gjithmonë... por a është e lidhur Albana Osmani? Kjo foto tregon diçka!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO- Zjarri në Durrës, reagon policia: U dogjën disa autobusë të vjetër

VIDEO- Zjarri në Durrës, reagon policia: U dogjën disa autobusë të vjetër

December 27, 2025
Tre shoqata bamirësie në Itali japin shtatë milionë euro për Hamasin, nëntë të arrestuar në Genova

Tre shoqata bamirësie në Itali japin shtatë milionë euro për Hamasin, nëntë të arrestuar në Genova

December 27, 2025
Vlorë, sekuestrohen 179 fishekzjarre në një ushqimore, nën hetim 31-vjeçarja

Vlorë, sekuestrohen 179 fishekzjarre në një ushqimore, nën hetim 31-vjeçarja

December 27, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 27, 2025
Kthehen për festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë

Kthehen për festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë

December 27, 2025
Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Platformë për ripopullimin e vendit

“Sali Berisha është bërë paranojak si Ramiz Alia në vitet ’90”

December 27, 2025
VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

December 27, 2025
VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

December 27, 2025
Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

December 27, 2025
“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com