• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Doganat detyrojnë bizneset të paguajnë skanimin që nuk egziston

by
25/09/2015 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Lindita Çela | Gjergj Erebara
BIRN
Megjithëse në Shqipëri ka ende vetëm një skaner të instaluar nga kompania që fitoi koncesionin në Durrës, bizneset shqiptare janë të detyruara të paguajnë skanimin në të gjitha pikat kufitare, shpesh nga dy herë.

Bizneset në Shqipëri janë të detyruara nga 7 shtatori i këtij viti të paguajnë një tarifë prej 22 eurosh për deklaratë doganore, pagesë e cila shkon për llogari të kompanisë koncesionare “S2 Albania”, një kontratë që teorikisht do të ndihmonte autoritetet të luftonin kontrabandën dhe evazionin fiskal si dhe do të përmirësonte sigurinë duke shmangur rrezikun e transportit të mallrave të rrezikshme si armë apo eksplozivë. Problemi është se kompania koncesionmarrëse, sipas kontratës së vet me qeverinë shqiptare, ka instaluar aktualisht vetëm një skaner në portin e Durrësit ndërsa kompanitë importuese dhe eksportuese duhet sërish të paguajnë tarifën 22 euroshe edhe në të gjitha pikat e tjera doganore pavarësisht se në këto pika nuk ka shërbim skanimi.

Absurdi filloi në vitin 2013 kur qeveria e kaluar nënshkroi këtë kontratë për skanimin e shpejtë të konteinerëve dhe makinave të tjera, një kontratë që përcakton një kosto ekstra prej dhjetëramilionë eurosh në vit për bizneset dhe konsumatorët, ku argumenti i prezantuar qe që ky skanim do të ofronte mundësi për autoritetet për të ulur rrezikun e qarkullimit të mallrave të ndaluar nëpër pikat kufitare. Problemi është se Shqipëria ka aktualisht 27 pika doganore të shpërndara në të gjithë vendin ndërsa kontrata koncesionare parashikon vendosjen e vetëm pesë pikave të skanimit nga kompania koncesionmarrëse. Megjithëse shërbimi i skanimit nuk do të ofrohet në shumicën e pikave doganore, sërish bizneset do të paguajnë.

Udhëzimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave i datës 4 shtator 2015, përcakton se tarifa 22 euroshe do t’i merret çdo deklarate doganore pa përmendur nëse ka apo jo skanim.

Kosto shtesë për eksportuesit

Segmenti më i prekur nga detyrimi për të paguar skanimin që nuk ekziston, është sektori i përpunuesve aktivë, të cilët përbëjnë thelbin e ekonomisë eksportuese shqiptare. Për shkak të modelit të tyre të biznesit, i cili përfshin importimin e lëndës së parë dhe më pas, eksportimin e produktit të gatshëm apo gjysmë të gatshëm, këto kompani duhet të dorëzojnë deklarata doganore dy apo tri herë për të njëjtën sasi malli, duke u detyruar të paguajnë shërbimin e skanimit dy apo tri herë. Biznesi i përpunimit aktiv, i përqendruar më së shumti në prodhimin e veshjeve dhe këpucëve, ka norma shumë të ulëta fitimi ndërkohë që modeli i tregut për të cilin shërben i detyron këto kompani të kryejnë praktika të shumta importi në sasi relativisht të vogla, duke e bërë koston e skanimit tepër të lartë.

Burime nga ky sektor i thanë BIRN në kushtet e anonimatit se janë përpjekur të bisedojnë me Ministrinë e Financave mbi problemin por nuk kanë gjetur zgjidhje.

Eksporti i veshjeve dhe këpucëve përmes sistemit të përpunimit aktiv zë mbi gjysmën e të gjitha eksporteve shqiptare dhe sektori ka dhjetëramijëra të punësuar në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaroi në një njoftim për shtyp se ka “përgatitur ndryshimet ligjore të nevojshme në mënyrë që tarifa e skanimit të paguhet vetëm një herë për operacionet e zhdoganimit”, por nuk bëri të qartë se çfarë ndryshimesh ligjore ka përgatitur dhe me çfarë autoriteti i ka përgatitur këto ndryshime ligjore. Doganat nuk bëjnë gjithashtu të ditur se kur ata mendojnë se do të mund të zgjidhet problemi i pagesave të dyfishta për eksportuesit e mallrave të përpunimit aktiv.

Me një kosto prej 22 eurosh për deklaratë doganore, në kushtet kur bizneset e përpunimit aktiv duhet të bëjnë dy apo tri deklarata për të njëjtin mall, procesi i skanimit ka krijuar një faturë jo të vogël ekstra për këtë sektor, ndërkohë që vetë procesi i skanimit aktualisht nuk ekziston në asnjë pikë kufitare përveç Portit të Durrësit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave refuzoi t’i përgjigjej kërkesës së BIRN për komente. Një zëdhënëse tha se administrata qe aktualisht tepër e zënë.

Pa faturë tatimore

Shqetësimi tjetër i kompanive të biznesit të cilat po paguajnë koston e skanimit nga dy edhe tri herë, po u mbahet me një faturë të thjeshtë të lëshuar nga administrata doganore, por që nuk përbën faturë të rregullt tatimore dhe rrjedhimisht, nuk njihet si shpenzim i zbritshëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Edhe për këtë shqetësim, Dogana refuzoi t’i përgjigjej kërkesës për koment të BIRN.

Ndërkohë, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave deklaroi gjatë një vizite në Dropull më 24 shtator se ligji është i qartë, tarifa e skanimit paguhet për çdo deklaratë doganore si dhe përsëriti argumentin se po përgatit ndryshime ligjore që kjo pagesë të bëhet vetëm një herë, pa bërë të ditur se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë.

Next Post

Ish-shefi i truprojës së Berishës i përgjigjet Veliajt: Jam jurist, jo inspektor mishi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In