Dega Doganore Durrës ka bllokuar një anije të ankoruar në port, pasi gjatë një kontrolli fizik janë konstatuar rreth 16.8 tonë karburant, që dyshohet se ishte i padeklaruar dhe po nxirrej kontrabandë.
Sipas njoftimit të Doganës, kontrolli u ushtrua pas informacioneve operative për mospërputhje mes sasisë së deklaruar dhe asaj reale të karburantit në anije.
Pas konstatimit të shkeljes së dyshuar, punonjësit doganorë hartuan procesverbalin përkatës dhe vendosën bllokimin e anijes, me qëllim vijimin e procedurave të mëtejshme verifikuese dhe ligjore.
Dega Doganore Durrës bën me dije se kontrollet do të vijojnë për parandalimin e kontrabandës, mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe zbatimin e legjislacionit doganor.










