• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dodik dhe Berisha, rastet që nxorën jashtë loje lobimin për non grata-n

by Ylli Pata
21/10/2025 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Para disa ditëve, mediat pranë Sali Berishës, përkatësisht shumë pranë tij thirrën “Bingo”. Në kryetitujt e tyre ishte një njoftim se SHBA ka hequr katër politikanë serbë të Bosnjës nga sanksionet e vendosura më parë. 

“Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha të premten se ka hequr katër aleatë të ish-presidentit serb të Bosnjës Milorad Dodik nga lista e sanksioneve, në një veprim të lavdëruar nga Dodik, i cili po bën fushatë për heqjen e sanksioneve të SHBA-së kundër tij”, shkruanin këto media. 

Një hartim frazash me shumë kujdes nga establishmenti i kreut të PD-së. Për të hënë idenë në publik, se sanksionet e SHBA nuk janë fraza të shkruara në gurë, por vendime që mund të revizionohen, mund të rishkruhen, mund të hiqen. 

Pra, edhe doktori më në fund, së bashku me familjen e tij, do ta kenë të hequr Non Grata-n. Një fabul që thuhet tashmë që në zgjedhjen e Donald Trump, kur vendosën madje edhe afate. Janari 2025 në fillim, më pas marsi e me radhë. Sali Berisha, përkatësisht PD loboi një shumë gjigande në politikën amerikane që të sjellë këtë, por deri tani kjo nuk ka ndodhur. Pra Non Grata amerikane dhe britaniket nuk është ndryshuar. 

Sali Berisha u shpall Non Grata më 19 maj 2021 nga Departamenti i Shtetit i SHBA në bazë të ligjit 7031C, me një motivacion shpërthyes: “Korrupsion Madhor, minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë”. Vendim që nuk përfshin vetëm Sali Berishën, por krejt familjen e tij. Pas këtij vendimi ndodhi siç dihet ai process shokues pore dhe traumatik në opozitën shqiptare. 

Ku një elitë politike dhe financiare pengoi ndryshimin politik, duke mbështetur rifutjen e Sali Berishës si lider i PD-së. Një proces dukshëm ahistorik dhe krejt jo dialektk. Megjithatë, në vrullin e foltores që nisi në 2021 u fol shumë dhe u përdor argument Milorad Dodik. 

Një vit më pas, përkatësisht në qershorin e 2022-shit, Dodik sanksionohet nga qeveria SHBA dhe i ndalohet hyrja në Amerikë. Së bashku me familjen. Dodik, në atë kohë anëtar i Presidencës kolektive të Bosnjë Hercegovinës nuk lëvizi nga detyrat. 

Dodik nuk u ndëshkua njësoj si Sali Berisha. Ai nuk u shpall Non Grata nga Departamenti i Shtetit sipas 7031/C, porn ga Departamenti i Thesarit të SHBA. Kjo nuk është aspak teknikalitet, pasi referimi i ligjit përkatës apo natyrës së tij është bazike në analizën e saj. 7031/C është një përcaktim ligjor për personazhet të huaj që së paku deri tani nuk ka pasur një kthim pas. 

Ndërkohë për një tjetër akt, përkatësisht futja në listën e zezë të Departamentit të Thesarit apo DASH, ka pasur disa herë rivendikime. 

Kur Dodik u sanksionua, pak kohë më pas ishte prezent në një takim që zhvilloi zyrtari i lartë i DASH për Ballkanin, Gabriel Escobar zhvilloi në fundin e verës 2022 me anëtarët e presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës. 

Menjëherë pas këtij takimi ndritën sytë e establishmentit në Tianë: “E sheh, ai përkrah ata që do populli, Non Grata është kot”, thanë. Prej atëherë jemi 3 vit më pas, e kanë rrjedhur shumë ujra. Në SHBA nuk është më administrata e Biden por është Donald Trump. Ndërkohë në Kongres MAGA është shumicë. Në këtë administratë apo mazhorancë, si Milorad Dodik, si Sali Berisha kanë lobuar me shumë të mëdha. Dodik arriti të pajtojë madje si avokat personal, ish-avokatin e Trump, përkatësisht një figurë dikur e madhe e republikanëve, Rudy Guliani. 

Sali Berisha nga ana tjetër, pajtoi si këshilltar fushate Chris Lacivita, një nga drejtuesit e fushatës së Trump në zgjedhjet e vitit 2024. Megjithëse shumat e lobuara ishin me shuumë zero ja ku jemi këtu. Po përse këto sanksione janë të pakthyeshme? 

Gjithçka është e qartë e nuk kërkon ndonjë shkencë të madhe. Si njëri, pra Dodik, si tjetri pra Berisha, përveçse janë të sanksionuar për aktet e tyre të rënda në drejtimet e shteteve përkatëse, kanë qenë edhe kundërshtarë politikë të SHBA-së. Dodik dihet se është aleat i Putin, kurse Berisha ka frymëzuar dhe aktiizuar disa herë në krye të PD-së, politika kundër SHBA. Shembuj? 1997, kur në Parlamentin shqiptar, Blerim Çela dhe Bashkim Gazidede akuzuan direkt SHBA për rrëimin e pushtetit të Berishës. Natyrisht nuk e bënë në mendjen e vet.  

Ndërkohë pas 2016-s, Sali Berisha ka frymëzuar dhe udhëhequr një aggression politik ndaj zyrtarëve të SHBA në Tiranë dhe sponsorizimit të një fryme anti-amerikane. Është pro-Trump? Në fakt i tillë është edhe Shesheli, Dodik apo maft personazhet anti amerikane, por këtë qëndrim e kanë si një sinjal politik, që nuk do të thotë se fshin aq kollaj të shkuarën. 

 

Next Post
“U sëmura prej politikës”, Fidel Ylli rrëfen sfidën shëndetësore: Jetën ma shpëtoi… (VIDEO)

“U sëmura prej politikës”, Fidel Ylli rrëfen sfidën shëndetësore: Jetën ma shpëtoi… (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

March 26, 2026
Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

March 26, 2026
Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

March 26, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Hakerat iranianë sulm kibernetik mbi Postën Shqiptare, Demo: AKSHI dhe ekspertët po analizojnë situatën

March 26, 2026
Ambasada e SHBA-ve bën njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë amerikane

Rihapet lotaria amerikane, konsulenti i vizave zbulon gabimet që bëhen në aplikim dhe risitë: Ja tarifa që do paguani

March 26, 2026
Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

March 26, 2026
Katër shtetas të huaj kapen në kufirin shqiptar me drogë

DETAJE / Sekuestrohen 34 kg kanabis në pikën kufitare të Goricës në Korçë, arrestohen dy shtetas grekë

March 26, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu trembet se Trump mund t’i japë fund luftës, urdhër ushtrisë: Shkatërrojeni shpejt Iranin!

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In