• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Doda-Ramës: Ti i tregove Papës vuajtjet e klerit, sot mbron xhelatët që i vranë

by
30/04/2015 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, një nga nismëtaret e projekltigjit të hapjes së dosjeve nga ana e shoqërisë civile, kritikoi sot projektligjin e sjellë nga qeveria.

Replikat deputetja e PD i ka pasur me kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar atë se hodhi poshtë propozimin e shoqërisë civile për hapjen e plotë të dosjeve, ndërsa e cilësoi projektligjin e qeverisë një skandal.

“Zoti kryeministër nuk kishe pse harxhoje paratë e taksapaguesve shqiptarë duke mos pyetur një herë të vetme. Duhej të arrihej konsensus përtej politikës, ti e pështyve dhe e hodhe në kosh propozimin e shoqërisë civile. Ligji i sjellë prej nesh kërkonte hapje dosjesh për të gjithë edhe atyre që mbajnë poste të larta duke larguar të inkriminuarit, të hapen për deputetë e ministra, gjyqtarë e diplomatë ata që kanë poste të rëndësishme, nuk ka ardhuri mbi një sistem krimi. Me anë të tij do çlirohej shteti, në të kundërt iniciativa juaj hap dosjet e viktimave, zhduk emrat e të implikuarve, nuk prek asnjë, as me majën e thoit. Këtu qendron skandali juaj. Për çfarë do i përdorni. Kjo që po sillni sot është një farsë dhe shantazh i zbardhur në letra”,­ tha Doda.

Duke vijuar më tej me akuzat e saj, deputetja demokrate i kujtoi kryeministrit Rama diskutimin e tij me Papa Franceskun për vuajtjet e klerit, ndërkohë që tani sipas Dodës, Rama po mbron ofiqarët e regjimit që i vranë.

Dida nuk ngurroi ta quajë Ramën aktor të një teatri që po luhet në kurriz të viktimave.

“Ti që i tregove Papa Franceskut vuajtjet e klerit të tij dhe mbron ofiqarët e regjimit që i përndoqi klerikët, vrau mijëra burra dhe gra të këtij vendi. Ti i dole sot në krah xhelatëve, i ke në qeveri, ministrin e Ramiz Alisë e ke pranë vetes, ke një ushtri xhelatësh pas vetes. Do kesh çdo ditë iniciativa parlamentare që të arrihet pastrimi i plotë i këtij vendi, do kesh me dhjetëra kërkesa përpara, që shqiptarët të kuptojnë nga kush anë fle e vërteta. Teatri yt i vetëm luhet me Gramozin dhe Xhafën ato të vënë, ato të heqin”,­ shtoi Doda.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Veliaj: Fund përdorimit të dosjeve për shantazh politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com