• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Doda, akuza Bashës për qëndrim me dy standarde në vendimmarrjen brenda PD

by A R
25/11/2015 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja Mesila Doda, tashmë e larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka akuzuar kryetarin Lulzim Basha se nuk mban një standard të vetëm në lidhje me vendimmarrjen brenda partisë. E ftuar në emisionin “Top Show” të Alban Dudushit në Top Channel, Doda u shpreh se në PD ka vetëm një njeri që merr vendimet, ai është kryetari Basha, por në raste të caktuar, për interesa të caktuar, lë të krijohet ideja se dikush tjetër tërheq fijet.

“Që të dal sot e të them që vendimet nuk i merr zoti Basha, por dikush tjetër, kjo nuk është logjike. Jo, nuk është e vërtetë. Vendimet në PD i merr Lulëzim Basha, por kur ka interes na shitet sikur ai është një kontrafigurë, sikur është një person më i pushtetshëm që vendos për të. Në fakt, nuk ka një njëri tjetër. Ai është kryetari i Partisë Demokratike, me të mirat dhe të këqijat dhe me rezultatet që merr në zgjedhje. Në këto raste mundohet të heshtë apo të kthehet një hap mbrapa”, tha Doda.

Në lidhje me ndjesën e Bashës për gabimet e së kaluarës në qeversije, Doda foli sërish për qëndrim me dy standarde, këtë herë jo vetëm nga kryetari.

“Nuk mund të quhet gabim kur e thotë Mesila dhe të quhet mirë kur e thotë zoti Basha pas një viti që e ka thënë Mesila. Duhet patur një kriter si vlerësohen gjërat. Kur unë thashë që, “po, bëmë disa gabime, t’u kërkojmë ndjesë njerëzve për këto gjera që bëmë”, u duk sikur ishte fundi i botës. Kur kërkoi ndjesë zoti Basha, u duk si trimëri e madhe shumë. Kjo është jo vetëm një standard i dyfishtë, por dhe një të bërit politike shumë keq edhe nga lidershipet, por edhe nga mediat të cilat i përkrahin. Kushdo që mundohet sadopak të ngacmojë sulltanët e mëdhenj të partive, duhet t’i pllakosë heshtja për t’u anatemuar. Nuk është kjo demokracia, por kjo është ajo që ndodh. Në këtë skenë që jemi ne, a do te ketë njeri ndonjëherë kurajën t’i thotë gjërat ashtu siç i mendon dhe siç janë në të vërtetë dhe për këtë të mos quhet armik, të mos goditet, të mos rëndohet me gjithë intrigat dhe të mbajë peshën e gjithë asaj që nuk i duhet të peshojë? Unë tentova, bëra luftën time, e bëra edhe me kosto personale të madhe, por pashë që kishte tronditje të njerëzve. Unë kisha një bindje dhe e deklarova pas qershorit të 2013”.

E pyetur lidhur me një foto përkrah Ramës, Veliajt e Beqajt, Doda hodhi poshtë zërat për një afrim me mazhorancën socialiste. Aktiviteti ka qenë në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit tek gratë.

“Tani unë do prisja kancerin e gjirit që të afrohesha te mazhoranca? Ky është një problem shumë i madh për t’u vënë në funksion të kauzave të tjera politike. Unë jam kryetarja e AGD-së dhe absolutisht do shkoj në të tilla aktivitete. Nuk do të kisha asnjë problem që të thosha se jam afruar me mazhorancën, por nuk është kështu. Më thanë dhe më 8 dhjetor të një viti më parë, sepse ishte në një takim të studentëve zoti Rama. Ka ardhur një moment që ne shqiptarët duhet ta kuptojmë që nuk ka tabu njerëzore. Do ta takoj zotin Veliaj sa herë ta kem përpara, do ta takoj zotin Rama sa herë ta kem përpara dhe e takoj njësoj zotin Berisha, edhe zotin Basha, sepse nga ana njerëzore le të themi nuk kam asgjë me të”, tha Doda, duke shtuar se aktualisht nuk ka komunikim me Bashën, ndërsa ka shkëmbyer disa mesazhe me Berishën.

Për sa i përket të ardhmes politike pas largimit nga PD, Doda foli për projektet me PDIU.

“Unë kam qenë shumë afër kauzave që ka mbështetur PDIU, por dhe kam patur iniciativa të përbashkëta. Unë po ju them që një iniciativë e tillë është marrë dhe tani që flasim në bashkë. Në draftin që është bërë për dekriminalizimin, unë dhe zoti Idrizi kemi depozituar draftin që ka lidhje me dekomunistizimin dhe që do t’i bashkëngjitet për shqyrtim të paktën paketës së plotë. Edhe pse unë nuk kam ndonjë shpresë që partitë e mëdha do të arrijnë të shkëputen nga e shkuara e tyre. Ne i kemi depozituar përsëri bashkë këto amendime me zoti Idrizi, e cila ka një logjikë. Mirë, ju kërkoni që të ikin kriminelët dhe banditët nga politika, po këta të vjetrit që kanë bërë tortura, kanë kryer krime, kanë qenë xhelatë? Pse duhet të jenë ende në Kuvend, administratë apo në politikë? Përse zëvendësministri i dikurshëm duhet të jetë zëvendësministër edhe sot? Pse oficerët e dikurshëm të sigurimit vazhdojnë të jenë edhe sot? Pra, me këtë dua të them që kemi disa çështje që janë të përbashkëta, ndaj dhe unë ndjehem shumë afër çështjeve që ka mbështetur PDIU. Kjo ka të bëjë jo vetëm me çështjen çame, por përgjithësisht me çështjen kombëtare”.

PDIU nga ana e saj tani duket më e afërt me mazhorancën. E pyetur nëse Idrizi është më pranë Ramës apo Metës, Doda tha:

“Besoj se për këtë gjë është më mirë të pyesni vetë zotin Idrizi. Unë di të them vetëm një gjë që po bëhet evidente nga dita në ditë. Zoti Idrizi ka bërë një aleancë për zgjedhjet vendore, në të cilat PDIU u tregua një force shumë energjike duke fituar bashki, është një force që sot ka 70 mijë vota dhe nuk mund të konsiderohet më si një forcë e vogël. Ata, të cilët marrin përsipër të bëjnë marrëveshje me forcat politike duhet të kenë jo vetëm koherencën, por duhet të kuptojnë se duhet të respektojnë marrëveshjet. Ato nuk janë për t’u anashkaluar, për t’u tejkaluar dhe për të thënë “ok”. Marrëveshjet respektohen. Besoj se këtë ka theksuar zoti Idrizi, por kjo nuk është ende një çështje që më takon mua”.

 

/ Top Channel

Next Post

Vlorë, kapen 128 kg drogë, tre të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD tërhiqet nga seanca e sotme: Nuk shkojmë në një Parlament të rrethuar me polici!

July 2, 2026

Deti i tërë mes së thënës e së bërës…

July 2, 2026
Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

July 2, 2026
Apeli dënon me 17 vjet burg vrasësin e kamarierit në Elbasan

Apeli dënon me 17 vjet burg vrasësin e kamarierit në Elbasan

July 2, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Sulmet fizike ndaj deputetëve, Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën

July 2, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar!

VIDEO / Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar!

July 2, 2026
FOTOLAJM / Gjin Gjoni i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Të largojmë qeverinë!

FOTOLAJM / Gjin Gjoni i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Të largojmë qeverinë!

July 2, 2026
VIDEO / ‘Më takon se kam mbaruar për shkenca politike’, një tjetër personazh kërkon postin e Ramës

VIDEO / ‘Më takon se kam mbaruar për shkenca politike’, një tjetër personazh kërkon postin e Ramës

July 2, 2026
VIDEOLAJM / “O Bylykbash, o të… !”, protestuesit fyejnë me fjalë banale deputetët e PD

VIDEOLAJM / “O Bylykbash, o të… !”, protestuesit fyejnë me fjalë banale deputetët e PD

July 2, 2026
Deputetët mbërrijnë në Kuvend para kohe, protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren

Deputetët mbërrijnë në Kuvend para kohe, protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In