• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do t’ju hamë të gjallë”, Mazniku reagon ndaj Alizotit: Gjuhë humbësish, diskurs kënete!

by A R
02/05/2025 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fraza “do t’ju hamë për së gjalli”, që drejtuesi politik i PD, Tomor Alizoti shprehu me tone të larta gjatë takimit përmbyllës të fushatës në Elbasan, për rivalin e tij nga kampi i majtë, Arbjan Mazniku është gjuhë humbësish.

Duke nënvizuar fillimisht se nuk merret me analizën e tipologjisë së kundërshtarit, Mazniku tha se në fushatën e 9-të ku po merr pjesë, ai nuk e kishte menduar ndonjëherë “që do vinte një ditë që do të më vinte keq për kundërshtarin”.

“Degradimi i gjuhës, nervave, komunikimit, ndërkohë që duhet të ishte një fushatë që të bazohej në ide, koncepte, si ta zhvillojmë qarkun dhe ta çojmë përpara qarkun e Elbasanit, që është padyshim një qark që ka probleme, që ta bëjmë avangard, në një kohë kur ne jemi dy vite larg mbylljes së negociatave sipas ambicies tonë dhe të KE-së. E kur ne premtojmë që në 4 vjet të ulemi në tryezën e barabartë me vendet e tjera të Be-së, diskursi: “Ju hamë të gjallë”, është fiks një diskurs i dalë nga këneta”, u shpreh Mazniku në “Çdo kënd” nga Merita Haklaj, në A2 CNN.

Mazniku deklaroi më tej, se një forcë politike që e ndjen humbjen, siç sipas tij është PD në zgjedhjet e 11 Majit, bën premtime pa i vendosur në peshoren e kostove.

“Ka një diferencë të madhe midis një force politike qeverisëse dhe një force politike që e di vet që nuk ka për të ardhur në qeveri. Një forcë që e di që nuk do vij në qeveri ku hyn PD, i lëshojnë premtimet si simite. Pra thjesht thonë po e them edhe një gjë unë, punë e madhe, as  nuk bën njeri hesap sa kushtojnë, nga vijnë këto të ardhura”, tha Mazniku në “Çdo kënd” nga Merita Haklaj, në A2 CNN.

I vendosur përballë faktit se këtë ua thoshte Sali Berisha si kryeministër, socialistëve për premtimet e tyre gjatë fushatës së 2013-ës, Mazniku tha se PS në ato zgjedhje e dinte që do të dilte fituese dhe nuk i devijoi premtimeve të saj kur e mori pushtetin.

“Diferenca e vetme është që ne i bëmë. Diferenca tjetër ishte që ne e dinim që do vinim në qeveri dhe ne i morëm përsipër ato angazhime. Ne thamë do shtojmë 300 mijë vende pune, e morëm me 1 milionë dhe tani janë 1 milionë e 300 mijë, që para tre vitesh. Paga minimale ka qenë 150, është sot 400. Secili prej treguesve të ekonomisë së vendit është 2.5 herë më i madhe volumi i ekonomisë së Shqipërisë. Të ardhurat për frymë janë 3 herë më të mëdha”, theksoi Mazniku.

Në emisionin “Çdo kënd” nga Merita Haklaj, në A2 CNN, drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasanit po ashtu tha se qytetarët e shohin mirë diferencën në programe mes mazhorancës dhe opozitës.

“Qytetarët dhe mediat kanë sy në ballë dinë të shohin se kush ka program, kush ka ide dhe program dhe kush flet për të ngrënët të gjallë apo të pjekur. Apo kush flet si do e integrojmë vendin në BE, si do bëjmë atë motoparkun në Elbasan, si do të bëjmë Korridorin e 8, si do sjellim hekurudhën, si do rikualifikojmë Kalanë dhe zonën e Metalurgjikut, si do rrisim prodhimin bujqësor në fushën dhe Elbasanin dhe zonën e Cërrikut, çfarë do bëjmë për të çuar më shumë turistë në Gramsh dhe Librazhd, si do rivatilizojmë industrinë e mbrojtjes për t’i dhënë jetë Gramshit. Pra kemi diskutim që lidhet me hallet e njerëzve specifikë, me njerëz realë, me nevojën për zhvillim, me potencialin e jashtëzakonshëm që qarku ka, me mundësinë për të shkuar përpara si një realitet dhe jo një ëndërr”, nënvizoi ai.

Next Post
Sanksionet e SHBA-së ndaj industrisë serbe të naftës, reagon sërish Vuçiç: Nuk i kam parë dokumentet

Vuçiç pret takimin me Trump: S’ka rëndësi se ku bisedojmë, u konsultova me Orban dhe Melonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

November 5, 2026
Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

November 5, 2026
Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

November 5, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

S’ka asgjë të keqe të jesh i majtë

November 5, 2026
Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

November 5, 2026
Shpërthimi tragjik në Elbasan me dy viktima, banorja rrëfen tmerrin: Menduam se ra tërmet! Na nxorën zjarrfikësit nga ballkoni

Shpërthimi tragjik në Elbasan me dy viktima, banorja rrëfen tmerrin: Menduam se ra tërmet! Na nxorën zjarrfikësit nga ballkoni

November 5, 2026
Shefi i Sigurisë së Iranit takohet me Putinin në Moskë dhe i dorëzon mesazhin nga Udhëheqësi Suprem!

Shefi i Sigurisë së Iranit takohet me Putinin në Moskë dhe i dorëzon mesazhin nga Udhëheqësi Suprem!

November 5, 2026
Rolando Maran rrëfen anën personale, tekniku i kombëtares flet edhe për jetën e re si “shqiptar”: Ndihem si në shtëpi!

Nations League/ Tekniku Maran shpall nesër listën e Kombëtares për dy sfidat e nëntorit!

November 5, 2026
Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

“Serbia ka mundësi për fillim të ri”- Marta Kos takohet me listën studentore që fitoi zgjedhjet: Shkëputuni nga praktikat e vjetra!

November 5, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Zgjedhjet në SHBA, ja pesë arsyet pse republikanët pësuan disfatë të thellë!

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In