• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Do të vras me gjithë familjen sa të dal nga burgu”, letra e 49-vjeçarit për ish-gruan

by A R
03/01/2017 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 49-vjeçar i dënuar për vjedhje me pasoja të rënda, është denoncuar nga ish-bashkëshortja për kërcënimet që i bën me anë të letrave nga burgu. I dyshuari, Tom Ndoja, i cili ndodhet në Burgun 325, duke vuajtur dënimin prej 4 vjet e 6 muajsh, dyshohet se i ka shkruar vazhdimisht letra ish-gruas, duke i thënë se do ta vriste atë dhe familjen.

“Sa të dal nga këtu do të të vras ty dhe familjarët e tu”, i ka shkruar Ndoja në një prej letrave shtetases 42- vjeçare T.N. Ajo e ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin nr.1, duke dorëzuar edhe si provë letrat kërcënuese që ai i ka dërguar.

Ndërsa ka deklaruar se letrat kanë nisur pasi Ndoja ka marrë vesh që ajo kishte depozituar në Gjykatë kërkesën për divorc. Në deklarimet e saj, e dëmtuara shprehet se ka vendosur të divorcohej nga i dënuari, në momentin që ka mësuar se ai kishte kryer disa vjedhje. Tom Ndoja është dënuar në mesin e këtij viti nga Gjykata e Tiranës me 4 vjet e 6 muaj burg për “vjedhje me pasoja të rënda”, shkruan “Panorama”.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se gjatë procesit të faljes në një xhami të Tiranës, ai i ka vjedhur një besimtari çantën e dorës, në të cilën gjendeshin edhe 10 mijë euro. I dënuari ka shfrytëzuar faktin se besimtarët ishin duke kryer ritet fetare dhe ka përfituar nga mirëbesimi ndërmjet tyre, duke vjedhur vlerën e konsiderueshme monetare.

Pas vjedhjes së fundit që ka realizuar në xhami, ai është larguar, ndërkohë që është pikasur dhe është kapur disa ditë më pas nga një tjetër besimtar i xhamisë, i cili më pas ka njoftuar Policinë për të realizuar arrestimin e tij.

Gjatë hetimit dhe në procesin e gjykimit, Ndoja ka mbajtur qëndrim të dyshimtë. Ai ka deklaruar se ka pasur si qëllim që të vidhte çantën dhe nuk e ka ditur që brenda saj gjendej edhe shuma e parave./a.m.

Next Post
Vasili: Kemi një vit impenjativ përpara, bisedimet për koalicionin mund të presin

Vasili sulmon orkestrën e Vjenës: Qeleshet rrinë më mirë në kokat tona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In