• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do të ndryshohet ora policore? Tomini flet mbi situatën e COVID: Varianti Delta dominant ndaj Mu-së

by
07/09/2021 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, ka folur për ecurinë e vaksinimit deri më tani në vendin tonë dhe trendin e viktimave e të infektimeve nga COVID-19 e variantet e saj.

Tomini theksoi se vaksinimi duhet të kryhet nga të gjithë popullsia, sidomos nga grupmoshat e riskut. Ajo nënvizoi se bërja e vaksinës, do të thotë që do të ketë më pak shtrime në spitale e viktima nga virusi.

Sakaq, Tomini tregoi se varianti Mu ende nuk ka hyrë në Shqipëri, por sipas saj, varianti me më shumë ndikim deri më tani është ai Delta, që aktualisht ndodhet në vend. Sa i përket orës policore ajo tha se do të mbetet e pandryshuar, por do të ketë vlerësime në bazë të dinamikës së COVID-19, ndërsa bëri sërish thirrje për studentët, mjekët e mësuesit që të vaksinohen, në mënyrë që mësimi të kryhet nëpër klasa e auditore.

Eugena Tomini: Është ndjerë trend më i lartë i aplikimit të vaksinave. Sigurisht impakti dhe mbledhja pas frekuentimit të verës pa limite, bëri që popullata të ketë trend në rritje dhe interes sa i përket vaksinimit. Janë deri në 14 mijë aplikime në ditë. Ndërgjegjësim për vaksinim të popullatës vlen në të gjitha daljet televizive.

Cilët janë ata që po vaksinohen më së shumti?

Eugena Tomini: Fasha 18 plus është ajo që sundon. Nëse kishim vijuar me sëmundje risku dhe fasha të caktuara, sigurisht fasha 18 plus, përkon dhe me interesin e moshës së re, që kanë interes për të aplikuar vaksinën. Detyra jonë është të insistojmë për aplikimin e vaksinës për muajin e hapur, që intensiteti i aplikimit të vaksinave do të na bëj të mundur të minimizojmë numrin e shtrimeve apo vdekjeve. Vaksina s’ka një mbrojtje 100 %, por minimizon shenjat e rënda, shtrimet në spital dhe humbjet e jetës.

Njerëzit që sot janë shtruar në spital janë të pavaksinuar dhe si rrjedhojë po e kalojnë më rëndë sëmundjen, por ka dhe raste kur njerëzit kanë marrë të dyja dozat dhe kanë përfunduar në spital?

Eugena Tomini: Nga vlerësimet klinike, është vlerësimi i tij sipas parametrave dhe ecurisë së një gjendje klinike. Është e rëndësishme të fokusohemi te sëmundjet bashkëshoqëruese, patologjisë që kanë dobësuar imunitetin. Nuk duhet të fajësojmë vaksinën. Kryerja e vaksinës nuk do të thotë që jemi të paprekshëm.

Ndikon neglizhenca dhe mos kapja në kohë e simptomave?

Eugena Tomini: Sigurisht, qoftë edhe një dhimbje që ne e neglizhojmë kanë impaktin dhe peshën në rëndesën e klinikës. Kjo ndikon absolutisht. Ne për shkak se infeksionet respiratore përkojnë dhe me stinën, sigurisht ne nuk duhet të bëhemi mjekë të vetvetes, por duhet të bëjmë testin e shpejtë apo PCR. Gushti përkoi që në mbarë botën, në nivel 98% sundon varianti Delta. Varianti Mu duhet studiuar. Duket që ka një divijim përkundrejt mbrotjes nga vaksina. Ndaj është cilësuar si një variant interesi dhe pritet të dalin ekspertimet e detajuara. Nuk shihet deri më tani agresivitet, sepse do të mbizotëronte më shumë se Delta. Deri më tani nuk ka raste të variantit Mu në Shqipëri.

A i trembeni mbërritjes së Mu?

Eugena Tomini: Aktualisht Delta ka një fuqi sunduese. Bashkekzistencë si të Deltës dhe Mu ndodh rrallë. Një mutacion i ri do të jetë më dominues. E theksoj që Detla është sundues dhe do të sundojë dhe variantet e tjera.

A kemi nevojë për një dozë të tretë?

Eugena Tomini: Komiteti i Ekspertëve ka gjykuar që deri në këtë momente të kemi vaksinimin me 2 doza. Në një moment të dytë ata do të japin prononcimin e tyre dhe deklaratën e tyre për më tej.

Po vaksinimi nën 18 vjeç?

Eugena Tomini: Merren të gjithë elementët e rinj, grupeve të riskut etj. Gjithçka vlerësohet dhe gjykohet, edhe në bazë të studimeve të pjesshme që kanë dhe Komiteti i Ekspertëve. Deri në këto momente, pavarësisht gjykimeve nuk është vlerësuar një vaksinim për këtë fashë. Me vaksinimin e të gjithëve zbehet forca e virusit, nëse do të kishim mbulesë vaksinale për të gjithë e virulenca dhe transmetueshmëria do të zbehet.

Gratë shtatzëna a duhet ta bëjnë vaksinën?

Eugena Tomini: Aplikimi i vaksinës rekomandohet dhe te gratë shtatzëna, sidomos te ato që janë në grupet e riskut. Rekomandimi është që të aplikohet dhe te gratë shtatzëna, por sidomos te grupet e riskut, ku nuk respektohen distancat e nevojshme.

Kur do të rimblidhet Komiteti i Ekspertëve?

Eugena Tomini: Ne takohemi sistematikisht për të diksutuar për problematikat. Kemi 7 ditë që jemi mbledhur nga takimi i fundit. Dalja për mediat do të bëhet në vazhdim.

Si është situata në vend?

Eugena Tomini: Është një tendencë rritjeje. Duke parë që të krahasohet e njëjta situatë me një vit më parë në të njëjtën periudhë ka një përmirësim. Vaksinimi është një arritje e mirë, por që kërkon më shumë punë, që të arrinim në një shifër të lartë dhe të vaksinojmë sa më shumë.

Do të aplikoni vaksinimin me detyrim për të gjitha profesionet?

Eugena Tomini: Sigurisht që rekomandimet e Komitetit Teknik janë në një sistemi përsëritës nëse nuk kryhen vaksinimet për këto kategori. Nëse vaksinohemi shpëtojmë jetë, pedagogë, nxënës, janë ata që e pësojnë.

A do të merrni masa ndaj atyre që nuk vaksinohen?

Eugena Tomini: Qëllimi është të kemi mbrojtje të shëndetit, mbrojtje vaksinale më të lartë. Sigurisht synojmë të shtojmë mbulesën vaksinale. Ti rikthehemi një normaliteti, ku studentët t’i rikthehen auditorëve e kështu me radhë.

Si do të bëhet shkolla?

Eugena Tomini: Deri më datën 27 vijon sistemi i konsultimit. Sigurisht që janë vendimmarrje, qoftë dhe të Ministrisë së Arsimit, por deri më tani nuk kemi gjykuar shkurtim të orareve. Situata është dinamike dhe gjithçka do të vlerësohet.

Do të ndryshohet ora policore?

Eugena Tomini: Deri në çastet që flasim, prej 7 ditësh ora policore është deri 23:00, deri në këto momente vlerësojmë që të jetë ende kjo fashë. Gjithçka varet nga shtrimet në spital dhe dinamikat e tjera.

/b.h

Next Post
Peleshi pret homologun letonez: Të gjitha vendet e NATO-s të marrin përgjegjësitë për ngjarjet në Afganistan

Peleshi pret homologun letonez: Të gjitha vendet e NATO-s të marrin përgjegjësitë për ngjarjet në Afganistan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

October 27, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit!

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit!

October 27, 2026
Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

October 27, 2026
Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

October 27, 2026
Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

October 27, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

October 27, 2026
Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

October 27, 2026
Hetimi i tregut të fruta-perimeve/ Gjashtë kompani ndanë 150 milionë euro, “fiksuan çmimet”

Zbulohet “Paketa fiskale 2027”: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin!

October 27, 2026
Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

October 27, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Historitë e Çmendura të Tiranës, romani im i ri!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In