• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do të marrim 40 mandate”, 10 bastet e humbura të LSI pas zgjedhjeve

by A R
30/04/2021 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monika Kryemadhi ishte nga të vetmet lidere që per zgjedhjet e 25 prillit foli me shifra, persa i perket mandatave.

Shpresa për 40 deputetë në gjithe Shqiperinë dhe 90 mandate te opozitës së bashkuar u shua shpejt teksa LSI mundi të sigurojë vetëm 4.

Shifër kjo që për objektivat e Kryemadhit duket sot tërësisht e papërfillshme duke qenë se 4 deklaronte se do merrte vetëm në Durrës, shkruan AlpeNews.al

Ja kush janë 10 bastet e humbura të LSI:

1.Monika Kryemadhi u shpreh në emisionin “Open” se LSI do fitojë mbi 40 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Fakt: LSI mori vetëm 4 deputetë ne të gjithë Shqiperinë.

2.Më datë 7 prill, Kryemadhi deklaroi se në Tiranë LSI do arrinte te fitonte 11 deputetë.

Fakt: LSI mundi te nxjerrë vetem dy mandate deputeti, një të Monika Kryemadhit dhe tjetrën të Erisa Xhixhos.

3.Kur procesi i votimit po mbyllej me 25 prill, Kryetarja e LSI deklaroi ne një konferece se pjesemarrja e jashtezakonshme do i sillte opozites së bashkuar 90 mandate.

Fakt: Opozita Bashkuar fitoi vetem 63 mandate.

4. Teksa fushata po zhvillohej Kryemadhi u shpreh nga Berati se me Lefter Maliqin do të merrnin mandatin e katërt në këtë qytet.

Fakt: LSI nuk mori as edhe një mandat ne qarkun e Beratit.

5. Në një video të publikuar nga kryetarja e LSI, Kryemadhi u shpreh se fitorja fillon nga Elbasani.

Fakt: Në Elbasan LSI mori 0 deputetë, dhe as vetë Kryemadhi nuk mori vota mjaftueshëm.

6. Besimplotë, Kryemadhi tha pak muaj me parë se në Durrës forca e saj do te merrte 4 mandate deputetësh: “LSI do ta fitojë garën me 4 deputetë në Durrës”.

Fakt: LSI nuk mori asnjë mandat në Durrës.

7. Një tjeter bast i humbur thellë, është edhe Vlora. Duket se LSI ka pretenduar për 3 mandate ne ate qark.

“Unë po ju them në Vlorë me 25 mijë vota edhe 23 mijë vota LSI merr 3 mandate. E dyta po ua them sinqerisht, kalkulimet që ne bëjmë i kemi shumë të sakta.”

Fakt: LSI nuk mori as edhe një mandat në Vlorë. Kujtojmë se Vlora u kthye edhe në qytetin “betejë” nga Presidenti Meta, ish kryetar i LSI.
8. “LSI në Shkodër do të ketë fitore spektakolare”, shprehej Kryemadhi 1 java para zgjedhjeve. E vërteta?
Fakt: Në Shkoder LSI arriti të sigurojë vetëm një mandat deputetit, atë të Agron Çelës.
9. Në nje dalje për mediat, kryetarja e LSI u shpreh se do të faktoheshin votat e blera nga Rama.
Fakt: Kandidati per deputet i LSI Etjon Joka është shpallur ne kerkim policor pas pergjimit që e nxirrte hapur  me zë e me figurë duke dhene para për votën teksa një tjeter kandidate,Mimoza Trimi u arrestua 1 ditë para zgjedhjeve po për shitblerje votash.
10. “Kryemadhi: Më 25 prill, Shqipëria shkon drejt Europës, ndërsa Rama drejt gropës”.
Fakt: Shqiperia po shkon vertetë drejt Europës, por siç u pa dhe nga vota e shqiptarëve, Rama nuk iku drejt gropës.
Next Post
KQZ konfirmon emrat e deputetëve fitues/ Celibashi: Rreth 75% e qytetarëve votuan edhe për kandidatët

KQZ konfirmon emrat e deputetëve fitues/ Celibashi: Rreth 75% e qytetarëve votuan edhe për kandidatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Rreth 16 milionë kilogramë mish derri nga Brazili në treg, BE e ndaloi por Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë!

September 25, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Operacioni “Ura”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

September 25, 2026
“Ku jemi katandisur!”- Ish-deputeti Murrizi nxjerr videon e sherrit në Durrës: Ky që e rrahin si gomarin në duhan është shefi i Komisariatit Krujë!

“Ku jemi katandisur!”- Ish-deputeti Murrizi nxjerr videon e sherrit në Durrës: Ky që e rrahin si gomarin në duhan është shefi i Komisariatit Krujë!

September 25, 2026
Kultivonin kanabis në pyjet e Skraparit, në pranga 22-vjeçari, bashkëpunëtori arratiset i armatosur!

Kultivonin kanabis në pyjet e Skraparit, në pranga 22-vjeçari, bashkëpunëtori arratiset i armatosur!

September 25, 2026
“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

September 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 26 Shtator 2026

September 25, 2026
Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!

Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!

September 25, 2026
Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

September 25, 2026
VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

September 25, 2026
Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com