Ilir Meta nuk dha një përgjigje të qartë nëse deputetët e partisë së tij do ta votojnë amnistinë penale. Gjatë konferencës për shtyp Meta tha se duhet të pyesin deputetin Petrit Vasili.
Pyetje: Zoti Meta do I kthehem pak aktualitetit politik. Ditën e sotme është duke u diskutuar, madje nisi me përplasje çështja e aministisë penale. Tre votat e Partisë së Lirisë do të shkojnë por kësaj amnistie?
Meta: Kjo është një pyetje, që përgjigjen më të saktë mund ta japë zoti Vasili, sepse ai është më I adebptuar me zhvillimet në Kuvend. Fokusi im si lider I Partisë së Lirisë, janë 5 prioritet themelore të PL., për popullin shqiptar për 10 vitet që vijnë. Dhe në veçanti realizimi I objketivit madhor për 20 vitet që vijnë, që është 4 milion shqiptar, shqiptar rezidentë, që jetojnë në Republikën e Shqipërisë./m.j