• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do ta marrin…”/ Spahiu zbulon se çfarë do ndodhë me Berishën nëse nuk paraqitet nesër në Prokurori

by Java News
23/10/2023 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur për goditjen e SPAK-ut ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit dhe ortakut Fatmir Bektashi.

Spahiu foli për deklaratat e Berishës, i cili kundërshton masën e sigurisë së dhënë nga Prokuroria. Juristi shprehet se, nëse Berisha nuk paraqitet nesër në Prokurori për t’u marrë në pyetje, ligjërisht institucioni i drejtësisë duhet t’ia ashpërsojë masën, nga detyrim paraqitjeje, në arrest shtëpie.

“Kemi dy momente që kanë interpretim të gjatë juridik, që lidhen me masën e sigurimit, por dhe me njoftimin e masës. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka shprehur raste kur një deputeti i privohet liria. Në momentin kur arrestohet me burg, kur arrestohet në shtëpi, kur i kontrollohet banesa, apo bëhet kontroll personal, kur i hiqet liria në çdo lloj forme, atëherë Prokuroria duhet të kërkojë një autorizim nga Kuvendi. Në rastin konkret, Prokuroria nuk ka bërë kërkesë për autorizim, për të dhënë leje për kufizimin e lirisë së Sali Berishës. Kemi një rast të paprecedentë. Deri më sot nuk ka një subjekt politik i cili të akuzohet për korrupsion pasiv edhe të mos ketë masën arrest me burg apo arrestit shtëpiak.

Në rastin e Sali Berishës kemi një rast sui generis, që është bërë përjashtim. Pra ndonëse vepra penale e parashikon 4-12 vjet heqje lirie, me burg, masa e sigurimit është shumë e lehtë, thjesht një detyrim për paraqitjeje. Për rastin e moshës mund të ishin kujdesur t’i vendosnin një arrest shtëpiak. Unë nuk paragjykoj punën e prokurorisë, por shoh një lehtësim të punës së deputetëve për të shmangur një lloj debati parlamentar që mund të agravonte në një krizë të fortë, përplasje politike. Uroj mos jetë kështu. Berisha nuk po e pranon këtë masë, refuzoi të bashkëpunojë në një procedim penal normal, nuk shkoi për t’u marrë në pyetje, as nuk pranoi të takojë oficerët e policisë gjyqësore që do t’i konfirmonin vendimin.

Në çdo lloj praktike penale, nëse një subjekt, kushdo qoftë, do e pengonte prokurorinë për masën e sigurimit, ligji parashikon që prokuroria menjëherë duhet të ndryshojë masën për një mase më të ashpër shtrënguese. Nëse i pandehuri nuk e pranon dhënien e pasaportës dhe nuk pranon detyrimin për t’u paraqitur në prokurori, atëherë ligji e detyron prokurorinë që të paraqesë në gjykatën speciale një kërkesë për masë me të ashër që në këtë rast është arresti në shtëpi. Nëse Berisha nuk paraqitet në prokurori, ligjërisht duhet t’i ndryshohet masa. Por unë mendoj që Berisha do paraqitet nesër në prokurori”, tha Spahiu./m.j

Next Post
“Oketa më kërkoi privatizimin”, letra për Topin është zhdukur nga Presidenca. Gjeneral Qirjazi u zëvendësua nga Gjunkshi

Kush e fundosi Malltezin e Berishën? Gazetarja tregon ushtarakun që “doli nga rreshti” dhe foli hapur në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In