• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

‘Do ta fshijmë nga faqja e dheut’, kur SHBA planifikonte shkatërrimin e Shqipërisë komuniste

by Java News
03/09/2017 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Erald Kapri ka publikuar në profilin e tij në Facebook kopertinën e një libri të sapo botuar në SHBA nga profesori i Harvardit Odd Arne Westad.

Në këtë libër   tregohet se “në kulmin e luftës së ftohtë në vitin 1962, kur sapo kishte përfunduar kriza e raketave në Kubë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hartuar një plan operacional për luftë nukleare, gjithnjë nese do ishte e nevojshme”.

“Por pjesë e këtij plani ka qënë edhe shkatërrimi i plotë i Shqipërisë”, shkruan Kapri.

STATUSI I PLOTË

Lufta e ftohtë, Shqipëria komuniste në plan për t’u shkatërruar nga SHBA

Mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë. Në kulmin e luftës së ftohtë në vitin 1962, kur sapo kishte përfunduar kriza e raketave në Kubë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hartuar një plan operacional për luftë nukleare, gjithnjë nese do ishte e nevojshme.

Por pjesë e këtij plani ka qënë edhe shkatërrimi i plotë i Shqipërisë. Zbulimi i këtij plani ka ardhur në një libër të sapo botuar në SHBA nga profesori i Harvardit Odd Arne Westad.

Gazeta Britanike The Times i ka dedikuar një shkrim librit duke vlerësuar maksimalisht këtë botim. “Lufta e Ftohtë. Një historike botërore”, titullohet libri i profesorit të njohur.

Sipas zbulimit të tij, në vitin 1962, Shtetet e Bashkuara të Amerikës formuluan një plan të integruar operacional për një luftë të gjerë bërthamore.

I çliruar nga çdo finesë, qëllimi i planit ishte të zhdukte komunizmin kudo. Në këtë plan ishte përfshirë edhe Shqipëria ndonëse nuk ishte më aleate me sovjetikët.

“Shpresoj që nuk keni ndonjë mik apo të afërm në Shqipëri”, është shprehur Tommy Power, në atë kohë kreu i Komandës Ajrore Strategjike duke iu drejtuar Robert Mcnamaras, i cili në atë kohë ishte Sekretar i Mbrotjes në Administratën e Presidentit Kenedi.

“Sepse ne do ta fshijmë nga faqja e dheut”, tha më tej ushtaraku i lartë amerikan.

Plani për të zhdukur Shqipërinë zbulon natyrën e thjeshtë të Luftës së Ftohtë.

Me shikim të shpejtë të amerikanëve, Shqipëria ishte komuniste, komunizmi ishte i keq, prandaj Shqipëria do të shkatërrohej. Identifikimi i miqve dhe armiqve ishte i lehtë në një botë të bipolaritetit të ngurtë.

Siç thotë Odd Arne Westad, Lufta e Ftohtë ishte një sistem ndërkombëtar, por më pak i komplikuar sesa ato të ndërtuara nga Bismarck ose Metternich.

Thjeshtësia e saj e mbështeti stabilitetin. Mungesa e dyshimit ka sjellë vendim-marrje të efektshme dhe ka mbajtur paqen për 50 vjet.

Ky botim tregon për 50 vitet e Luftës së Ftohtë si dhe acarimet e mëdha midis dy superfuqive por jo vetëm. Pavarësisht këtyre planeve ushtarake për zhdukjen e plotë të vendeve komuniste, fatmirësisht asgjë nuk ndodhi

Next Post
Dështimi i republikanëve për të rrëzuar ‘Obamacare’, Trump: Do rikthemi

Testi bërthamor i Koresë së Veriut, Trump: Kërcënim për SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In