• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do shikoni çudira”, deputeti socialist: Miqtë e mi ranë pre e algoritmit të protestës

by A R
09/07/2026 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mazhoranca ka reflektuar mbi protestën qytetare, por një pjesë e madhe e përhapjes së saj në rrjetet sociale është ndikuar nga algoritmet dhe promovimi i përmbajtjeve online”. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN deputeti socialist Erio Mile, sipas të cilit edhe miq të tij kanë rënë pre e këtyre algoritmeve.

“Ne ndodhemi në një betejë elektronike. Sot betejat, realisht ndodhin në telefon. Unë kam pasur dëshmi dhe nga miq të mi, të cilët kanë account-et e tyre, qoftë në Instagram, qoftë në TikTok, qoftë në Facebook, të cilët janë shumë private. Pra ata nuk kanë më shumë se 50, 40, 70 ndjekës, shokë të përbashkët në rrjetet e tyre e tyre sociale. Ishte e pamundur që ti mos t’i shmangeshe attached nga protesta. Pra algoritmi me patjetër ty të nxirrte thirrje, mesazhe të tjera, pavarësisht se ti nuk i ndiqjee këto faqe. Janë ato që quhen boost nga ekspertët, ose nga çdokush që njeh pak rrjetet sociale ka pasur një boost-im shumë të madh të elementit të protestës. Do shikoni që ka me qindra dhe qindra account fake”, tha ai në Off the Record Me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Deputeti paralajmëroi më tej se inteligjenca artificiale do të ketë një ndikim gjithnjë e më të madh në formësimin e opinionit publik në rrjetet sociale.

“Ka filluar që inteligjenca artificiale të përdoret patjetër dhe gjerësisht në ndikimin dhe në influencën e rrjedhjeve sociale. Do shikoni çudira. Sot ne do të shikojmë shumë shpejt se si dhe inteligjenca artificiale përdoret për të krijuar opinion publik në rrjet. Pra nuk ka më nevojë që të vendosen njerëz mbrapa një accounti ose një njeri i cili mund të ketë dy tre accounte dhe ai të punojë në mënyrë mekanike për të komentuar, për të dhënë lajme, për të dhënë share, por tashmë inteligjenca artificiale arrin që të ndërhyjë në rrjete, të shumfishojë akaunte, madje dhe të komentojë si sikur të jenë banorë të Shqipërisë”.

Ai shtoi se, pavarësisht të drejtës për të protestuar, sipas tij gjatë protestës ka pasur edhe përpjekje për intimidim publik ndaj personave që kishin qëndrime të ndryshme nga protestuesit.

“Ajo çka është bërë problem për çdo person dhe individ i cili ka pasur një mendim ndryshe nga protestuesit dhe kjo është po e drejtë e tij siç është e drejtë e të gjithë të tjerëve të protestojnë, është ajo që quheshe intimidimi publik”.

Mile theksoi gjithashtu se gjuha mortore nuk sjell pozitivitet, ndërsa theksoi se tashmë në Shqipëri garantohet liria për të protestuar pa u përballur me dhunë nga shteti.

“Protesta bëri bashkë grupe të ndryshme shoqërore dhe njerëz me shqetësime të ndryshme. Mazhoranca ka nxjerrë shënimet e veta, ka reflektimet e veta. Unë nuk do ta shikoja si një gjuhë mortore duke lidhur me 40-at. Mjaftonte ai arkivoli në bulevard edhe të gjithë ato pamje që na dha një retrospektivë kujtimesh. Mendoj që gjuha mortore nuk sjell asnjëherë pozitivitet edhe nuk doja që dhe në këtë protestë të ishte kjo lloj gjuhe. Sa për protestën, ne e shikojmë edhe gjithë kurbën e saj. E kemi parë gjatë gjithë kësaj kohe. Gjëja më e mirë është që njerëzit janë të lirë të protestojnë, janë të lirë të shprehin opinionet e tyre, madje të organizohen në forma ndryshe dhe për çështje të cilët ata mendojnë që janë sensitive të dalin në shesh dhe të protestohet. Ky është një sinjal i mirë, duke pasur parasysh edhe nga vijmë. Nuk vriten dhe nuk do vriten kurrë me njerëz në shesh pse protestojnë. Madje dhe kur bëhen disa akte të dhunshme dhe do të dhe shikojmë edhe agravim, shohim ndërhyrje të policisë për të neutralizuar, për të qetësuar situatën, por kurrë asnjëherë dhunë ndaj protestuesve”.

Next Post
Venezuela kërkon arin për tërmetet! Rodríguez letër Mbretit Charles: Na lironi fondet e bllokuara

Venezuela kërkon arin për tërmetet! Rodríguez letër Mbretit Charles: Na lironi fondet e bllokuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
Rama flet për “Corriere Della Sera”: Jemi vend me shumë fat! Turistët nuk kërkojnë vetëm detin, por edhe përvoja…

Rama: Eurodeputetë që erdhën në protestën e Tiranës, votuan pro rezolutës. Opozita iku për të dalë në fotoprotestë…

July 9, 2026
Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim 5 persona

Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim 5 persona

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In