• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do punojmë fort…!”/ Kryenegociatori Zef Mazi: Premtimet e pambajtura i përkasin së shkuarës. Kemi përpara një proces të vështirë e rrugë të gjatë

by Java News
19/07/2022 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Bruksel ka nisur pasditen e së martës, takimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit (screening), pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE. Gjatë fjalës së tij, kryenegociatori shqiptar Zef Mazi u shpreh se vendin e pret një proces i gjatë dhe i komplikuar në vijim.

Kryenegociatori Zef Mazi përmendi disa pika të rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE duke thënë se bisedimet do të zgjaten. Megjithatë th4eksoi se do të shihen shtresat e shoqërisë dhe nivelet sociale të vendit që i cilëson thelbësore.

“Në 30 vitet e fundit, Shqipëria ka treguar një rritje drejt procesit të integrimit. Rruga e Shqipërisë është parë në dritën e përqasjes drejt BE, kjo ka qenë apsirata më e madh që nga Lufta e Dytë Botërore dhe na ka shërbyer si shtylla kurrizore e strategjisë së vendit. Shqipëria mori pjesë në këtë takim që prej vitit 2018-2019. Qeveria shqiptare e di mirë që këto bisedime do të zgjaten paksa. Kjo do të mbështetet në mënyrën më të mirë të koordinimit që të dorëzojmë një punë të mirë të bisedimeve në atë që nis pas shtatorit.

Ajo cka na pret është kërkuese. Skuadra jonë është e përbërë me 30 negociatorë. Do të shihen të gjitha shtresat e shoqërisë dhe nivelet sociale të vendit. Këto janë thelbësore sa i përket kontributit që i duhen dhënë shoqërisë. Shumë prej ligjeve europiane do jenë në nivel lokal”, tha Mazi.

Ndër të tjera, Mazi tha se BE duhet të ketë përqasje strategjike për zgjerimin, ndërsa theksoi se arkitektura europiane do të ngrihet tullë pas tulle në mënyrë që BE të bëhet një influencë më e madhe në sferën globale.

Po ashtu, Mazi theksoi se duke nisur nga sot premtimet e pambajtura i përkasin të shkuarës dhe se de jure tashmë ka nisur procesi i integrimit të Shqipërisë në Union.

“Proces i gjatë, i komplikuar, i vështirë, rruga para nesh do të jetë e tatëpjetë. Duhet të vijojmë të punojmë, të punojmë e punojmë fort.

Ky proces do të jetë i gjatë, i komplikuar, i zgjatur, i vështirë dhe rruga para nesh do të jetë e tatëpjetë, ndaj do të jetë diçka kërkuese për ne që të punojmë fort. Potenciali i unionit është i madh. Fati i cështjeve europiane ka të bëjë shumë. Cfarë ndodh në Europë ka rëndësi. Ne duhet të kemi përqasje strategjike qoftë edhe për zgjerimin.

Potenciali i unionit për të ndihmuar në vazhdimin e projekteve evropiane është i madh…Në bazë të këtyre rrethanave, nga e sot e tutje për ne, premtimet e pambajtura tashmë i përkasin të kaluarës.

Fakti de jure është që sot nis procesi i integrimit. Ne po ngremë tullën e parë të themelit, duke bërë hapin e parë që do të jetë një rrugë e gjatë… Ne duam që BE të jetë më e fortë dhe më e zhvilluar. Do të jetë një arritje e madhe kur të gjitha vendet e Ballkanit të jenë anëtare dhe BE do të bëhet më e madhe në sferën globale.”/m.j

Next Post
Hapja e negociatave/ “Jemi gati”, Xhaçka në Bruksel: Na pret një proces kërkues!

Hapja e negociatave/ "Jemi gati", Xhaçka në Bruksel: Na pret një proces kërkues!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

October 29, 2026
Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

October 29, 2026
Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

October 29, 2026
COVID-19, ja ku po shfaqet dinamika e re e tij

Një shënim për Erion Veliajn

October 29, 2026
Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

October 29, 2026
Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

October 29, 2026
Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

October 29, 2026
Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

October 29, 2026
Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj

Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj

October 29, 2026
Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për BSH

Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për BSH

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In