• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Do paguheshin 200 mijë euro për të djegur makinat e Salillarit”/ Zbardhet dëshmia e djalit të Ruzhdi Hoxhës

by Java News
08/11/2021 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohen të tjera detaje për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha në Tiranë. Në dosjen e hetimit është zbardhur dëshmia e djalit të viktimës.

Ai ka deklaruar se në fillim të tetorit, babai i tij dhe një person tjetër kishin marrë përsipër të digjnin makinat e firmës “Salillari” kundrejt një pagese prej 200 mijë eurosh. Por kjo punë nuk ishte kryer.

Djali ka dhënë informacione të shumta për aktivitetin e të atit si dhe njerëzit me të cilët shoqërohej. Burime bëjnë me dije se aktiviteti i 43-vjeçarit është një nga pistat ku po hetohet.

Në dosje citohet se Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal më 27 tetor për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit” për zhdukjen e biznesmenit 43-vjeçar Ruzhdi Hoxha. Rezulton se më 24 tetor është paraqitur shtetasi S.H., i cili ka pretenduar se “kanë humbur kontaktet me babain e tij që më 21 tetor dhe dyshojnë se mund t’i ketë ndodhur ndonjë gjë e keqe”.

“Më pas është paraqitur shtetasi E.H., i cili ka deklaruar se babai i tij i kishte treguar se “së bashku me shokun e tij Gj. L., kishin marrë përsipër kundrejt pagesës 200 mijë euro të digjnin makinat e shoqërisë ‘Salillari’, të cilat ndodheshin në zonën e Marikaj, në afërsi të Vorës”.

Këtë punë ia kishte gjetur vëllai i shtetasit Gj.L. Ata kishin shkuar më datë 7 tetor në këto ambiente, por nuk kishin mundur ta kryenin. Për këtë ngjarje kishte dijeni dhe shtetasi E.Gj. Ky i fundit është në dijeni të një konflikti që ka pasur shtetasi Ruzhdi Hoxha me një shtetas të cilin e njeh vetëm me emrin Visi.

Nga deklarimet e marra rezulton se Ruzhdi Hoxha më 21 tetor, rreth orës 23:30, pasi ka qenë duke pirë kafe tek një lokal në autostradë, në rrugën dytësore ngjitur me një biznes të njohur, me dy shokët e tij E. B. dhe E.T. Më pas e kanë marrë në telefon dhe ka takuar shtetasi Fredi Rrushi, K.I. dhe A.F., të cilët kanë qenë me automjetin tip “Pasat” me ngjyrë gri.

Të tre këta persona janë banues në zonën e Treshit në Tiranë. Pasi e kanë marrë në makinë ne tyre shtetasin Ruzhdi Hoxha janë nisur në drejtim të Treshit. Kur kanë mbërritur tek ky vend, shtetasi K.I. dhe A.F., kanë zbritur nga makina duke u ndalur tek lokali i shtetasit K.I., ndërsa Fredi Rrushi dhe Rruzhdi Hoxha kanë vazhduar duke bërë një xhiro me makinë në këtë lagje. Pasi kanë bërë një xhiro, Fredi Rrushi ka shpjeguar se e ka zbritur nga makina Rruzhdi Hoxhën në afërsi të stacionit të Treshit.

Nga administrimi i tabulateve të Ruzhdi Hoxhës, telefonata e fundit është ajo e datës 21 tetor, ora 23:42 me numrin e telefonit në përdorim të A.S.F. (në deklarime rezulton se Fredi Rrushi i ka kërkuar këtij shtetasi ta marrë në telefon Ruzhdiun).

Nga këqyrja e pamjeve filmike të sjella nga ana e shtetasi E.H., djali i viktimës, pamje të cilat janë të parkimit të ndodhur në hyrje të parkut të liqenit në Tiranë, rezulton se Ruzhdi Hoxha ndodhet në këto ambiente rreth orës 20:53 sipas orës së kamerave. Ai mban të veshur një xhup pa mëngë ngjyrë të errët, një bluzë, e cila nga pamjet duket si ngjyrë gri dhe pantallona të ngushta ngjyrë të errët,” thuhet ndër të tjera në dosje./m.j

Next Post
Manipuluan votat në Tiranë, KQZ kallëzon në prokurori 76 numërues (emrat)

Përfaqësuesit demokratë në KQZ dënohen me shpifje/ Reagon PD: Gjyqtari me pasuri të pajustifikuara…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Metamorfoza”, dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit

Dosja “Metamorfoza”, dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit

June 25, 2026
Nga 1 nëntori rritet në 50 lekë çmimi i biletës për dy linja urbane të Kamzës

Pagesat me kartë në urban, ekspertët: Menaxhimi publik ul kostot dhe shmang rritjen e biletës

June 25, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Reforma Territoriale/ Mazniku: Në Komision duam të dëgjojmë Veliajn dhe të gjithë kryebashkiakët

June 25, 2026
“Unë vij nga Myanmar”, 28-vjeçarja rrëfen jetën në Shqipëri: Ishte e vështirë, por njerëzit më ndihmuan

“Unë vij nga Myanmar”, 28-vjeçarja rrëfen jetën në Shqipëri: Ishte e vështirë, por njerëzit më ndihmuan

June 25, 2026
BE aktivizon sistemin satelitor Copernicus për të ndihmuar Venezuelën pas tërmeteve

BE aktivizon sistemin satelitor Copernicus për të ndihmuar Venezuelën pas tërmeteve

June 25, 2026
Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

Pse protestat masive nuk prodhojnë liderë?

June 25, 2026
Lamallari firmos urdhrin: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

Lamallari firmos urdhrin: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

June 25, 2026
Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, masë sigurie për 6 punonjës shtetërorë në Elbasan

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, masë sigurie për 6 punonjës shtetërorë në Elbasan

June 25, 2026
Karakaçi inspekton punimet e nënstacionit të ri në Kamëz: Furnizim më cilësor dhe më i sigurt me energji elektrike

Karakaçi inspekton punimet e nënstacionit të ri në Kamëz: Furnizim më cilësor dhe më i sigurt me energji elektrike

June 25, 2026
Tërmetet apokaliptike/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Tërmetet apokaliptike/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In