• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do miratohet dhe Reforma në Drejtësi, po çdo ndryshojë vallë!

by Ben Andoni
07/05/2016 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“Plani dy vjeçar do t’i sjellë vendit begatinë!” Personazhi i Teodor Laços tek “Përballimi” e thotë i bindur se kjo do të jetë e vërtetë. Shqipëria e kohës së tij nuk ka shumë që ka dalë nga Lufta e Dytë Botërore dhe është krejt e rrënuar, mbijeton në dimrat e parë të vështirë duke dashur të krijojë një identitet. Dhe, ja, personazhi i tij (të tillë do ketë shumë pastaj gjatë socializmit), që e shpall të menjëhertë ndryshimin! Çuditërisht, ai që e ul me këmbët në tokë, është sekretari i partisë: begatia nuk vjen me një plan dyvjeçar dhe me shumë të tjerë. Duhet të punojmë! Sytë e militantit e shikojnë të habitur, që vërejtjen e merr mu nga ata që janë burimi i propagandës.

Analogjia mbase nuk është shumë e afërt, mund të mos jetë dhe shumë e gjetur, por ka një ngutje politikanësh dhe njerëzish të gjithë sferave në Shqipëri për të besuar se miratimi i Reformës në Drejtësi në javën e ardhshme do t’i ndihë shumë vendit. Madje, investimi personal i Ambasadorëve respektivisht Lu dhe Vllautin, po shfrytëzohet paq në dy kahe, nga diplomatët vetë, por edhe nga politika për akuza  të ndërsjella. Reforma, pas muaj negociatash, akuzash, propozimesh, është krejt në rregull për t’u miratuar, sipas parlamentarëve, madje e konsultuar si nga specialistët e OPDAT dhe ato të EURALIUS.

Vetëm se megjithë përgatitjen dhe sugjerimet që kanë marrë kohë, drafti pothuaj nuk njihet fare nga publiku, pasi kësaj reforme nuk i është bërë një oponencë e qartë. Koha provoi se edhe të ashtuquajturit specialistë të reformës, në më të shumën e herëve nuk u shpëtuan dot interesave të politikës. Të gjitha debatet e Reformës janë bërë brenda llojit dhe për më keq akoma nga shumë prej personazheve që nuk kanë moralin për të bërë këtë reformë jetike.

“Drafti i Reformës në Drejtësi, duke filluar vetëm nga analiza procedurale e veprimtarisë e organeve të drejtësisë, ka sjell si produkt vetëm përpunimin e strategjisë për reformimin e tyre, duke e kthyer reformën vetëm në ndryshime titujsh apo emrash institucionesh. Në të kundërt citoj se koncepti i Reformës në Drejtësi nuk ka dhe nuk mund të ketë në objekt fund dhe krye instrumentin, por të drejtën materiale, pa mohuar përmbajtjen dhe formën e institucionit”, citohet juristi Sokol Hazizaj.

Ajo që i mungon realisht kësaj reforme dhe ka përbërë një mungesë që shteti shqiptar e ka hasur shpesh gjatë ekzistencës së vet ka qenë mospërputhja e stadit shoqëror-ekonomik të vendit me ligjet dhe Kushtetutën e saj, fakt që apriori ka sjellë dhe do të sjellë vazhdimisht handikape të ndryshme gjatë funksionimit. Ndërkohë që debati duhej shtrirë më shumë në ndryshimet bazike që kërkon kushtetuta e vendit. Por, nuk mbaron këtu, vetë reforma ka nevojë sipas juristëve edhe për miratimin e 7 projekt/ligjeve të tjerë që të jetë në eficensë.

Me pak fjalë, një tollovi e madhe për  një reformë që vërtetë do të zbatohet por që kurrkush nuk mund të thotë sesa do t’ia vlejë publikut dhe do ta shpëtojë nga mali me dosje që pret shqyrtime, por edhe nga një fushë që shqiptarët e kanë larë me gjak prej hasmërive. Fatkeqësisht, e kjo është e fundit: po janë të njëjtët politikanë që do e votojnë dhe do jenë po të njëjtët gjyqtarë që do ta zbatojnë.

Mbase reforma duhej bërë nga reformimi i institucioneve të veta, por kjo ha sërish shumë diskutime boshe. Dhe siç besonte personazhi i Laços, ndryshimi nuk vjen me një vit, as dy e më shumë vjet, pasi na duhet shumë të ndryshojmë vetveten. Një masë, që nuk kemi arritur ta bëjmë dot në të gjithë kohën e ekzistencës së shtetit tonë…dhe jemi këtu ku jemi.

Next Post

Një tjetër talent ikën nga Seria A, Berardi drejt Atletico Madrid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Momente paniku në Rrugën e Kombit, digjet traileri me naftë

VIDEO-Momente paniku në Rrugën e Kombit, digjet traileri me naftë

January 10, 2026
Përmbytjet në Durrës/ “Të dy hidrovorët në punë”, Sako i përgjigjet akuzave të opozitës: Nëse s’do funksionin situata do ishte më e vështirë

Përmbytjet në Durrës/ “Të dy hidrovorët në punë”, Sako i përgjigjet akuzave të opozitës: Nëse s’do funksionin situata do ishte më e vështirë

January 10, 2026
Ky është pasagjeri 30 vjeçar i zhdukur pas aksidentit në Klos! Pas rënies së makinës në përrua u braktis nga shoku i tij… FOTO-VIDEO 

Ky është pasagjeri 30 vjeçar i zhdukur pas aksidentit në Klos! Pas rënies së makinës në përrua u braktis nga shoku i tij… FOTO-VIDEO 

January 10, 2026
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Përshtatën banesën si “shtëpi bari” duke vjedhur energji/ Sekuestrohet lënda narkotike, pranga 49 vjeçarit…

January 10, 2026
VIDEO / Gjadri: Berisha u përpoq të privatizonte Kaskadën e Drinit! Do të ishte katastrofë nëse…

VIDEO / Gjadri: Berisha u përpoq të privatizonte Kaskadën e Drinit! Do të ishte katastrofë nëse…

January 10, 2026
VIDEO – Iran, protesta të fuqishme/ Më shumë se 50 të vrarë, hiqet interneti! Ja kush i kërkon Trump që të ndërhyjë..

PD reagon për protestat në Iran: Kryengritësit iranianë drejt fitores mbi diktaturën teokratike

January 10, 2026
Ditëlindja e Presidentit të SHBA/ Macron i plotëson ‘tekat’ Trumpit, ndryshon datën e takimit të ardhshëm të G7-ës

Ditëlindja e Presidentit të SHBA/ Macron i plotëson ‘tekat’ Trumpit, ndryshon datën e takimit të ardhshëm të G7-ës

January 10, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

VIDEO – Kurbin, përfshihet nga flakët servisi, digjen goma dhe dy automjete (DETAJET)

January 10, 2026
Situata nga reshjet, 266 hektarë tokë ende nën ujë në Shkodër/ Rruga për në Obot e kalueshme vetëm me mjete të larta

Situata nga reshjet, 266 hektarë tokë ende nën ujë në Shkodër/ Rruga për në Obot e kalueshme vetëm me mjete të larta

January 10, 2026
Moti i keq në qarkun e Durrësit, gjithsej 848 banorë të evakuuar/ 2800 ha tokë në Sukth ende të përmbytura

Moti i keq në qarkun e Durrësit, gjithsej 848 banorë të evakuuar/ 2800 ha tokë në Sukth ende të përmbytura

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In