• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do ketë PD solidaritet si për Berishën edhe për të korruptuarit në rradhët e saj?

by Plator Nesturi
24/07/2021 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Reforma në drejtësi në përvjetorin e pestë të saj, por nga ana e opozitës pati një heshtje të madhe. Ndonëse me të drejtë, sa herë iu duhet ta përmendin, përfaqësuesit e saj theksojnë se kanë dhënë votën en block dikur, zbrazëtia e kontributit opozitar në vitet e fundit dhe për më tepër qëndrimet negativiste ndaj procesit, duket se kanë lënë gjurmë. Në eventet e organizuara ditën e djeshme me protagonist prokurorë e gjykatës, diplomatë të huaj dhe miq specialë që kontribuajnë në reformën direkt apo indirekt, vihej re që përfaqësia nga opozita ishte e mangët. Në fakt, drejtuesit e saj, duke qenë se kanë dorëzuar mandatet e deputetëve prej mëse dy vjetësh, janë pa një status raprezentativ përderisa kanë dalë jashtë sistemit. Në këto kushte, deri në shtator kur kanë deklaruar se do të ulen në sallën e parlamentit, janë vetëm dëgjues të thjeshtë si çdo qytetar i zakonshëm. Gjithsesi, një qëndrim politik, apo deklaratë shtypi mund dhe duhej të ishte bërë nga selia blu.

Së pari sepse duhet një pozicionim i qartë jo vetëm për çfarë është bërë në drejtësi në këto vite, por dhe për të përcaktuar linjën e saj kur të vijë në parlament lidhur me procesin në vijim të reformës. Ky madje do të ishte dhe një rast i mirë për PD së pari për të shprehur ca nota pendese për pengesat në të shkuarën e afërt, mosbesimin dhe akuzat e denigruese për gjithë procesin, dhe mungesën e dëshirës që kjo reformë të kryhej e suksesshme. Në fjalën e ambasadores së SHBA, ndërsa përshëndeti ecurinë e këtyre pesë viteve, u tha qartë ’se shumë u përpoqën të bllokojnë reformën, por e rëndësishme është që sot po shohim rezultate”. Dhe në këtë rast duket qartë se ku drejtohet gishti. Opozita qëndrimin e saj duhet ta bëjë të qartë jo thjesht për qokë meqë është një përkujtimore, por se kështu mund të kuptojmë se me çfarë mendje po futet në parlament. Për të bllokuar gjithshka sic ka bërë dikur, apo ka zënë mend dhe do të japë një kontribut konkret të saj si një forcë modern politike.

Së dyti qëndrimet e opozitës do bëjnë të ditur dhe diçka tjetër shumë më të rëndësishme: pozicionimin e saj real kundër kurrupsionit dhe të korruptuarve sidomos nëse ata që kanë abuzuar dhe që mund të bien në rrjetën e SPAK, mund të dalin nga rradhët e tyre. A do jetë e gatshme ti lëshojë e të vetpastrohet, apo do të vijojë të jetë një fole strehimi për çdo abuzues që për shkeljet e korrupsionin e kryer do të kërkojë status politik për mbrojtje. Deri tani, shembujt nuk janë të mirë dhe rasti Berisha e tregoi këtë. Sidoqftë pyetja mbetet: a do të ketë të njëtin solidaritet PD si për Berishën edhe për të korruptuarit e tjerë në rradhët e saj?/ fjala.al

Next Post
Aktivizohen vatrat e zjarrit në Patos/ Zjarrfikësit drejt zonës, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen

Aktivizohen vatrat e zjarrit në Patos/ Zjarrfikësit drejt zonës, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Mbi antishqiptarinë e shqiptarëve

August 7, 2026
Aksident në Fier-Shegan, plagoset rëndë një person, detajet e para

Aksident në Fier-Shegan, plagoset rëndë një person, detajet e para

August 7, 2026
Nufi viziton kantierin detar të FINCANTIERI në Itali: Praktikat më të mira për projektin “Fincantieri Albania” në Vlorë

Nufi viziton kantierin detar të FINCANTIERI në Itali: Praktikat më të mira për projektin “Fincantieri Albania” në Vlorë

August 7, 2026
Si po ndihmon teknologjia në luftën kundër zjarreve në pyje

Si po ndihmon teknologjia në luftën kundër zjarreve në pyje

August 7, 2026
Mësuesja turke që mori pjesë në protestat kundër Erdoganit para Gjykatës së Tiranës, pritet masa e sigurisë

Mësuesja turke që mori pjesë në protestat kundër Erdoganit para Gjykatës së Tiranës, pritet masa e sigurisë

August 7, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës

August 7, 2026
Deklarata e Ramës për çështjen e detit, media greke: Burimet diplomatike raportojnë për probleme teknike

Rama për “Financial Times”: Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

August 7, 2026
Shpërdoruan detyrën në dëm të ministrisë së Bujqësisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 nëpunës publikë

Mashtrimet online nëpërmjet dërgesave me postë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq nigerianin e pandehur! Ja si u zbulua në Itali dhe kurthi (DOSJA)

August 7, 2026
Rusia akuzon NATO-n për ndërhyrje në luftën e Ukrainës dhe në sulmet ajrore! Çfarë dyshohet se i zbuluan hakerat agjencisë Tass

Rusia akuzon NATO-n për ndërhyrje në luftën e Ukrainës dhe në sulmet ajrore! Çfarë dyshohet se i zbuluan hakerat agjencisë Tass

August 7, 2026
VIDEO/ Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksidentin tragjik në Greqi! Kamera e kamionit filmoi gjithçka…

VIDEO/ Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksidentin tragjik në Greqi! Kamera e kamionit filmoi gjithçka…

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com