• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Do i kisha vrarë por…” I moshuari flet pas grabitjes: Babai i Kristjanit më kërkoi falje, kanë punuar te unë

by A R
21/02/2018 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Grabitësit hynë brenda në shtëpi dhe më vunë litarin në qafë”, këtë detaj tregon ndër të tjera i moshuarit Mark Alia, banesa e të cilit u grabit mbrëmjen e djeshme në fshatin Shirq të njësisë Dajç në Shkodër. Teksa tregon si ka ndodhur ngjarja për gazetarin Senad Nikshiqi, ai thotë se: “Dy persona të armatosur kanë hyrë në banesë. Ishin edhe të maskuar”, shkruan “BalkanWeb”.

“Fillimisht kanë shkëputur sinjalin e alarmit tek dera e oborrit dhe të kamerave. Më pas kanë hyrë në oborr dhe e mbyllën derën e shtëpisë time. Kanë hyrë brenda dhe më kanë vënë litarin në qafë. Me thanë se po lëvize të vrasim. Kishin një hekur në dorë që e mbanin për të me goditur në rast se do lëvizja. Më kanë lidhur. Kanë kontrolluar të gjithë shtëpinë sepse donin para, por nuk ka e arritur që ta hapin kasafortën në banesë. Kane marre dy çifte, makinën dhe një ore dorë”.

Teksa tregon si ka ndodhur ngjarja, Mark Alia thotë se njërin prej grabitësve e njeh, pasi babai i tij ka punuar në shtëpinë e tij, dhe ishte në dijeni të vendit ku ndodhej kasaforta.
ciftii-grabitur“Njërin prej tyre e njoh. Kristjan Marashi bashkë me babain kanë punuar më përpara në banesën tim dhe e dinë sistemin dhe kasafortën. Babai ka ardhur në mëngjes dhe më ka kërkuar falje duke më thënë se Kristjani nuk është më djali im. Babain e kam falur ndërsa Kristjanin jo. Me kane mbyllur derën e banesës se po te kisha dale do i kisha vrare te dy pa problem fare. Gruaja ime ka qenë në gjumë dhe nuk ka dëgjuar asgjë sepse i kane hedhur një ilaç për gjumin. Unë nuk i kam askujt borxh, kemi qene vetëm dy të moshuar në banesë.

Kur kam dalë kam patur një çifte të fshehur dhe kam qëlluar në ajër njëherë. Komshiu doli dhe njoftoi menjëherë policinë sepse na kishin marrë edhe telefonin. Policia erdhi shpejt dhe i falënderoj që i kanë kapur shpejt. Këtu në zonë kanë ndodhur shume vjedhje teksa kanë marrë bagëti, por edhe sende ne banesa” tregoi Alia./BW/a.m.

Next Post
Conte: Ne bëmë një ndeshje shumë perfekte, kemi ende shpresë

Conte: Ne bëmë një ndeshje shumë perfekte, kemi ende shpresë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

January 22, 2026
Manjani: Për majmunët që duan t’i dënojnë shqiptarët për tradhti ndaj atdheut

Manjani ironi me opozitën: Tani që ra dakort që Rama të jetë te Bordi i Paqes, le t’i paguajmë edhe…

January 22, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

LIVE! Shqipëria në ‘Bordin e Paqes’ së Trump, nis shqyrtimi i projektligjit në Kuvend

January 22, 2026
Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

January 22, 2026
Rusia kërkoi largimin e NATO-s nga Lindja, Rumania: SHBA refuzoi kërkesën, por Trump mund të bëjë lëshime

Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump

January 22, 2026
Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

“Shqipëria goditet nga stuhia ciklonare pas dy ditësh”, paralajmërimi i meteorologes

January 22, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Seanca publike në Kushtetuese për zv.kryeministren Balluku, GJKKO nuk do marrë pjesë

January 22, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Zogaj: Rama “theu” akullin me administratën Trump, ja dy sinjalet nga SHBA

January 22, 2026
Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

January 22, 2026
Provincializmi politik i Tiranës me Donald Trumpin

Trump dhe efekti TACO: Të gjitha rastet kur presidenti i SHBA-ve është kthyer pas

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In