Deputeti i djathtë Myslim Murrizi tha sot në Kuvend se buxhetit të shtetit do t’i mungojnë 1 miliardë euro prej pandemisë.
Kjo shifër sipas tij është tre herë me e lartë sesa paratë që humbën në firmat rentiere, në vitin 1997.
“Ju e patë se çfarë u bë në vitin 1997. Kur të çohen shqiptarët do t’ju duket 97-a mjaltë. Me katër korsi e keni autostradën e Durrësit, do harroni të merrni edhe brekë e kanatjere me vete” – tha Murrizi.
/JavaNews/a.r