• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Do godasim grupe në Telegram”/ Shefi i Krimit Kibernetik flet për kërcënimet dhe shantazhet online

by Java News
27/03/2024 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Platformat online dhe avancimi i mjeteve teknologjike e ka lehtësuar ndjeshëm komunikimin mes njerëzve, por paralelisht me këtë janë shtuar fenomene të tjera si kërcënimet apo shantazhet.

Shqipëria, si çdo vend tjetër, nuk ka qenë imune ndaj kërcënimeve kibernetike dhe fenomeneve të tilla, që marrin “jetë” dhe shpërndahen përmes platformave dhe teknologjisë online.

Shefi i sektorit të Hetimit të Krimit Kibernetik në Tiranë, Klodian Bilushi, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se prej kohës se krijimit të këtij seksioni, shumë persona kanë përfunduar në pranga për shantazhe, përndjekje apo dhe kërcënime me karakter kibernetik.

“Shantazhet dhe përndjekjet online do t’i përkufizonim si një grup i caktuar, që duke hyrë me profile false komunikojmë me personin e dëmtuar duke i kërkuar foto apo video të tyre. Kemi patur shumë raste, që ky sektor është krijuar dhe ka shumë persona të arrestuar dhe vazhdojmë të sensibilizojmë për këtë fenomen. Raste për thirrje ekstremiste, për terrorizmin po flasim, nuk kemi pasur, por këto fenomene janë të monitorueshme në 24 orë në shtatë ditë”, tha ai.

I pyetur se ku operojnë grupet, të cilët shpërndajnë materiale të dhunshme, shpeshherë me përmbajtje pornografike ku protagonistë janë të mitur, z. Bilushi dha këtë përgjigje: “Në Telegram, të cilët nëpërmjet njeri-tjetrit duke hedhur materiale, të cilat i marrin nëpër portale të tjera që materiali i tyre nuk është autentik. Ka materiale dhe pornografi me të mitur dhe po ndiqen me rigorozitet nga ana jonë. Do ketë rezultate shumë shpejt edhe për këto grupe dhe do ketë të arrestuar”, theksoi ai duke shtuar se do ketë arrestime për këto grupe, të cilat nxisin dhunë dhe përhapin materiale me përmbajtje shantazhuese: “Do ketë të arrestuar persona që administrojnë këto grupe dhe që janë anëtarë të këtyre grupeve. Sipas informacioneve tona, këto persona janë brenda dhe jashtë territorit shqiptar”, tha ai.

Gjatë diskutimit në studio, Bilushi tha se shumë aplikacione në botën e teknologjisë duhet të jenë të ndaluara tek adoleshentët, pasi sipas tij nxisin dhunë.

Ai shtoi se legjislacioni i Shqipërisë për luftimin e këtyre fenomeneve është i mirë, por shtoi se duhen bërë përditësime duke iu përgjigjur edhe zhvillimit të teknologjisë.

“Disa nga aplikacionet që ekzistojë në botën e teknologjisë duhet të jenë të ndaluara për t’u përdorur nga të miturit, por ky është një objektiv që nuk përmbushet vetëm nga ne, por duhet një konsensus dhe bashkëpunim me familjarët e të miturve. Legjislacioni aktual që kemi është i mjaftueshëm, por po punojmë me përmirësimin e tij dhe duke ecur bashkërisht me evoluimin e teknologjisë.”, tha ai.

Ai tregoi dhe llojet e kërcënimeve me të cilat përballen qytetarët.

“Janë persona të prekur, përndjekje, ndërhyrje kibernetike dhe ndërhyrje në të dhëna”, tha ai.

/f.s

Next Post
Aplikimi i Kosovës/ KiE nis sot zyrtarisht shqyrtimin e kërkesës, diskutohet opinioni i Bakoyannis

Aplikimi i Kosovës/ KiE nis sot zyrtarisht shqyrtimin e kërkesës, diskutohet opinioni i Bakoyannis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

July 24, 2026
Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

July 24, 2026
Votohet sot për shkarkimin e kreut të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Votohet sot për shkarkimin e kreut të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

July 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 25 Korrik 2026

July 24, 2026
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe iku, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri, riparoi mjetin për të fshehur ngjarjen

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe iku, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri, riparoi mjetin për të fshehur ngjarjen

July 24, 2026
Rama u prezanton shqiptarëve “BESËN”: Kam parë mbylljen e epokës, është koha t’ju kthej borxhin!

Rama u prezanton shqiptarëve “BESËN”: Kam parë mbylljen e epokës, është koha t’ju kthej borxhin!

July 24, 2026
Rekord vizitorësh në Krujë, në 9 muaj e kanë frekuentuar mbi 140 mijë turistë

Mbi 2 milionë shtetas hynë në Shqipëri gjatë qershorit, 1.3 milionë prej tyre ishin vizitorë të huaj

July 24, 2026
Nga 5G, te Kosovë-Serbi dhe Jeruzalemi / Trump i shkruan Ramës: Ju falenderoj për lidershipin në Ballkan!

“Emri i Trump globalizoi Zvërnecin”, Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

July 24, 2026
‘Te protesta pashë të vërtetën tronditëse’, Rama: Ne kishim fakte, njerëzit përjetim…

‘Te protesta pashë të vërtetën tronditëse’, Rama: Ne kishim fakte, njerëzit përjetim…

July 24, 2026
“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In