Deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos do të vijë në Tiranë.
Gjatë vizitës në vendin tonë, Syrigos do të bëjë një takim në ambientet e paraburgimit që ndodhet te Qendra Spitalore e Burgjeve Tiranë (Nënë Tereza).
Pas takimit, në orën 12:00, Syrigos do të prononcohet për mediat shqiptare, ku edhe do të zbulojë detaje nga takimi.
Beleri u arrestua për blerje votash vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Arrestimi i tij ka tensionuar jo pak retorikën e fqinjëve grek, të cilët kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm, madje çështjen e kanë ngritur si problematike deri në Bruksel.
Nëse shpallet fajtor Fredi Beleri rrezikon të dënohet nga 1 deri në 5 vite burg./m.j