• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do e gjuajnë me këpucë”/ Ish-kandidati për deputet në PD, akuza Bashës: Ku shkuan 13 milionë eurot e fushatës

by Java News
05/11/2021 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Almer Toska, gazetar dhe ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike ka hedhur akuza ndaj kreut në detyrë të PD, Lulzim Basha.

I ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës, Toska tha se kandidatët për deputet nga radhët e PD u lanë pa mbështetje financiare dhe nuk kishin mundësi as tiu jepnin një kafe mbështetësve të tyre.

Ai tha se deri në Kuvendin e Dhjetorit, Bashës do ti kenë mbetur rreth vetes 2-3 deputet.

“Demokratët kanë marrë lekë borxh për të mbijetuar, bashkitë ofrojnë mundësi punësimi, diku më pak dhe diku më shumë. Demokratët po detyrohen që ti bashkohen foltores së Berishës, Basha është pa moral. Thotë sot je kandidat për deputet, pastaj pas dy orësh nuk e gjen veten në asnjë listë. Vendoste trupin e vetë para demokratëve, po mendjen e kishte në pazar me Edi Ramën.

Ne nuk kemi pasur mbështetje logjistike si të punonim, në Fier kandidatët kanë marrë 2-4 milionë lekë të vjetra, këto para kishin kandidatët. Artileria e PS, mekanizmi i pushtetit ishin shumë të forta. Ne nuk kishim mundësi që tiu jepnim njerëzve një kafe, janë 13 milionë euro donacionet për PD. Dikush ka dhënë dhe shpirtin, Basha është një njeri që nuk i dhimbset sesi vuajnë njerëzit poshtë.

Lulzim Basha paguan 3500 euro kursin e vajzës së tij për tenis, një thashethem i tillë i duhet thënë njerëzve. Berisha është bashkëfajtor me Lulzim Bashën, pasi ia ka miratuar në heshtje të gjitha vendimet e tij, tani nuk vlen Lulzim Basha se ty tu prek interesi.

Demokratët janë në dilem, të zgjedhin Berishën 77-vjeç apo Bashën që është pa moral.

Basha ka qenë në pazar që ditën e parë me Edi Ramën për të shitur zgjedhjet, ky i ka shitur zgjedhjet qëkur u ul në tavolinë me Damian Gjiknurin. Basha na ka kërkuar që të raportonim shifra

 fiktive, ne arrinim limitin e objektivit, raportohej në mënyrë fiktive dhe ata miratonin. Kërkoheshin nga qendra raporte fiktive.

Ka kandidatë, mbi 10 deputetë që kanë paguar nga 200 mijë euro për të qenë deputet. Kush i ka marrë këto lekë është një pyetje retorike. Në Fier ka ardhur një zonjë dhe është renditur në vendin e dytë në listë, pa asnjë kontribut, Xhelal Mziun e përzunë nga Kamza, dhe Basha e çoi të parin në Dibër.

Do ketë një shkëputje tjetër nga grupi parlamentar, për shkak se e shohin që Basha nuk ka mbështetje. Ata do të vlerësohen personalisht, demokratët janë tërbuar, nëse Basha del në takime do ta gjuajnë me këpucë, pasi është akumuluar inati, janë ata njerëz që e votojnë PD-n.

Lulzim Basha nuk të ngreh as qimen, as nuk skuqet, ndërkohë që Sali Berisha të rrëqeth kur flet. Janë larguar njerëz me kontribute, për shkak se nuk ishin besnik. Sot Tomor Alizoti po mban një distancim si nga Basha si nga Berisha pasi e di rëndësinë e bazës. Deri në 11 Dhjetor Bashës do ti mbeten mbrapa dy apo tre veta, vetëm Grida Duma dhe Ervin Salianji.“, tha Toska./m.j

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

 

Next Post
FOTO nga Infektivi/ Të sëmurët me COVID shëtisin me karrocë dhe maska oksigjeni

FOTO nga Infektivi/ Të sëmurët me COVID shëtisin me karrocë dhe maska oksigjeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In