• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result
Home Editorial

Do e digjte Berisha…

Skënder Minxhozi by Skënder Minxhozi
July 30, 2020
in Editorial, Kryesoret
4
KLD, japonezët shqiptarë pa pushkë
0
SHARES
18
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Nuk është surprizë që mendojnë djegiet dhe armët. I kanë të dyja me bollëk në vatrat e fjetura të trurit. Dhe kur puna është për të arshivuar humbjen politike të radhës, instiktet çojnë natyrshëm tek zjarri dhe armët. Njërit prej kryeopozitarëve i ka shpëtuar sot një e vërtetë frojdiane. “Berisha do e kishte djegur Kuvendin sot, nëse do ishte në krye të opozitës”.

Si për t’i bërë jehonë impulsit të tij luftarak, një tjetër zyrtar i opozitës poston në rrjetet sociale një pisqollë dhe një brez me fishekë. Dy reagime elokuente, që tregojnë se cili ishte përjetimi i opozitës sot, teksa Rama dhe Murrizi ndryshonin Kushtetutën, ndërsa Basha e Kryemadhi ndodheshin në kafe, të pafuqishëm për të influencuar atë që ndodhte brenda sallës së parlamentit.

Në fakt votimi i sotëm i ndryshimeve kushtetuese, që hapi listat e kandidatëve dhe synon t’i japë fund koalicioneve me shumë lista emërore, ka qenë një moment me rrezik të lartë tensioni në Tiranë. Jo vetëm politik, por edhe më tej.

Shumëkush që nuk e sheh dot me sy Edi Ramën, mendon sot se janë shterrur rrugët dhe mjetet paqësore për ta lëvizur atë nga vendi. Edhe lëvizjet e dhunshme të vitit të shkuar, edhe pisqollat dhe nostalgjia për zjarret e Berishës, këtë ndjesi kapitullimi dhe revanshi pasqyrojnë.

Por monedha në këtë rast ka një anë tjetër të saj, krejt të ndryshme nga dëshira e pashtershme e një pjese të opozitës së sotme, për t’i larë hesapet një herë e mirë me “Covidin e Surrelit”, siç e quajnë së fundi Edi Ramën. Dhe ana tjetër e monedhës është pikërisht dëmi i pariparueshëm që i ka sjellë opozitës së sotme, PD-së në radhë të parë, tundimi i fortë drejt molotovëve, zjarrit dhe kalldrëmit të shkulur të bulevardit.

Kush ka jetuar brenda opozitës aktuale në shtatë vitet e fundit, ka mjaftueshëm prova dhe argumenta për t’i ikur edhe zjarrit të Berishës, edhe pisqollave e vezmeve me fishekë në Facebook. Sepse ato thjesht nuk të sjellin në pushtet.

Lulzim Basha nuk është ai që përshkruan kryeopozitari nostalgjik për zjarret në Kuvendin e Shqipërisë. Nëse sot Basha reagoi ashpër, por brenda vijave, kjo vjen jo vetëm sepse ambasadorët e SHBA e BE i shkojnë përditë në zyrë, por edhe sepse ai e ka tashmë të qartë se rruga e dhunës e la me gisht në gojë. Basha është djegur shumë herë këto vite, nga linja e tij e ashpër e ndjekur me kokëfortësi, e që në fund ka çuar në tërheqje pa kushte.

Nëse PD nuk do të ishte tunduar skajshëm vjet, për të hedhur në Lanë mandatet, sot do të ishim duke treguar një histori krejt të ndryshme në lidhje me Kushtetutën. Asnjë ndryshim kushtetues nuk do të bëhej dot, nëse PD e LSI do të ishin në parlament, e jo në rrugë. Për pasojë, koalicionet me lista shumë emërore, formula që do të  garantonte rezultat maksimal për opozitën në zgjedhjet e ardhshme, do të ishin thjesht të paprekshme për Ramën.

Zjarri dhe pisqollat e çuan punën në këtë derexhe, për ata që sot nuk  arritën të ndalin as akrobacinë e fundit të qeverisë: ndryshimin në mënyrë të njëanshme të Kushtetutës së vendit! Jo se Rama ka ndonjë kartë të bardhë për të bërë ç’të dojë pa ju dridhur qerpiku. Por sepse mënyra sesi është ndërtuar sot marrëdhënia mes pozitës dhe opozitës në këtë vend, me një pjesë në rrugë e tjetrën në parlament, e ka bërë të vështirë për arbitrat e huaj, që t’i ndalin dorën njërës apo tjetrës palë. Si zakonisht, loja politike shqiptare është thellësisht e errët, hileqare dhe e koklavitur për kancelaritë, që nuk kanë kohë të shpleksin nga e para çdo lëmsh që pjell kriza shqiptare.

Nevoja për stabilitet fiton gjithmonë mbi këto rrethana të ngatërruara që sjellin me vete ngjarjet në Tiranë dhe sot kemi parë një dëshmi të paprecedent të kësaj linje stoike të Perëndimit në Tiranë.

Tags: skender minxhozi
Previous Post

Shqiptari kapet me 1 kg heroinë në kroskotin e makinës/ Marrësi i ‘pakos’ mister

Next Post

Trump hedh idenë e shtyrjes së zgjedhjeve në SHBA: Do të jenë më të manipuluarat në histori

Next Post
Trump hedh idenë e shtyrjes së zgjedhjeve në SHBA: Do të jenë më të manipuluarat në histori

Trump hedh idenë e shtyrjes së zgjedhjeve në SHBA: Do të jenë më të manipuluarat në histori

Comments 4

  1. Anonymous says:
    5 years ago

    Po ja mbajt le te beje

    Reply
    • Beneti says:
      5 years ago

      Rama,pervec shume idiotesive qe ka bere keto 10 vjet,si antikomunist i thekur,ka vetem nje merite,qe ja u ka futur Sales,Likes dheLulit ne nje fare feje,sa nuk e marin veten per nje kohe te gjate.Kjo ka ndodhur se te katert kane nje menyre te menduar fhe te kater,,jane bere sa nje derr,jane shkolluar dhe kane bere qef e gallate ne ate periudhe.Periudhe kur ne punonim per interesin e pergjithshem.

      Reply
  2. leka says:
    5 years ago

    Dhuna ndaj shtetit eshte pergjegjesi penale ,bile dhe terrorizem ndaj shtetit . Te dy rastet e deklarimeve nga Ndoka qe thote se po te ishte Berisha do e digjte psrlamentin dhe Alibeja qe nxjerr pisqollen ne fotografi si simbol i luftes kunder qeverise duhet te merren te pandehur .Saliu ka perdorur dhune shume here kunder qeverive te majta se ka pasur ne krah nje drejtesi militante kriminale ,qe kurre nuk denoi fajtoret ,bile i inkurajoi per veprime te tjera te dhuneshme .Ne cdo vend te BE ku duhet te shkojme, ka protesta te dhuneshme ,por shteti i fut ne burg ne baze te ligjeve ne fuqi

    Reply
  3. Shaban. says:
    5 years ago

    Ndoka ska mender me than byth asme marr frym.Ai thjesht asht nje lehes pa dham.Asht i deturum me fol njasht se ndoshta dikuj i sheton ne tok ndonji cop buk e pa lyme as me uj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Bamir Topi: PD, e sëmurë kronike prej shumë vitesh
  • 7 arsye se pse Kuvendi duhet të rrëzojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut
  • Kërkesa për Ballukun, Dudushi: SPAK-u ka hyrë në politikë, vendimin e Kushtetueses e mori si…
  • Salianji falenderon demokratët pas takimit në Elbasan: Ftoj të gjithë opozitarët ta bëjmë sërish PD shtëpinë politike të shumicës së shqiptarëve
  • “Në rastin e Ballukut, SPAK u tregua politik”/ Curri: Në janar, Rama mund të…
JavaNews.al

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi

Më tepër

  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi