• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do dyfishohen kapacitetet”/ Aeroporti: Njerëzit të na mirëkuptojnë. Sot vijnë ekipet

by Java News
24/05/2022 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aeroporti i Rinasit do të ofrojë dy herë e gjysmë më shumë kapacitet se në kushtet normale kur na ndajë vetëm 24 orë nga  finalja e Conference League.

Lajmi u bë i ditur nga Drejtori ekzekutiv i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj në një deklaratë për mediat nga aeroporti i Rinasit.

“Përgatitjet kanë filluar që në Mars në bashkëpunim me UEFA, eurokontrollin, albkontrollin, policinë dhe aeroportin që është përgjegjës për lejet e fluturimit. Çdo gjë filloi të konkretizohej pasi u përcaktuan finalistët

Sot aeroportit të Tiranës i kërkohet të ofrojë 2 herë e gjysmë më shumë sesa kapacitetet normale. Nëse sot në stendë janë 17 avionë, nesër na kërkohet të kemi 42 avionë. Imagjinoni çfarë ngarkesë do të ketë. Njerëzit të na mirëkuptojnë. Këto turma njerëz që gëzojnë, nga ana e operimit duhet të menaxhohen”, tha Et’hemaj.

Maksim Et’hemaj theksoi se për të menaxhuar situatën janë siguruar dy grupe operacionale, ku njëri do të merret me sigurinë dhe lëvizjen në qytet drejtuar nga Policia e Tiranës, ndërsa tjetri është vendosur te Alb Control ku do të merret me pritjen e pasagjerëve.

Ndeshja do të mbahet më 25 maj në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Ndërkohë CEO i TIA-s Costandin von Albensleben ka deklaruar se sot TIA do të ketë 142 fluturime dhe nesër do të vijnë 176 avionë me 36 avionë që do të jenë me tifozë.

“Trafiku hyrës për këtë ndeshje ka nisur. Numri më i madh i tifozëve do të vijnë sot dhe nesër, disa nga tifozët kanë ardhur gjatë këtyre ditëve, gjithashtu dhe dy ekipet e futbollit Roma dhe Feynoord do të vijnë sot. Sot TIA do të ketë 142 fluturime, 18 nga tifozët dhe nesër do të vijnë 176 avionë me 36 avionë që do të jenë me tifozë. Ne do të jemi shumë të ngarkuar në aeroport për të mirëpritur të gjithë pasagjerët dhe tifozët por mund t’ju siguroj se trafiku ajror do të vazhdojë në mënyrë normale edhe për fluturimet e zakonshme. Ne kemi bërë përgatitjet tona kemi vendosur orare dhe autobusët, mendoj që çdo gjë do shkoj mirë, shpresoj që do të jetë një ndeshje super e futbollit dhe tifozët do të largohen gjatë natës pas ndeshjes dhe trafiku ajror do të vazhdojë normalisht edhe në 26 Maj. Jam optimist se gjithçka do të shkoj mirë”, tha Von Albensleben.

g.kosovari

Next Post
“BE qëndron përkrah Shqipërinë”/ Mcallister: Tirana po vë në zbatim reforma thelbësore

"BE qëndron përkrah Shqipërinë"/ Mcallister: Tirana po vë në zbatim reforma thelbësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In