• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do bëjmë dasmën e madhe…”/ Integrimi, Rama: Plani i Von der Leyen tregon hapjen e BE drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor

by Java News
16/10/2023 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për kryeministrin Edi Rama, plani i presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen për integrimin, tregon hapjen e Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë, me Von der Leyan dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Rama deklaroi se sipas këtij plani, BE është e gatshme të marrë hapa shtesë që ka lidhje me anëtarësimin, qoftë financiarisht dhe gjithashtu sa i përket hapjes të një tregu të vetëm.

“Më lini që të përfundoj duke nënvizuar rëndësinë e lartë të këtij samiti sepse kam frikë se më pas do të diskutohen për fjalët se çfarë tha presidentja Von der Leyen apo kancelari Scholz. Çështja është se diçka thelbësore po ndryshon thelbësisht. Ne mund të diskutojmë sesa shumë kohë na është dashur dhe sa torturuese kjo rrugë është, por që prej agresionit rus, diçka ka ndyshuar thelbësisht. Ne mund ta shohim sepse ne jemi të detajuar ndaj çdo lëvizjeje, çdo buzëqeshjeje, çdo lëvizje syri kur njerëzit flasin. Nëse më parë, mund të shihnim dosa vende anëtare shumë pozitive, dhe disa vende anëtare të tjera skeptike, sot nuk është e njëjta gjë. Është një frymë e ndryshe sot.

Samiti ka sjellë disa rezultate të jashtëzakonshme, plani i Von der Leyen nuk është më si dikur, nuk është diçka si gjithë të tjerat, është i hapur dhe tregon se BE po hapet drejt vendeve jo anëtare të Ballkanit Perëndimor duke pranuar se janë të gatshëm, të marrin hapa shtesë që kanë lidhje me anëtarësimin, qoftë financiarisht dhe gjithashtu sa i përket hapjes të një tregu të vetëm. Nuk është një anëtarësim i plotë, sigurisht, por nuk është e njëjta gjë që ka ndodhur për vendet e tjera”, theksoi ai.

Rama: Samiti i Procesit të Berlinit ka hapur një rrugë që do të jetë më e zgjeruar vitin tjetër

Kryeministri Edi Rama theksoi se theksoi se Samiti i Procesit të Berlinit, që u mbajt këtë të hënë në Tiranë, ka hapur një rrugë që do të jetë më e zgjeruar vitin tjetër. Këtë koment ai e bëri në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.

“Ne kemi mësuar në mënyrën e keqe por duhet të shtyjmë sepse siç thonë gjithmonë BE iu mundëson vendeve diçka që nuk e gjen në asnjë vend tjetër, që nuk e mëson në libra, dhe është mënyra se si të ndërtosh një shtet me standarte demokratike dhe institucionet. Kush mund ta mësojë këtë gjë përveç BE-së. Unë mund të them se ky samit ka qenë historik dhe me atë këndvështrim ka hapur një rrugë që do të jetë më e madhe dhe e zgjeruar vitin tjetër dhe nga ana tjetër ne duhet të bëjmë detyrat tona.

Pasi mësova në mënyrën e keqe se të dalësh në një takim me BE-në nuk ka të bëjë me atë që sa e do por gjithashtu edhe me sa kohë kanë të pranojnë një takim. Tani nuk ka të bëjë me takime, tani është të bësh detyrat e shtëpisë për vendin dhe njerëzit e vendit tënd dhe kur yjet të bëhen bashkë ne do të bëjmë dasmën e madhe. Nuk ka rëndësi…në italisht thonë çifti i faktit jo i bekuar nga një kishë por një çift, ne po shkojmë drejt kësaj dalëngadalë por në mënyrë të qëndrueshme.“, u shpreh Rama./m.j

Next Post
SONDAZHI / Rama apo Kurti? Shqiptarët vlerësojnë se kush ka mbajtur qëndrim më të drejtë për veriun e Kosovës

"Veriu, tokë e askujt"/ Kurti i përgjigjet Ramës: Është territor i Kosovës. Trupat e NATO-s të jenë në patrullim me...!

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Une 1 pyetje kame,ju thoni qe hyrja e Shqiperise ne Bashkimi evropjan eshte pozitive.tani le te flasim me fakte Bullgaria dhe Rumania jane 17 vjet ne Bashkimin Evropjane cfare ka ndryshuar te keto shtete.Bullgaria dhe Rumania skane asnje aeroplan asnje tank asnje nendetese skane ushtri as fabrika skane as bujqesi te zhvilluar,Shqiperia po u fut ne BE si Bullgaria dhe Rumania dhe Hungaria dhe Sllovakia nuk do behet d.m.th pa ushtri pa fabrika pa bujqesi.atehere perse thoni qe Bashkimi Evropjan eshte i rendesishem mos ja fusni kot gje apo kujtoni se populli Shqiptare eshte budalla dhe do ta genjeni ju leshkot

    Reply

Leave a Reply to Armand Babi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
Të enjten Kuvend/ Zgjidhen anëtarët e Autoritetit të Konkurrencës dhe AKEP-it, dy interpelanca me Ramën e Lamallarin

Të enjten Kuvend/ Zgjidhen anëtarët e Autoritetit të Konkurrencës dhe AKEP-it, dy interpelanca me Ramën e Lamallarin

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In