• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do anulojmë koncesionet”/ PD heq dorë nga premtimi, ia kalon topin SPAK-ut: S’do e bëjë Basha, do ishte…

by Java News
12/02/2021 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike prezantoi sot planin për bujqësinë nëse do të vijë në pushtet pas 25 prillit. Për të shpjeguar në detaje projektin e së djathtës shqiptare, në studion e Radarit Informativ në ABC përballë gazetares Sibora Bitri ishte Dorian Teliti, shef i kabinetit të liderit të PD-së, Lulzim Basha.

“Nuk kemi premtuar mrekulli, por e kemi mendjen top për një plan real, i kostuar dhe që u jep përgjigje sfidave aktuale. Do të ketë investim direkt, jo për grumbulluesit, 100 milionë euro në vit subvencione.

A mjaftojnë këto 100 mln euro? Jo, objektiv është dhënia e një ndihme për të ulur koston e fermerit sot. 50 mln euro për kanalet e kullimit, që bujqësia shqiptare për 4 vitet e para të marrë një fytyrë të re” tha ai.

Risia e planit të PD-së do të jetë ngritja e një agjencie për të lidhur fermerin me tregun. “Do të ngremë Agjencinë e Promovimit të Eksporteve, do të jetë një portal, jo portal thjeshtë kompjuterik si e-Albania, por ku fermerët, prodhuesit, dhe pala tjetër që kërkon të blejë produktet, të kenë mundësi të takohen, të shkëmbejnë.

Agjencia do të lidhë kontaktet mes fermerit shqiptar dhe konsumatorit shqiptar dhe të huaj. Agjencia do të krijojë, tregje të vogla për të siguruar prodhimin, transportin dhe shitjen e mallit brenda dhe jashtë vendit” tha ai.

E ndërsa tregon faturën e premtimeve, Teliti rrëfen edhe rrugët ku do të gjenden milionat e eurove që duhen për të jetësuar projektet. Tre janë “burimet” ku bazohet PD, një prej të cilave është anulimi i koncesioneve, ku shefi i kabinetit të liderit demokrat, thotë se nuk do të bëhen me firmën e Lulzim Bashës, pasi do të ishte autogol, duke ia kaluar kështu SPAK-ut, “topin” e premtimeve që ka bërë.

“Angazhimet tona për këto impenjime shkojnë 400 mln euro në vit. A ka mundësi qeveria shqiptare t’i gjejë? Po. Tre elementë do të them, nuk po flasim për 7.2 mld euro dëme në 8 vite, por vetëm nga mungesa e konkurrencës në prokurimet publike, nëse t’i hap garë dhe vlerat ulen 10-15% si pasojë e garës normale, jo perfekte, t’i ke 300 mln euro të gatshme rezervë aty.

Ke cdo vit, 50-60 mln euro për shpenzime për mobilime zyrash, a kemi ne vullnetin për të marrë një vendim, në kohë krize që jemi, deri sa të rimëkëmbet ekonomia shqiptare shpenzime luksi do të jenë zero. Vetëm këtu kemi 350-360 mln euro, por edhe kursime të tjera që kanë për të ardhur, si mekanizimi ligjor për të anuluar kontratat koncensionare.

Jo me firmë të kryeministrit, pasi nëse bëhen ashtu të vjen arbitrazhi, qëllimi ynë është që 2 mld euro nga angazhimet koncensionare dhe ne kemi paraqitur ndryshimet ligjore, që do të ndërmerren duke përdorur mekanizimin anti-mafia.

Kalon barra e provës nga shteti te personi që ka përfituar dhe ata do të jenë të detyruar me ligj të justifikojnë të gjithë pasurinë e tyre dhe marrjen e parave. Për të zhveshur portofolin kryeministror nga kjo vendimmarrje, ne kemi vendosur dhe paraqitur mekanizimin tonë në tre hapa.

E para, qeveria do të përgatisë dosjen për ta çuar në SPAK, për të proceduar më tej dhe më pas kjo shkon në gjykatë për të marrë vendimin final. Ekspertët e PD kanë konstatuar se me këto prova që kanë aktualisht, se këto kontrata mund të zhbëhen lehtësisht me vendim gjykate. Nëse do të bëhen me firmë të kryeministrit do të ishte një autogol delitantesk” përfundoi Teliti.

g.kosovari

Next Post
“Meta ka menduar se do ta ndihmonte Zoti”, Manja: Shkeljet e Presidentit nuk çojnë në shkarkimin e tij

Arrestimi i Enkelejda Hoxhës/ Manja: Gjyqi, test për cilësinë e hetimeve të SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In