• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do anulojmë ‘Ballkani i Hapur”’, Berisha me fermerët në Cërrik: Ka një politikë absolutisht armiqësore ndaj jush

by E S
13/06/2026 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të shtunë, 13 qershor, një takim me fermerët në Cërrik, në kuadër të platformës së kësaj force politike, “Made in Albania, Zgjidhje për fermerin”.

Berisha u shpreh se fermerët në Shqipëri janë në një situatë shumë të pabarabartë dhe të pafavorshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe Europës.

Sipas tij, problemi kryesor është mospërputhja mes kontributit të bujqësisë dhe mbështetjes që ajo merr nga shteti. Ai theksoi se bujqësia prodhon rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por merr vetëm një pjesë shumë të vogël të buxhetit publik, rreth 0.19%. Për Berishën, kjo është një pabarazi e madhe dhe e padrejtë, sepse sektori kontribuon shumë, por mbështetet shumë pak.

Kryedemokrati u shpreh gjithashtu se buxheti real për sektorin është 32 milionë nga 52 milionë, pasi pjesa tjetër sipas tij shkon për administratën dhe burokracinë.

“Ju sot për fatin më të keq, më të papranueshëm, jeni fermerët më të diskriminuar në rajon dhe në Europë. Ju jepni 20% të prodhimit të brendshëm dhe merrni 0.19% të tij. Nuk ka pabarazi dhe padrejtësi më të madhe se kjo. Ta kthejmë në shifra të tjera: fondi buxhetor për bujqësinë realisht është 32 milionë euro. Në shifra është 52 milionë, por atë pjesë e merr burokracia dhe e merr administrata. Fermerëve u ngel për të gjithë veprimtaritë e tyre, u ngelen 32 milionë euro. Nuk ka shifër më qesharake. Absolutisht çdo fermer tjetër jashtë kufijve të këtij vendi, pa zbritur në Greqi se atje është krejt tjetër, por duke marrë Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, kanë të paktën gjashtë herë më shumë subvencione. Të paktën gjashtë herë më shumë. Çfarë ndodh kështu? Dhe përveç subvencionit, të gjitha këto vende pa përjashtim, fermerët e marrin naftën me gjysmën e çmimit që e merrni ju. Ju mund të habiteni, por ka një politikë absolutisht armiqësore ndaj jush“, u shpreh ai.

Berisha u shpreh se qeveria vendosi të heqë subvencionin e naftës për fermerët, duke e cilësuar këtë vendim të gabuar dhe të padrejtë.

Më pas ai kaloi te nisma “Ballkani i Hapur”, të cilën e cilëson si të dëmshme për fermerët shqiptarë.

Tani a mund t’i shtrojmë pyetjen vetes ne këtu? A nuk pati një krizë në çmimin e naftës gjatë luftës, Shtetet e Bashkuara me Iranin? Kudo ndikoi ajo. Dhe në çdo vend qeveritë ndihmën e parë tek fermerët, absolutisht në çdo vend. Gjermania dyfishoi subvencionin për naftën. Po çdo vend tjetër. Kurse ky në mënyrë më të pacipë, më cinike, deklaroi do ta heqim thatë. Si mund ta heqësh ti atë? Dhe mashtronte. I thoshte gazetarëve se në Europë tani nuk përdoret më kjo. Në një kohë kur nuk ka vend në Europë, ia thashë në atë kohë, gjej një vend të vetëm që nuk subvencionon naftën e fermerëve. Jo e subvencionon, por nga kriza në Gjirin Persik pati vende që e dyfishuan subvencionin, kurse ky e hoqi subvencionin. Për t’jua bërë ju të pamundur, të punoni tokën dhe të ikni. Çfarë do të thotë kjo? Pse mashtron në këtë mënyrë? Pra, Ballkani i Hapur. Çfarë ishte Ballkani i Hapur? Ishte një akt armiqësor ndaj jush. Sepse hapi dyert në të katër anët për vërshimin e prodhimeve bujqësore të shumadijes të Serbisë, vend i cili subvencionin ndaj fermerëve jo tani, por dhe 40 vite më parë e ka patur 8 herë më të madh se ç’e keni ju sot. 8 herë më të madh. Po!
Ata kanë nga sistemet e vaditjes më moderne në Europë. E ka dhe Kosova atë sistem të trashëguar, e të tjerë e të tjerë. Dhe tani hapin thotë doganat, të vijë kamioni, se vonohet kamioni. E çfarë ndodhi?
Therje masive e lopëve, e të imtave, qumështi pluhur vërshoi dhe ju mbeten prodhimet, ju mbetet gjithçka tjetër vetëm të vuani. Ndaj dhe ne e konsiderojmë jetike mbështetjen tuaj”, tha ai.

Berisha u shpreh se fshati është lënë pas dore dhe nuk është zhvilluar, ndonëse ka nevojë më të madhe për mbështetje. Ai premtoi se nëse vjen në pushtet, një nga veprimet e para do të jetë anulimi i “Ballkanit të Hapur” dhe rishikimi i marrëveshjeve që, sipas tij, dëmtojnë bujqësinë shqiptare.

“Çfarë investimesh janë bërë në Shqipërinë rurale? Pothuajse zero. Në zonat bujqësore, në fshatra, i ndërpreu. Në një kohë kur ato ishin zonat me nevoja absolute më të mëdha. Pra, fermeri shqiptar sot është fermer i braktisur, është fermer i dekurajuar, është fermer i dënuar nga prodhimet që vijnë pas hapjes së kufijve në Ballkanin e Hapur. Sot jam këtu për t’ju zotuar se një nga aktet e para, anulimi përfundimtar i çdo akti të Ballkanit të Hapur. Po! Dhe megjithëse Bashkimi Europian ju dha ultimatum, e kishin në mendje, në qoftë se u kujtohet, kishin lënë një ritakim thoshte në Durrës, me këtë, me Vuçiçin dhe atë të kryeministrin e tjetër. Ne dolëm, ne organizuam një protestë në bulevard në atë kohë. Por i erdhi ultimatumi nga Bashkimi Europian që po u mblodhët më, çfarë ishte ajo? Megjithatë nisma është bllokuar, por marrëveshjet vazhdojnë. Nuk janë bllokuar marrëveshjet, të cilat, të cilat dëmtojnë palcërisht prodhimin tonë.

Next Post
Ministria e Jashtme e Iranit: Nuk do ta nënshkruajmë marrëveshjen me SHBA-të nesër

Ministria e Jashtme e Iranit: Nuk do ta nënshkruajmë marrëveshjen me SHBA-të nesër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

“Do të vijoj betejën për Tiranën”, Braçe: Jam gati të garoj me Ogertën, Arbrin apo këdo! Socialistët duhet të zgjedhin…

July 30, 2026
Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

July 29, 2026
Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

July 29, 2026
“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

Gonxhja: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj Policisë do merret prej veshësh a leckash dhe do procedohet

July 29, 2026
A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

July 29, 2026
Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

July 29, 2026
Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

July 29, 2026
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

July 29, 2026
La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

July 29, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Deklarata e fortë e Braçes: Në PS ka luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com