• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Djemtë e mi nuk kanë X5”, përgjimet që ‘gozhduan’ fajdexhinjtë e Shkodrës

by Java News
19/03/2019 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Prefekti i Shkodrës Paulin Radovani u detyrua të shkojë në dyert e policisë atëherë kur çdo ditë borxhdhënës i vinin në biznesin e tij dhe i kërkonin shumat e dhëna dy djemve të tij, Robertit dhe Eltonit.

Mandej, gjithë procesi rrjedh mes përgjimeve dhe vëzhgimeve ambientale. Përgjimet kanë zgjatur dy muaj dhe nga janari Paulin Radovani ka pasur dhjetëra vizita në oborrin e fabrikës, të personave që kërkonin kthimin e borxheve, të cilët shpesh flisnin për përqindje e shpesh e kërcënonin.

Përgjimi 1

Më datë 25 janar Paulin Radovani telefonohet nga i dyshuari Byrhan Aliaj. Ai e kërcënon se nëse nuk i jep borxhin përpara të tjerëve, do t’i ketë punët keq. Gazeta “Si” disponon përgjimin si më poshtë:

Byrhan Aliaj: “Më ke 45 mijë euro, ku 45 mi ka Toni dhe 10 mi ka Berti, para se me ik Toni (që të dy djemtë e Paulinit). Ka ardhur e mi ka marrë ke bixhozi në Rus. Ka ken edhe Elisi me të, pyete. Më kanë marrë më pas edhe makinën që i kanë shitur Gysit, makinën time dhe për këtë punë po të them unë. Ti sqaroji muhabetet edhe deri në fund të muajit të pres. Nuk kam ça me t’ba. Njikaq të thotë Byli ty”.

Paulin Radovani: “Djemtë e mi nuk kanë pasur makinë X5, cilën makinë të kanë marrë mor?”

Byrhan Aliaj: “Ai e ka marrë makinën edhe ku e ka shit , ai e din vetë. Unë për njet punë po të them. Ti merre Tonin në telefon edhe fol me të”.

Prokuroria pohon se Byrhan Aliaj jep lekë me fajde, por edhe pse i referohet përgjimit të datës 25 janar ku flitet për borxhet e shkaktuara nga bixhozi, nuk sjell raste të tjera konkrete në adresë të këtij shtetasi. Por si prova prokuroria ka radhitur kundër tij mbajtjen peng të 11 automjeteve të regjistruara në emër të familjarit të tij që dyshohet se janë përfituar prej tij sapo personat që kishin marrë borxh i kishin lënë peng, por në pamundësi për të paguar fajdet, u janë sekuestruar makinat.

Për këtë person Radovani tregon se e njeh me nofkën Myl katunari, por edhe të birin, Jonuzin. Radovani pranon se një vit para denoncimit i kishin lënë një këst të fajdeve, por më pas Burhani i ka thënë se borxhi ka shkuar 44 mijë euro. Madje, Radovani shton se në fabrikë i kishte ardhur edhe i biri i Burhanit që i kishte përcjellë mesazhin: “Mos e harro borxhin e babës”.

Përgjimi 2

Gjatë përgjimeve të pranuara nga gjykata dhe që nisin fillimisht në datën 26 janar e madje janë shtyrë me nga 15 ditë, del se borxhet shpesh jepeshin me përqindje javore që variojnë nga 3 për qind deri në 5 për qind dhe që më pas nga pamundësia e borxhliut shkonin në 20 për qind. Në përgjime del edhe një tjetër fajdexhi, Edi Memcaj nga Shkodra i moshës 33 vjeç. Sërish telefonata i adresohet Paulin Radovanit, babait të Eltonit dhe Robertit, të cilët janë larguar nga Shqipëria. Ata kanë hyrë miliona euro borxh gjatë lojës së bixhozit, por nga biseda kuptohet se edhe vetë denoncuesi kishte marrë lekë hua për rrogat e punëtorëve pasi ai ka një fabrikë në qytetin e Shkodrës.

Telefonata kryhet në datën 28 janar dhe dy ditë pasi një tjetër borxhli kishte telefonuar ish-prefektin.

Edi Memcaj: “Kam një javë, 10 ditë që të marrin njerëz me të taku, jo sot, jo nesër. Pse më bezdis, pasi më ka marrë noterja dhe i thua nuk di ku kam hedhur firmat. Të kam respektuar pasi kam të gjitha kamerat dhe të kam incizuar çdo bisedë me djemtë e tu, unë jam ai djali që më ke lyp lekë për rroga. Jam ai djali që me ke mbetur shumë lekë borxh. Bën mirë me ardhë e me m’taku, unë nuk ta ha tokën ty dhe nuk të dua asnjë cent më shumë. Mos më luaj mua viktimën, mos më ba si të marr, mos më thuaj nuk e di ku janë djemtë, ti flet me djemtë e tu, ti ke fillu tu i ba punët me shtet. Mua si të duash më ke, n’daç me shtet e n’daç me privat”.

Paulin Radovani: “Çfarë kuptimi ka n’daç me shtet e n’daç me privat se s’po të marr vesh itash?”

Edi Memcaj: “E di mirë ti se je t’u m’inçizu, unë do shkoj të denoncoj në shtet se ça je t’u ba ti. Sa herë më ke ardhur te shtëpia të kam me kamera. Kam me inçizime djemtë e tu sa herë kanë ardhur, sa lekë më kanë çu me lyp në tanë Shkodrën. Nuk të kam borxh as unë e as familja ime. Nuk dona me dit gja më Pavlin, na ti kena dhanë lekët ty”.

Paulin Radovani: “Një minutë mor, unë s’të kam nisë kërkënd dhe s’jam marrë hiç me ty mor”.

Edi Memcaj: “Ka një javë që të kërkoj”.

Paulini: “Ti nuk ke një javë që më kërkon se para katër a pesë ditësh dole andej nga oborri”.

Edi: “Unë nuk kam ardhur të të bezdis te puna. Mos kujto se kam frikë kënd. Asnjë send nuk ke ça me më ba, as me më fut në burg, jeta është e gjatë dhe lekët janë të miat”.

Paulini: “Nuk jam nisur me fut kënd në burg, por me mujt me la ato borxhe që kam unë, boll kam”.

Edi: “Ka 3 katër muaj që mua as më kanë dhënë fajde e asnjë send djemtë e tu. Ti ke marrë noteren dhe i ke thënë se unë nuk di gjë se kam hedhur firmat. Tokën e ke njaty, s’prish punë toka”.

Në përgjime, ish-prefektit i kërkohet ta takojë dhe në fund vendoset që atë ta takojë shtetasi Altin Salihi, i cili një ditë pas telefonatës hyn në firmën e Radovanit. Takimi mes dy burrave fiksohet kësaj radhe nga përgjimi ambiental. Të dy burrat flasin për një borxh prej 80 mijë euro që dy djemtë e tij ia kishin marrë Edi Memcajt, aty diskutohet se nëse nuk shlyhet borxhi, atij do t’i merret toka që ishte lënë peng te noterja Valbona Fishta, një peng i lënë përmes kontratës noteriale. Kontrata siç rezulton është lidhur në fakt mes shtetasit Musa Derguti dhe Paulin Radovanit për shumën e 80 mijë eurove dhe në rast moskthimi atij do t’i merrej toka. Paulin Radovani ka pranuar se e njeh Edi Memcaj dhe se përfituesi i vërtetë i kësaj kontrate ishte ai, por ai pranon gjithashtu se Memcaj iu ka dhënë lekë me fajde dy djemve të tij. Për shkak të këtyre huave Memcaj ka përfituar një truall 500 metra katrorë në Velipojë dhe një dyqan.

Përgjimi 3

Paulin Radovani vizitohet gjithashtu edhe nga të dyshuar të tjerë që u numërojnë borxhet dhe fajdet. Marjan Bregu rezulton t’i numërojë si borxhe një gjashtëshe dhe një treshe dhe më pas shton 3 herë nga dy mijë plus një mijë. Kur Radovani e pyet a kanë qenë me përqindje këto shuma, ai i përgjigjet që ia ka dhënë 10 për qind. Në një përgjim tjetër, Kolec Marku ose siç njihet në Shkodër me nofkën Lec Gjoni telefonon Paulin Radovanin.

Koleci: “Leci jam drejtor”.

Radovani: “O Lec m’kishe ba mesazh e më thoshe se po të pres tek Elita për me më marr 3 mijë euro dhe dy milionë lekë?”

Koleci: “Po”.

Radovani: “Ku me i marr o Lec, ti hajde e merr në shtëpi c’të jenë edhe shiti. Unë edhe me mujt me marr kund lekë unë nuk kam ku me i marr”.

Koleci: “Për kryet e fëmijëve, unë i kam të huajat o drejtor”.

Radovani: “Po pse i le ti kesh këtë shumë, tash që më ikën fëmija more Lec. Po prit more Lec. Ku kam me i marrë mor Lec?”

Koleci: “Mu dekshin fëmija mor, nuk të rrej, por ja çu njito dy burrave që ua kam marrë . Janë çu peshë, e kanë marrë vesht se kanë ikë dhe për kryet e fëmijëve 8 mijë herë telefonit m’i kanë ra. Nuk po dij se ku me i marr se nuk të…”

Radovani: “Lec, sa ditë ke që i ke kallxu Paulinit se më kanë marrë fëmijët borxh?”

Koleci: “Po ca me të thanë unë more drejtor, po kush dreqin e diti këtë punë?”

Radovani: “O Lec unë nuk kam ku me i marr. Njishtu me asht me lëshu tanë Shkodrën dhe unë po marr vesht se çfarë po bëhet. A ke leverdi me ia fut unë vedit, ose me vra ti e po ta firmosi se të kam thënë unë, a po e zgjidh problemin? Lec të lutem se jam nën një trysni që po loz mendsh”.

“Gazeta Si”

Next Post
Klosi: PD s’ka kandidatë për zgjedhjet lokale, PS është më solide se kurrë

Klosi: PD s’ka kandidatë për zgjedhjet lokale, PS është më solide se kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In