Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar sekuestrimin e dy njësive tregtare me sipërfaqe 110 metra katrorë, në pronësi të Pali Dedjas.
Gjithashtu, ka kërkuar edhe sekuestrimin e 1000 metrave katrorë toke në Elbasan, në pronësi të po këtij shtetasi.
Prokuroria ka bërë këtë kërkesë pasi “dy djemtë e Pali Dedjes janë shpallur fajtorë në Itali për shfrytëzim prostitucioni”.
Dyshohet se pasuritë janë krijuar prej të ardhurave nga ky aktivitet kriminal.
/ Top Channel