• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Djegia e mandateve, Peleshi: Lëvizje antisistem, godet demokracinë

by A R
02/04/2019 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Niko Peleshi gjatë një interviste televizive foli për situatën politike në vend, rolin e mazhorancës, shtyrja e komisionit të reformës zgjedhore, si dhe djegia e mandateve dhe raporti i DASH për Shqipërinë.

Peleshi u shpreh se sa i takon kërkesës për shtyrjen e komisionit të Reformës Zgjedhore,  bëhet për të mos shkuar të vetëm në proceset zgjedhore.

“Ka një arsye që lidhet me vullnetin tonë për të mos shkuar vetëm në proceset që na shoqërojnë. Ne kemi zgjedhjet, do të donim të ishte një garë sa më e fortë, sa më e fortë të jetë gara dhe kundërshtari, aq më cilësor është dhe rezultati. Të mos jemi të vetëm, por të kemi dhe opozitën shqiptare padyshim. Ky është një proces individual, por edhe pozitiv se disa deputetë ushtrojnë detyrimin për të çuar zërin që përfaqësojnë në parlament”.

Ai shprehu gatishmërinë e mazhorancës për dialog dhe diskutim dhe mundësinë që ka opozita për të marrë pjesë në tryezë.

“Gatishmëria për të zhvilluar dialog dhe diskutim është artikuluar nga kryetari i partisë dhe ka të bëjë me kulturën e PS dhe sjelljen politike të partisë sonë. Nuk mund ta fsheh që kualiteti i duhur ky është një shans për të mos u humbur jo vetëm nga ne, por edhe nga opozita, do jetë shans që do krijojë hapësirën për të na ulur për konstruktive jodestruktive. Nuk gjej asnjë arsye që kemi të bëjmë me parlament legjitim dhe qeveri legjitime, përmes njohjes së rezultatit të zgjedhjeve. Ne nuk jemi të lumtur të shkojmë të vetëm në zgjedhjet e 30 qershorit, nuk është fitore që na kënaq opozita na ka çuditur të gjithëve”, tha ai.

Djegien e mandateve, sipas Peleshit, konsiderohet një lëvizje antistem që ka goditur demokracinë.

“Djegia e mandateve është një lëvizje antisistem dhe këtu shtrohet çështja se ç’qëndrim do mbajmë në raport me sistemin. Nuk e kemi të drejtën as ne, as PD që të marrim peng procesin. Dinamikat nuk krijohen duke i rënë këmbës, apo me mjete e instrumente që nuk i përkasin këtij sistemi, opozita ka rrokur armët jashtë sistemit dhe është kundër vendit, padyshim. Unë nuk shoh për fat të keq as tërheqje, apo lëshim nga ana e tyre, kurse PS ka vullnet pozitiv për dialog dhe nuk mund të projektojmë tjetër veç këtij dialogu. Ne nuk mund të shpikim një lëvizje antisistem. Kjo është një goditje në zemër e demokracisë”, tha Peleshi.

Sa i takon sistemit të drejtësisë, Peleshi thotë se rruga për ndryshimin e tij ka nisur.

“Nëse e kanë fjalën për sistemin e drejtësisë rruga për ta ndryshuar këtë sistem ka filluar, na kërkon që të jemi bashkë”.

Sa i takon raportit të DASH për krimin dhe korrupsionin, Peleshi pranon që këto fenomene ekzistojnë, por sipas tij ka progres.

“Raporti i DASH tregoi një gjë, që ne nuk e kemi mohuar, fenomene të tilla negative ekzistojnë, por ne kemi bërë progres dhe kjo mjafton për të deligjitimuar këtë lëvizje radikale të opozitës”.

Zgjidhjen për këto fenomene Peleshi e sheh te Reforma në Drejtësi.

“Ka vetëm një rrugë që këto akuza të hetohen, institucione të pavarura, të forta të drejtësisë”.

Ai ka folur edhe për situatën kriminale në vend, ku sipas tij Policia e Shtetit meriton të jetë larg sherreve ndërmjet partive politike.

“Rendi dhe siguria nuk janë instrumente të luftës politike. Sa më shumë çështje të heqim nga axhenda e politikës, aq më shumë emancipim tregojmë”, përfundoi deputeti socialist Niko Peleshi.

/a.rada

Next Post
I hyjnë në banesë, gruaja në Berat dhunohet nga tre persona

I hyjnë në banesë, gruaja në Berat dhunohet nga tre persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In