• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Djegia e makinës, hetohen tre konflikte të Mumajesit me këngëtarë të tjerë

by Java News
20/12/2016 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dyshimet se zjarri në makinën e këngëtarit Flori Mumajesi ishte i qëllimshëm, sa vijnë e shtohen për policinë. Ngjarja u shënua mbrëmjen e së dielës, në rrugën “Ymer Kurti”, prapa Postës 8, në Tiranë. Burime pranë policisë bënë me dije se pista kryesore e hetimeve është ajo e zjarrvënies së qëllimshme, ku janë përqendruar edhe hetimet.

Këtë dyshim e përforcojnë edhe pamjet filmike, të cilat kanë kapur një djalë të ri, rreth të 30-tave në moshë, i cili duke mbajtur në dorë një qese futet qetësisht në parkingun e nëndheshëm. Ky person dyshohet të jetë dhe autori i ngjarjes, pasi shihet se brenda një minute del sërish prej andej, por pa pasur asgjë në dorë.

Burimet e sipërpërmendura thanë më tej se, nga hetimet paraprake dyshohet se autori ka pasur dy bidonë me benzinë, dhe pasi ka spërkatur me to mjetin fuoristradë, ka dalë nga garazhi dhe është larguar nëpër rrugët e pallateve, në zonën e sheshit “Willson”.

Vetëm pak sekonda pasi autori mundi të largohej, shpërtheu në flakë jo vetëm makina e këngëtarit Mumajesi, e cila u dogj totalisht, por edhe tri mjete të tjera, të cilat ishin të parkuara shumë pranë fuoristradës.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie si dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat shuan flakët dhe bënë të mundur evakuimin e banorëve për të mos u asfiksuar.

Pas ngjarjes, policia mori në pyetje edhe vetë këngëtarin, por Flori nuk ka dhënë ndonjë emër për sa u përket dyshimeve se kush mund ta ketë bërë këtë gjë.

Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se ngjarja në fjalë mund të ketë lidhje me profesionin e tij, por nuk përjashtohet edhe ajo e ndonjë konflikti të mundshëm që ai mund të ketë pasur me ndonjë person, edhe pse vetë këngëtari e ka mohuar këtë gjë.

Hetimet e policisë janë përqendruar në disa pista, duke nisur që nga konflikti i një viti më parë, që kantautori Flori Mumajesi pati me kantautorin Ernest Duka, i njohur me emrin e artit Stine, me të cilin pati edhe një përplasje fizike në 2015­n.

Një tjetër konflikt që po hetohet është ai me vëllezërit Endri e Stefi Prifti, që Mumajesi pati pas “Këngës Magjike”.

Po kështu, po hetohet edhe nëse ka ndonjë lidhje mes tekstit të këngës së re “Nallane 2”, që Flori publikoi pak para ngjarjes, dhe autorit të zjarrvënies.

Ndërkaq, nga këqyrja e pamjeve filmike vihet re se personi që i vuri flakën makinës është një mashkull rreth të 30-tave, i veshur me xhinse dhe xhaketë të errët dhe me kapuç në kokë.

DYSHIMET
Një nga arsyet e zjarrit të qëllimshëm mund të jetë publikimi i këngës së tij të re “Nallane 2”, që mendohet se ia ka dedikuar një vajze me të cilën nuk është më në lidhje. Dyshimet e policisë bazohen mbi faktin se djegia e automjetit të Flori Mumajesit ndodhi pak orë pasi kënga-dedikim ishte publikuar. Madje, një fakt interesant që mësohet është ai se edhe klipi i këngës së re është xhiruar nga Mumajesi brenda të njëjtit automjet që u përfshi nga flakët e mëdha.
BW/d.i.

Next Post
U qëllua 24 herë/ Zbulohet identiteti i personit të cilit ju bë atentat në Lezhë

Lezhë, kapet 29-vjeçari me 16 kg kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

October 23, 2026
Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

October 23, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

October 23, 2026
Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

October 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Tetor 2026

October 23, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

October 23, 2026
​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

October 23, 2026
Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

October 23, 2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

October 23, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In