• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Djegia e Kuranit/ Erdogan: Suedia të mos presë mbështetjen tonë për anëtarësim në NATO

by Java News
24/01/2023 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e saj në NATO pas protestave pranë ambasadës turke në Stokholm në fundjavë që çoi në djegien e kuranit.

“Është shumë e qartë se ata që lejojnë një blasfemi të tillë para ambasadës sonë në Stokholm nuk mund të presin më mbështetjen tonë për anëtarësimin e tyre në NATO. Qeveria suedeze nuk ka nevojë të përmendë të drejtat dhe liritë. Nëse vërtet respektoni të drejtat dhe lirinë, në fillim duhet të respektoni Republikën Turke ose besimet fetare të myslimanëve. Nëse nuk tregoni atë respekt, më vjen keq ju nuk do të shihni ndonjë mbështetje nga ne në lidhje me çështjen e anëtarësimit.”

Protestat në Stokholm  kanë rritur tensionet me Turqinë. Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom nuk pranoi të komentonte pas deklaratës së presidentit turk. Nga ana tjetër  Departamenti i Shtetit i SHBA-u shpreh se Finlanda dhe Suedia janë gati për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s, pasi presidenti turk Erdogan tha se Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e saj.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price u tha gazetarëve se djegia e librave të shenjtë është një akt thellësisht mosrespektues por vendet nordike plotësojnë plotësisht kushtet për anëtarësim.

“Ne mbështesim fuqimisht kandidaturat e tyre në NATO. Finlanda dhe Suedia janë të gatshme t’i bashkohen aleancës për shkak të aftësive të tyre ushtarake. Kur bëhet fjalë për atë që kemi parë ditët e fundit. Ne mbështesim lirinë e organizimit, të drejtën e tubimit paqësor si elementë të çdo demokracie. Por, ashtu siç tha kryeministri suedez djegia e librave që janë të shenjtë është një akt i turpshëm.”

Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm i Finlandës u shpreh duhet që të të gjitha palët duhet të ulen sërish në tryezën bisedimeve pas situatës që ndodhi fundjavën e kaluar. “Nevojitet një pushim përpara se të kthehemi në bisedimet trepalëshe dhe të shohim se ku jemi, kështu që nuk duhet të nxirren ende përfundime,” tha ministri i Jashtëm Pekka Haavisto për Reuters.

Djegia e Kuranit u krye nga Rasmus Paludan, lideri i partisë politike daneze të ekstremit të djathtë, Linja e fortë. Paludan, i cili gjithashtu ka nënshtetësi suedeze, ka organizuar një sërë demonstratash në të kaluarën ku ka djegur Kuranin të cilat kanë ndezur tensione edhe në Suedi.

Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t’u bashkuar me NATO-n pas pushtimit rus të Ukrainës, por të 30 vendet anëtare duhet të miratojnë ofertat e tyre. Ankaraja ka thënë më parë se Suedia në veçanti duhet së pari të marrë një qëndrim më të qartë kundër atyre që i sheh si terroristë, kryesisht militantë kurdë dhe një grupi që fajëson për një përpjekje për grusht shteti të vitit 2016 në Turqi.

/s.f

 

Next Post
Partia Socialiste paralajmëron kallëzim të ri për 21 janarin, Balla: Do bëhet brenda kësaj jave!

Balla thirrje ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit: Mos u fusni në listat e zgjedhjeve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In