• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Djalli fshihet në detaje”/ Rama flet për negociatat: Për të vegjlit rregullat nuk janë mjaftueshëm të respektuara

by Java News
22/02/2020 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama, teksa ka përsëritur edhe sot falënderime maksimale për gjithë sa u arrit në konferencën e Donatorëve për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit tragjik të nëntorit, është ndaluar gjatë në procesin e negociatave.

Ne fjalen e tij ne konferencen “Një kontinent një e ardhme”, per përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimorë në BE, Rama ka theksuar se vendi i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe meriton çeljen e negociatave, por refuzimi që sipas tij ishte fyes për vendin, erdhi për probleme të brendshme të BE-së dhe jo Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama është i vetëdijshëm se procesi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është bërë i vështirë dhe dëshpërues.

Në aktivitetin për integrimin e Ballkanit Perëndimor me tekë “Një kontinent një e ardhme”, kreu i qeverisë shqiptare tha se një ditë këtij procesi duhet ti vijë fundi. Sipas tij vendet skeptike e kanë problemin me vetë BE dhe jo më vendet kandidate për në BE.

“Nga ana tjetër është shumë e qartë se procesi është bërë gjithnjë e më tepër i vështirë, dëshpërues për vendet që janë në radhë për tu anëtarësuar. 

Kjo nuk vlen vetëm për Shqipërinë, por për  të gjithë vendet në radhë. Nëse do shihni procesin si ka shkuar për Polonin, apo për ata që kanë qenë kandidatë më parë, për integrimin dhe po ta shohësh tani është bërë gjithmonë më tepër i vështirë për shkak të kërkesave që janë bërë më të detajuara dhe ndonjëherë edhe kufizuese. Megjithatë është në rregull, por duhet të vijë një pikë kur i vjen fundi sepse është si një ushtrim i cili nuk ka fund. Në çdo moment, kur 1,2,3,4 apo 5 vende kanë problemet e tyre, kanë dinamikat e tyre dhe duan të thonë jo, ato e kanë mundësi që të gjejnë pretekst duke iu drejtuar gishtin vendeve të cilave u thonë jo. Jo për shkak të vendeve, por për shkak të problemeve që kanë ato”, tha kreu i qeverisë.

Rama tha se qendrimi i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për procesin e hapjes së negociatave është ndoshta më i drejtpërdrejti. Megjithatë ai tha se për të vegjëlit, rregullat nuk janë mjaftueshëm të respektuara.

“Do të doja të thoja që e shoh Francën, ndoshta si aktorin më të ndershëm në këtë debat, sepse presidenti Macron ka një qëndrim të hapur, të drejtpërdrejtë dhe shumë brutal do të thoja. Ajo çfarë po thonë është që Evropa siç është nuk funksionin. Nuk është një mënyrë për ti rënë vërdallë. 

Lajm  i mirë është që kjo ka hapur një debat të mirë dhe ka sjellë disa ndryshime të rëndësishme në metodikën e anëtarësimit që duket sikur janë të mirë për vendet, për komisionin dhe unionin. E ndoshta do ta bëjë procesin shumë më të qartë dhe më të drejtë. 

Dimë që djalli fshihet tek detajet. Përvoja na ka treguar se për më të vegjlit dhe më të dobëtit rregullat nuk janë mjaftueshëm të respektuara, ndërkohë që për të pasurit ka gjithmonë një rrugë”, tha më tej Rama.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë deklaroi se Donacionet për tërmetin nuk do ishin të mundur pa BE, pa KE dhe pa presidenten e KE, e cila ishte personalisht e angazhuar që prej momenteve të para pas katastrofës së tërmetit, më duhet të them që ishte një lehtësim i jashtëzakonshëm për kombin shqiptar, jo vetëm falë fondeve të jashtëzakonshme që u mobilizuan, por falë sinjalit mjaft të fortë të respektit ndaj vendit

Next Post
A është Shqipëria në rrezik nga koronavirusi/ Më Maqedoni izolohen dy kinezë

A është Shqipëria në rrezik nga koronavirusi/ Më Maqedoni izolohen dy kinezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

September 15, 2026
Procesi ndaj Thaçit në Hagë, ambasadori kroat: Të shikohet në kuadrin juridik

Procesi ndaj Thaçit në Hagë, ambasadori kroat: Të shikohet në kuadrin juridik

September 15, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

Demokracia, kujtesë për vlerën e lirisë

September 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

September 15, 2026
Shtyhet sërish Censi i Bujqësisë: Nuk ka buxhet, do të realizohet vitin e ardhshëm

Shtyhet sërish Censi i Bujqësisë: Nuk ka buxhet, do të realizohet vitin e ardhshëm

September 15, 2026
Aksident dramatik në Selenicë, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve, 6 të plagosur në spital!

Aksident me 5 të plagosur në Dibër/ Katër prej tyre nisen me urgjencë drejt Tiranës

September 15, 2026
SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

September 15, 2026
Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

September 15, 2026
Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

September 15, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

24 orë para verdiktit

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com