• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Djali i zëdhënësit të Kremlinit refuzon t’i bashkohet ushtrisë

by A R
24/09/2022 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Niveli i refuzimit të mobilizimit ushtarak të urdhëruar nga Vladimir Putin ka mbërritur deri në Kremlin.

Djali i zëdhënësit, Dmitry Peskov, ra në grackën e një kurthi telefonik nga aktivistë të opozitës, të cilët i thanë Nikolai Peskovit se emri i tij ishte në listën e rezervistëve që duhet të kapin armët për të luftuar në Ukrainë.

Përgjigjja e djalit të zëdhënësit ishte kjo: “E dini kush jam unë? Jam zoti Peskov dhe duhet ta kuptoni se sa e gabuar do të ishte për mua të shkoja atje”.

Babai i tij, Dmitry, reagoi duke thënë se ishte në dijeni të këtij rrengu telefonik dhe se pret publikimin e plotë të bisedës përpara se të bëjë një koment. Ai adresoi edhe eksodin e të rinjve, të cilët dëshpërimisht po tentojnë të lënë Rusinë, për të shmangur rekrutimin e ushtrisë.

Zëdhënësi i Kremlinit pranoi se mes popullsisë pati një reagim histerik lidhur me deklaratën për mobilizim e rezervistëve për luftë. Sipas Peskov, reagimi ishte emotiv dhe i kuptueshëm për shkak të mungesës së informacionit.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka tentuar që të adresojë situatën për të qetësuar të rinjtë dhe burrat rusë duke publikuar një sërë profesionesh që thotë se do të përjashtohen nga rekrutimi për të luftuar në Ukrainë.

Në këtë fushatë “ndërgjegjësimi” është përfshirë dhe kreu i Kishës Ortodokse ruse, i cili tentoi të nxiste të rinjtë dhe burrat për t’ju bashkuar Rusisë.

“Nëse vdisni duke i shërbyer vendit, kujtoni se do të jeni pranë Zotit në mbretërinë e tij”, u shpreh Patriarku Kiril.

Por, as kjo nuk e ndali eksodin që po verifikohet në të gjitha anët e kufirit tokësor të Rusisë, ndërsa biletat e avionit kanë kapur qiellin, duke arritur deri në 9 000 euro.

Për të frenuar këtë vrull largimesh, Finlanda kufizoi në mënyrë të ndjeshme hyrjen e rusëve në territorin e saj. Njoftimi i Helsinkit vjen pas radhëve të gjata që janë krijuar në kufi, pas njoftimit të Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm ushtarak.

/a.r

Next Post
“Do futemi në grevë urie”, parlajmërimi i fortë i deputetit të opozitës: Bllokojmë parlamentin dhe nuk votojmë marrëveshjen PD-PS

“Prova të reja për Metën në SPAK” / Valteri: Ai është nën hetim për lobimet në SHBA, besoj tek Drejtësia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In