• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Djali i Pablo Escobar: Ju tregoj të vërtetat dhe çmenduritë e babait tim

by
08/09/2015 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali i Pablo Escobar: Ju tregoj të vërtetat dhe çmenduritë e babait tim

Vila me pishina të mëdha, një kopsht zoologjik privat me kafshë ekzotike, shtatë milje katrorë pronë në periferi të Kolumbisë. Duken kushtet ideale për të jetuar, por për djaloshin Sebastian Marroquin, ai ishte një vend frike dhe… jo vetëm për shkak të hipopotamit që ishte arratisur për të jetuar në lumenjtë dhe liqenet e rrethinave të shtëpisë së tyre! Sebastian Marroquin, tani 38 vjeç, është djali i personit të shtatë më të pasur në botë, sipas revistës “Forbes”, me një pasuri prej 18 miliardë dollarësh. I lindur si Juan Pablo Escobar, Marroquin tregon se vila madhështore me makina të vjetra, shërbyes, pishina dhe kafshë ekzotike i kushtonte një qerre me shpenzime të atit. Detajet për pasurinë marramendëse të Pablo Escobar, në sytë e një fëmije, janë zbuluar në librin e tij, “Pablo Escobar: Babai im”.

Pablo Esobar dhe libri kushtuar baronit të drogës 

Autobiografia, e cila është kthyer në një best seller në Amerikën Latine, zbulon detaje për festat e egra, ku tullumbacet me helium mbusheshin me dhjetëra mijëra dollarë dhe çaheshin. Në pronësi të Pablo Escobar ishin edhe një ring për dyluftim demash dhe një pistë avionësh. Por përveç botës së fantazisë, Marroquin ka kujtuar historitë e tradhëtisë dhe vdekjes, por edhe sjelljen e çrregullt të të atit. Ka treguar sesi babai i tij, një lord droge, dogji mbi 1 milion paund për ta mbajtur të bijën ngrohtë për një natë të vetme. Baorini i kokainës ndezi një zjarr në mal, duke përdorur kartëmonedha dollarësh, ndërsa kërkohej nga autoritetet, pasi kishte frikë se vajza e tij, Manuela do të vuante ng hipotermia. Marroqin tregon se familja e tyre zhvendosej çdo dy ditë nëpër rrethina. Ai zbulon se ishte vetëm 9 vjeç, kur mori mësimin e parë të drogës nga i ati. Escobar i kishte treguar se kishte përdorur çdo lloj droge, përveç heorinës dhe i dha urdhër të birit të mos e provonte kurrë atë, ose të ndiqte hapat e tij.

2C0B4B3A00000578-3224981-image-m-16_1441655054207

“Babai im nuk është një person që duhet imituar. Ai na tregoi rrugën që nuk duhet të marrim në një shoqëri, sepse ajo është rruga e vetëshkatërrimit, humbja e vlerave dhe një vend ku jeta pushon së paturi rëndësi”, tregon Marroquin. Në një intervistë me AFP në nëntor, ai tregoi se vendosi të shkruante autobiografinë e tij, për të treguar historinë e rinisë nga perspektiva e tij. “Kisha privilegjin e çuditshëm të isha i biri i Pablo Escobar. Për mua, ishte një baba i mrekullueshëm. Kam mijëra letra që më dërgonte, ku më jepe këshilla… ku më inkurajonte të merrja një arsim, të isha një njeri i mirë, të qëndroja larg drogave.” Por përtej këtyre historive të mbrojtjes atërore, ka përmbajtje dhune e kërcënimesh. “Babai kishte kërcënuar madje se do t’i vriste punonjësit, nëse ata pinin shumë para meje”.

095C00BF000005DC-3224981-image-a-18_1441655796340

Në një intervistë për “The Independent” këtë javë, ai zbuloi se kur ishte 11 vjeç, një bombë në makinë, e vendosur nga karteli rival i drogës, shkatërroi një nga apartamentet e tyre në Medellin. Shpërthimi e detyroi atë dhe të ëmën t’i luteshin Escobarit t’i jepte fund dhunës, por pa rezultat. “Nëna ime dhe unë i luteshim shumë herë që ta braktiste dhunën, por ai kishte arritur pikën e moskthimit”, tregon ai. Marroquin thotë se mësoi për famën e të atit, si baroni më i madh i drogës në planet, kur ishte 7 vjeç. Atë vit (1984), Escobar vrau një nga kritikët më të mëdhenj në qeverinë kolumbiane, ministrin e Drejtësisë, Rodrigo Lara. Ai tha për “DW” në një intervistë të mëparshme se e kishte të qartë tashmë se i ati i tij “nuk ishte punonjësi i zyrës që njihte, psi nuk ndiqte as një orar zyre”.

Megjithëse një armik i SHBA-ve dhe qeverisë kolumbiane, ai ishte një hero për shumë njerëz në Medellin, ku u shpërndante shumë para të varfërve. Djali i tij ka treguar se miliarderi ndërtoi fusha futbolli, që djemtë e lagjeve të varfra të qëndronin larg drogës. Po ashtu, ai financoi projekte me paratë e mbledhura nga trafiku i drogës. Në vitin 1989, në kulmin e fuqisë së tij, Escobar shiste 80 për qind të kokainës së botës, ndërsa kishte arritur të eliminonte qindra njerëz. Por gjithçkaje i erdhi fundi në dhjetor 1993, kur koka e Kartelit Medellin u qëllua për vdekjen mbi çatinë e një shtëpie me dy kate, në përpjekje për t’u arratisur. Atë kohë, “Mbreti i Kokainë” dhe pjesëtarët e tjerë të kartelit ishin bërë trafikantët më të kërkuar të drogës.

Sebastian Marroquin zbulon detaje nga fëmijëria  

Ndërsa Marroquin thotë se babai nuk u vra nga policët, por i dha fund vetë jetës së tij, me një plumb në kokë. “Nuk kam dyshime, ai e planifikoi vdekjen”, tha ai në nëntor, duke shtuar se nuk ka të dhëna për ta mbështetur këtë, ndaj nuk mund të tregojë me saktësi nëse babai i tij ishte “hero apo martir”.  Po ashtu, në libër flitet për tradhëtinë brenda familjes së Escobar, nga vëllai i tij, Roberto, i cili u bë informator në një departamentin e drogës në administratën e SHBA-ve. Për Marroquin, asgjë nuk ka mbetur nga pasuria e të atit. Armiqtë e Escobar, përfshirë edhe ata që ishin miqtë e tij, e quajtën një plaçkitës pas vdekjes. “Por jam i lumtur që ndodhi kjo, pasi ne filluam sërish nga e para”, përfundon ai.

2C0B4A4C00000578-3224981-image-m-26_1441656018053
Në një tjetër intervistë, Marroquin ka treguar sesi fluturoi nga Kolumbia në Argjentinë me familjen e tij, kur ishte 17 vjeç, pas vdekjes së të atit, kur ndërroi edhe emrin. Duke përshkruar turbullirën e asaj kohe, ai tha për “DW”: “Reagova dhunshëm dhe kërcënova vendin. Por u pendova dhjetë minuta më vonë, kur u bëra i vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të mia. Po ashtu, kuptova se me babain e vdekur tashmë, mund të isha tjetri në radhë”. Së fundmi, Marroquin ka folur sërish për të atin, para shfaqjes së filmit “Narcos”, i cili i kushtohet Pablo Escobar. Me anë të një email-i për “AP”, ai kërkoi të dinte nëse ato që tregoheshin në film ishin të sakta. “Nuk jam i bindur nga histori, të shitura si të vërteta, që përdorin emrin e babait tim pa autorizim, duke injoruar me dashje ruajtësit kryesorë të kujtimeve të tij: familjen”, tha ai.

Që prej kohës kur u betua se nuk do t’i ndiqte kurrë hapat e Escobar, Marroquin ka udhëtuar në Amerikën Latine, duke mbajtur leksione kundër dhunës dhe duke nxitur reforma në politikat kundër drogës. Tani vonë, ai është shprehur se babai i tij ishte “shumë larg nga të qenit hero”. Marroquin, i cili ka studiuar për arkitekturë, tha se ishte krenar që nuk ishte bërë “një version vdekjeprurës” i të atit. “Mund të isha bërë Pablo Escobar 2.0, por u bëra arkitekt, dizajner, lektor dhe tani, një shkrimtar”, tha ai. “Kam mijëra mundësi për të hyrë në bizneset ilegale. Por gjithmonë u them ‘jo’, sepse e mora mësimin për trafikun e drogës… një biznes shumë i mirë, shumë tundues, që përfundon me shkatërrim”, përfundon ai.

Kush ishte Pablo Escobar

Pablo Emilio Escobar Gaviria lindi në vitin 1949 në Medellin të Kolumbisë dhe e nisi karrierën e tij kriminale në moshën e adoleshencës, duke shitur cigare kontrabandë dhe duke vjedhur makina. Kur ai u qëllua për vdekje nga Policia Kombëtare Kolumbiane më 2 dhjetor 1993, ai ishte një nga kriminelët më të pasur në histori, me një pasuri prej 30 miliardë dollarësh. Pasi punoi për një kohë të shkurtër si truproje në fillim të viteve’70, Escobar filloi të merrej me trafik kokaine. Operacioni i tij rezultoi aq i suksesshëm sa ai arriti të blinte 15 avionë dhe 6 helikopterë për të transportuar drogën, kryesisht në SHBA. Ai mblodhi aq shumë para, sa shpenzonte rreth 2500 dollarë në muaj për të ruajtur. Karteli i Medelinit nuk mund të rrinte pa tërhequr vëmendjen e autoriteteve, por Escobar u përball pa mëshirë me ta. Ai arrinte t’i korruptonte, ose edhe t’i vriste ata. Në vitin 1993, Escobar u qëllua për vdekje nga një polic kolumbian, i cili e zbuloi në një shtëpi të shtresës së mesme në Medellin, me ndihmën e forcave speciale amerikane, pas një hetimi 15-mujor. Ai u qëllua teksa po përpiqej të arratisej nga çatia me truprojën e tij, Alvaro de Jesus Agudelo, i cili gjithashtu mbeti i vrarë.

Redaksia Java News/ f.g  

Next Post

Asociacioni në Kushtetuesen e Kosovës, sa për sy e faqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

“Nga sot, Berisha në politikë sa Enveri”, Rada: Salianji kërkon ‘kokën’ e Bardhit! Firmat e PD, si ajo kënga…

December 8, 2025
“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

December 8, 2025
“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

December 8, 2025
Publikohet Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje/ Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë për..

‘Ndërtimi’ përballë dy realiteteve ekonomike, ekspertët: Ja efekti që do sjellë eliminimi i parasë cash në këtë sektor

December 8, 2025
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

December 8, 2025
Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

December 8, 2025
Telenovela te “Nisma Shqipëria Bëhet” për mandatin, Sula: Si dasma ku zihen njerëzit e nuses me të dhëndrit

8 Dhjetori/ Ish-deputeti Sula: Si nisi lëvizja e studentëve nga godina e vajzave

December 8, 2025
“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

December 8, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Lideri që nuk zgjodhëm kurrë

December 8, 2025
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Dhjetorin ta kujtojmë për çfarë fituam, po edhe për çfarë humbëm

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In