• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Djali dhe nusja kanë dashur të më therin”/ E moshuara nga Lushnja rrëfen tmerrin: Kam vrapuar nëpër shkallë…

by
07/12/2022 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni Fiks Fare solli historinë e një të moshuare nga Lushnja e cila dhunohet nga djali dhe nusja sistematikisht prej 6 vitesh.Liri Lito tregoi për gazetarët e Fiksit se me djalin dhe nusen nisën mosmarrëveshjet kur ajo donte t’i jepte një pjesë shtëpie dhe vajzës, të cilës i takonte ligjërisht . ” Më rreh djali nusja dhe 2 fëmijët. Më quajnë kurvë” thotë e moshuara

Për të është bërë e pamundur jetesa me djalin e saj të vetëm, për mbrojtje ndaj të cilit dhe gruas së tij ka marrë 3 urdhra mbrojte. “Kam marrë urdhra mbrojtje, por prapë jam dhunuar, pasi jam në të njëjtën shtëpi me ta. Më kanë thyer krahun, kanë dashur të më therin me thikë, por kam vrapuar nëpër shkallë dhe kam ikur te vajza” tregon e përlotur e moshuara.75-vjeçarja Lito i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë në 27 tetor të vitit 2016 , për të përpjestuar pasurinë e trashëguar nga i shoqi, në tre pjesë mes saj vajzës dhe djalit.

Gjykata në 20 korrik të 2 viteve më vonë doli me vendimin që kjo pasuri të lihet në pronësinë individuale të zonjës Lito dhe ajo t’i paguaj djalit dhe vajzës nga 1 milionë lekë.Këtë vendim të cilin djali i zonjës Liri e apeloi, sërish Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.Duke përbërë kështu një titull ekzekutiv për përmbarimin në bazë të ligjit, i cili thotë se vendimet e gjykatës së apelit quhen të formës së prerë për efekt ekzekutimi edhe nëse kundra tyre bëhet rekurs në gjykatën e lartë.

Kështu zyra përmbarimore duhet të ndërhyjë që znj. Liri të kalojë paratë në llogaritë e fëmijëve dhe këta të fundit të lënë shtëpinë.E moshuara nuk e ka problemin me vajzën e cila aktualisht nuk jeton në atë shtëpi, por në banesën e bashkëshortit të saj. Problemi i të moshuarës është me djalin dhe nusen, të cilët gjatë kohës që ishte në proces gjyqësor për ndarjen e shtëpisë së tyre të vetme me 3 dhoma dhe një tualet, kanë dhunuar të moshuarën.

Mbi shtratin e të cilës qëndrojnë 3 urdhra mbrojtje të marrë në 14 shtator 2018 me afat 3 muaj.Në 6 shkurt të vitit 2018 me afat 6 mujor,dhe në 16 gusht 2020 me afat 6 mujor.Urdhrat e mbrojtjes janë lëshuar në bazë të dëshmive dhe provave . Në urdhrat e mbrojtjes të lëshuara nga Gjykata Lushnjë, thuhet se as djali nuk ka mohuar pretendimet e të moshuarës.

Në këto urdhra mbrojtje thuhet se nëna dhe djali apo nusja nuk duhet të kenë kontakt fizik dhe pse gjykata i lë në të njëjtën banesë.E moshuara dhe djali me nusen ndajnë të njëjtin tualet dhe të njëjtin koridor, por kjo nuk është marrë parasysh nga gjykata e cila nuk ka përcaktuar asnjëherë se sa larg banesës së të moshuarës duhet të qëndrojë djali dhe nusja dhunuese.Kështu e moshuara e detyruar të qëndrojë në një dhomë e vetme kërkon mbrojtje nga institucionet.

/e.d

Next Post
FOTO/ Balla takim me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos

FOTO/ Balla takim me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In