• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Djajtë dhe Engjëjt” që po heqin kokat e ushtrisë ruse

by A R
01/09/2023 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa trupat e ushtrisë ukrainase po luftojnë çdo ditë në fushat e minuara nga Rusia në lindje të vendit, një grup snajperësh elitarë po synojnë ushtarakët rusë të profilit të lartë.

Grupi i snajperëve, të quajtur “Djajtë dhe Engjëjt”, sipas një raporti të fundit nga “The Wall Street Journal”, kanë objektiva të eliminojnë komandantët rusë me qëllim mbjelljen e kaosit në radhët e armikut. “Nëse drejtuesi i grupit të ushtarëve do të eliminohet, atëherë njësia do të jetë e çorganizuar”, tha ish-gjeneralmajori Robert Scales.

Snajperët, që janë stërvitur në një rajon pranë Bakhmutit, thanë për Wall Street Journal se janë duke u perfeksionuar në kamuflimin e tyre me terrenin për të qenë të padukshëm nga armiku. “Ne punojmë në heshtje, jemi të padukshëm”, tha një nga snajperët.

Në një intervistë të mëparshme për CNN, ata janë shprehur se misioni i tyre është të terrorizojnë dhe demoralizojnë në maksimum trupat ruse. Mark Cancian, një këshilltar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha për “The Wall Street Journal” se “snajperët po bëhen shumë të rëndësishëm tashmë që palët ushtarake po pozicionohen në llogoret e tyre dhe po luftojnë prej muajsh”.

Ata thonë se po ndihmohen shumë edhe nga teknologjia, e cila i lejon ata që të shohin gjatë natës, të identifikojnë dhe godasin objektivat e tyre. Në muajin qershor, një snajper ukrainas qëlloi mbi Vladimir Andonov, pjesë e grupit Wagner në atë kohë, i cili njihej si “The Executioner”, një nga mercenarët më famëkeq të presidentit Vladimir Putin.

/a.r

Next Post
VIDEO / Tjetër aksident te Liqeni i Tiranës, makina pa frena dore përplaset në bordurë

VIDEO / Tjetër aksident te Liqeni i Tiranës, makina pa frena dore përplaset në bordurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

October 21, 2026
Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

Mjekët: Papa Leo nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

October 21, 2026
Incident në Hagë, Specialja ‘zhvesh’ Krasniqin! PDK: Baca shqiponjën e ka në zemër, po ku është Qeveria Kurti?!

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

October 21, 2026
‘Ky ka qenë 4-vjeçar hallesh’/ Çuli: Jemi bërë si ‘alla-Oscar’, s’ka ngelur aktor pa marrë çmim. S’largohem si drejtor i TK

“Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës

October 21, 2026
Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

October 21, 2026
Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

October 21, 2026
Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

October 21, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

“Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët…

October 21, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“Pedagogët morën urdhër nga PD-ja”, Kasmi: Protesta është e organizuar politikisht

October 21, 2026
Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In