• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diversioni rus me Kosovën që kërkon të izolojë Ukrainën në Ballkan

by Mero Baze
28/02/2024 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, meriton sot një duartrokitje për mënyrën se si e tejkaloi diversionin rus që bëhet për të përdorur Kosovën kundër Ukrainës në Ballkan. Ky diversion ka gjithnjë të njëjtën pyetje gjoja “patriotike” që bëjnë shqiptarë apo proserb, sa herë Shqipëria apo Kosova mbështet Ukrainën.

Pyetja tinzare është pse e mbrojmë një vend që nuk e njeh Kosovën.

Vjosa Osmani u përgjigj me mençuri duke thënë se njohja e Kosovës do të vij bashkë me fitoren e Ukrainës. Dhe ky është thelbi I gjithë asaj që ndodh në Ukrainë, pasi problem I Ukrainës lindi si problem I një vendi që po shkonte drejt Perëndimit duke u shkëputur nga influenca ruse.

Është e vërtet se Ukraina proruse nuk e ka njohur Kosovën.

Madje ka qenë dhe më keq. Në mes të bombardimeve në Prill të vitit 1999, Presidenti I Ukrainës Leonid Kuchma ka qenë në atë kohë iniciatorë për një takim që të ndalte bombardimet. Dhe ishte logjike. Bëhet fjalë për Ukrainën proruse.

Ukraina properëndimore është në luftë me Rusinë, në një luftë të gjatë dyvjeçare që nuk I dihet ende fundi.

Nëse Ukraina dhe Perëndimi e humbasin këtë luftë, do të humbasin shumë shanse për lirinë e popujve edhe në Evropë. Natyrisht do të humbas dhe shansi që Ukraina të njoh Kosovën se nuk do të jetë më.

Por kjo logjika “patriotike” që me aktet e Ukrainës proruse, duan të gjykojnë Ukrainën properëndimore, është propagandë e pastër proruse, përveç atyre që nuk kuptojnë çfarë thonë pro janë thjeshtë patriot facebooku.

D.m.th. këta I kërkojnë llogari Ukrainës së Zelenskit që është në luftë me Rusinë, pse kur vendi I tij ishte pro rus nuk e ka njohur Kosovën dhe si dënim tani ai vend duhet lënë nën mëshirën e Rusisë.

Nuk ka gjë më proruse se kjo tezë. Natyrisht dhe më anti-Kosovë.

Kriza e Ukrainës, e ka nxjerr mbi ujë problemin e Kosovës dhe e ka kthyer në një shqetësim perëndimor pikërisht nga rreziku rus.
Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore” I  bashkëdrejtuar nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Zelenski është një mundësi për ti dhënë botës një fotografi të qartë të qëndrimeve të Evropës juglindore në raport me konfliktin në Ukrainë, dhe problemeve që ndesh influence proruse në Ballkan.

Dy gjëra u bën shumë të qarta lidhur me rrezikun rus në Ballkan.

E para që Serbia nuk është një shtet I lirë që mund të marrë vendime që cenojnë Rusinë dhe influencën e saj në Ballkan, dhe nuk është e gatshme të shkëputet nga influenca ruse.
Pafuqia e Serbisë për tu ndarë nga Rusia dhe hezitimi I saj edhe për tu shprehur për sanksionet kundër Rusisë, tregojnë s ene kemi një problem rus në zemër të Ballkanit.

E dyta gjë që u bë e qartë është se Kosova mund të përfitojë nga kriza e Ukrainës për të forcuar dhe më tej partneritetin me Perëndimin pasi mbetet vendi më I ekspozuar nga konflikti për shkak të klimës së luftës që po ndjell Rusia në Evropë.

Përpjekjet e Aleksandër Vuçiq për të përdorur precedentin e Kosovës si justifikim të agresionit rus në Ukrainë në të vërtet më shumë I bëjnë nder Kosovës dhe rrisin vëmendjen e perëndimit ndaj saj, se sa e dëmtojnë atë.

Prandaj të gjithë ata që pyesin Shqipërinë pse e mbroni Ukrainën dhe të tjerë që bëjnë gjyq si patriot, pse e mbështesim një vend që nuk njeh Kosovën, janë duke bërë të njëjtat pyetje që Putini bën kundër perëndimit, kur thotë, pse ju e  çliruat Kosovën dhe unë nuk mund ta çliroj Krimen, dhe pse ju e njihni Kosovën dhe nuk ma njihni mua pushtimin e Krimes.

Diferenca është se Perëndimi në rastin e Kosovës ka çliruar një vend të robëruar, kurse Putini në rastin e Ukrainës ka pushtuar një vend të lirë.

Ukraina e pushtuar nga Rusia nuk mund të braktiset në emër të asaj që ka bërë si një shtet pro rus dekada më parë. Ajo po ndëshkohet se po ikte nga tutela e Rusisë. Ndaj të gjithë ata që duan të frenojnë mbështetjen e Shqipërisë për të, apo dhe më keq, përdorimin e mos njohjes së Kosovës prej saj, thjesht po përsërisin ato që thotë Putini, duke tentuar të zgjerojnë mbështetjen për Rusinë në Ballkan.

Samiti I sotëm provoi se Shqipëria dhe Kosova, nuk ranë në këtë grackë dhe izoluan Serbinë si I vetmi vend prorus në rajon. Dhe kjo është ajo që ndihmon për më shumë vëmendje ndaj Kosovës dhe respekt ndaj Shqipërisë në Perëndim.

Next Post
Ekspertët komentojnë Samitin me Ukrainën: Mesazhi ishte i qartë, lufta është afër. Nuk u mbajt rastësisht në Tiranë

Ekspertët komentojnë Samitin me Ukrainën: Mesazhi ishte i qartë, lufta është afër. Nuk u mbajt rastësisht në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata në Ukrainë/ Ditmir Bushati: Zemërthyese! BE të nxjerrë mësime

Kosova si burim shprese

December 29, 2025
“Humbje e madhe për komunitetin”, ndahet nga jeta ikona e Partizanit

“Humbje e madhe për komunitetin”, ndahet nga jeta ikona e Partizanit

December 29, 2025
Vlora 4 ditë pa ujë/ Mersini: Kjo është fatkeqësi natyrore! Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni në mesnatë

Vlora 4 ditë pa ujë/ Mersini: Kjo është fatkeqësi natyrore! Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni në mesnatë

December 29, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Dhjetor 2025

December 29, 2025
Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

December 29, 2025
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

“Sterilizimi”, Beqaj kërkon t’i vendosen në dispozicion materialet audio të seancës së kaluar

December 29, 2025
Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

December 29, 2025
“Janë në lojë interesa të mëdha”, ish-ministri Milo analizon luftën Izrael-Iran

Kurti–Serbi? Akuzat e ndërsjella, Milo: Fitorja e forcon me fqinjët, është mesazh

December 29, 2025
Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

December 29, 2025
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com