• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diva – Divine – Divjakë

by Frrok Çupi
24/05/2022 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Domethënë: Primadona- Hyjnorja- Divjaka!

Kaq është thënë në këto tre fjalë.

Duket se Divjaka vjen nga dy të parat: Diva dhe Divine. Edhe pse i thua ‘Diva dhe Divine’, prapë janë fjalë modeste për realitetin. Kush nuk e njeh atdheun, nuk mund të besojë ‘sa qiellor’ është ky i shkretë. Edhe ata që janë detyruar ta njohin, i varen në qafë dhe shajnë nga mëngjesi në mbrëmje. Disa e kanë për detyrë ta shajnë; disa fitojnë diçka duke e sharë; disa kanë helm në zemër dhe nuk e dinë ça shikojnë as në Divjakë, as në Breg, as në Vermosh.

Divjaka tani është një qytet i këndshëm, i freskët, i qetë, jetëgjatësor. Ditën e diele burrat mbushin shëtitoren dhe takohen për kafe; burrat e moshuar- desha të them. Më krijuan të njëjtën shije si ‘venedikasit e Shkodrës’. Këta janë shkodranët, në fakt; por kur dalin për në kafe, si venedikasit e vjetër,  veshin kostume të mira dhe këmisha të bardha. Kryetari i Bashkisë, Fredi Kokoneshi, tha se ‘njerëzit këtu nuk duken; në mëngjes shkojnë e në mbrëmje kthehen nga puna’. Nga Lindja ndodhen kodrat e fushat- tanimë të qëndisura me shtëpi, vreshta, parcela e rrugë që të çojnë o në kryeqytet, o në Vlorë. Perëndimin e kanë zënë pishat e famshme që nuk ngrihen nga toka, por bien nga qielli si perde të rënda skene ku luhet teatri i dyfishtë: Andej deti dhe dunat e rërës; këndej laguna dhe qyteti që jetojnë si dy qytete më vete.

Gjithçka këtu bashkohet e ndahet, jo si në dashuri platonike, por si në interesa jete.

Pse Divjaka quhet ‘E para’ ose ‘Diva’?!

Divjaka është Dive edhe për vreshtat dhe verën më të mirë në botë.

Diva nuk është vetëm rrënjë e emrit ‘Divjaka’. Diva këtu ka edhe kuptimin e sotëm të artistes së Madhe. Divjaka nuk është vetëm vendi i perandorëve ilirë, por edhe ‘teatri i zonjave’. Në sitet arkeologjike të zonës është regjistruar një nga portretet më të hijshme të gdhendur në gur:  Erinia ishte perëndesha e hakmarrjes dhe është gjetur ne murin e jashtëm te Kishës se Divjakës. Çuditshëm, flokët e saj kishin formë gjarpërinjsh; dhe kjo ‘Diva- Divjakë’ është  mbrojtur me gjithçka, edhe me frikën e gjarpërinjve.

Si u mbrojt këta 30 vjet të tmerrshëm Divjaka, kur u rrënua gjithë vendi?  Me ‘gjarpërinj’ u mbrojt Divjaka. Vlora u sulmua dhe u rrënua, Tirana u rrënua disa herë; Cërrikut dhe Kuçovës i vunë flakën në vitin 1997; vetë selia e qeverisë dhe selia e Televizionit Publik Shqiptar u rrënuan në vitin 1998… Por Divjaka u mbrojt nga ‘gjarpërinjtë’ e vet. Divjaka është e Para që ka mundur ta bëjë këtë. Në Divjakë të thonë se ‘lagunën e mbrojti Aldo Bare’. Aldo Bare është njeriu që nuk ka njeri që nuk ia di emrin; por për keq. Ai tani ndodhet në burg, sepse ka kryer krime. Por Lagunën e mbrojti në vitin 1997 dhe nuk la njeri të shkelte…. Pse? Sepse e donte për vete? Sigurisht!, e donte për vete, Aldo nuk ishte një Robin Hud, thjsht përfitues me forcë; por tani Lagunën e kemi ne. Sikur të ndodhte kështu edhe me krimin tjetër, shtetëror, sot do ta quanim një dhuratë. Të paktën, siç ndodhi me Aldon, të na kthenin paratë e vjedhura përmes korrupsionit madhor. Këta nuk po na i kthejnë.

Me shpresë te zoti se Lagunën nuk do të na e marrë një pushtim tjetër, pushtim i butë, me pallate.

Krim për krim është!

Në Divjakë ka tjetër klimë qytetare; këtu sendi nuk mallkohet e mbahet në ferr. Edhe njerëzit, me njëri tjetrin, nuk kanë as një përplasje. Hajde pak në pedonalen e qytetit: Në skajin verior ndodhen dy monumente ‘heroizmi’, të dyja në krah të njëri tjetrit dhe kundër njëri tjetrit. Njëri është ‘Dëshmorët e Atdheut’- 1944; tjetri është ‘Martirët e  Demokracisë’-1991. Po t’i marrësh sipas histerisë së përgjithshme post- komuniste, ‘dëshmorët e atdheut’ do t’i kishin eliminuar këta ‘të demokracisë’, ashtu si këta ‘të demokracisë’ i refuzojnë ata të “Luftës’ dhe u heqin varret. Këtu i venë së  bashku; Divjaka është e para që e bën këtë ‘naivitet’.

E para është Diva.

Divine- Divjakë!

Hyjnore (didvine) është vërtet; nuk e them nga dehja e atdhedashurisë.

Të dy varkëtarët e shërbimit në Lagunë, dy burra të rinj e peshkatarë nga Divjaka, na njohën me atë krijesë të “Qiellit’, që rrallë shtet tjetër në botë e ka. Po të nisësh rrugën në gjatësinë e Lagunës, ta dish se ke kalëruar mbi një avion që të çon mes qiejve: Poshtë nesh e varkës reflektohet qiell, përballë nesh ka vetëm qiell, dhe lart qielli. Nëse ka bota një vend të qetë ku nanurisin shpirtrat, kjo është Laguna e Divjakës. Ka një sipërfaqe prej 4.500 hektarë; ndoshta më e madhja në kontinent; por më e bukura- po e po.

Laguna ka mijëra ishuj; sa më shumë afrohet stina e turizmit veror, me qindra ishuj të rinj lindin.

5 për qind e shpendëve të të gjithë rruzullit, ndodhen në Lagunën e Karavastasë. Këtu jetojnë 230 specie zogjsh, që rrallë në botë mund të ndodhë. Karavastaja është vendi më i afërt i Europës për në drejtim të Lindjes, ku jeton pelikani kaçurrel; edhe disa çifte të pelikanit blu, gjithashtu. Ishulli i pelikanëve ndodhet në mes të Lagunës, i rrethuar nga roje, nga përkujdesje dhe i vëzhguar vetëm me dylbi. Mbrohen në fshehtësi të madhe, si gjeneralë lufte ose si diktatorë shtetesh… Në Karavasta gjen 29 lloje amfibësh dhe reptilësh. Ndodhen 25 lloje gjitarësh; rrallë kund tjetër nuk e gjeni vidrën, nuselalën, kaprollin dhe dhelprën e kuqe.

Divjaka si ‘Divine’ ka lidhje me ‘Qielloren’; edhe ata njerëz që vijnë këtu, papritur hyjnë në lidhje me hyjnoren: Lart qiell, nën këmbë qiell me pemë, para teje- qiell dhe zërat e miliona krijesave të natyrës të dhurojnë ‘kupën qiellore’.

Po nuk erdhe, nuk njeh atdheun tënd.

Next Post
HARTA/ Rrugët e Tiranës do jenë të bllokuara për finalen, e lirë vetëm Unaza e Madhe dhe Rruga e Elbasanit

HARTA/ Tirana “paralizohet” për finalen Conference League, këto janë rrugët që mund të ndjekin tifozët

Comments 1

  1. Te fala frrokaqupukut says:
    4 years ago

    Divjaki, i thonë edhe DERRIT disa popuj sllavë or tëj Frroki.
    Po thuaj gjithe fshatrat e Lushnje Fier Berat, kanë prejardhje në rrënjë nga sllavishtja or tëj voc….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Tajlanda në Shqipëri/ 197 tonë kanë hyrë përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

September 26, 2026
Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

September 26, 2026
Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

September 26, 2026
Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

September 26, 2026
Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

September 26, 2026
Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

September 26, 2026
VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

September 26, 2026
Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

September 26, 2026
Akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet në Rinas 42-vjeçari nga Italia

Arrestohet në Rinas ukrainasi, në kërkim për trafik droge

September 26, 2026
Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com