• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ditmir Bushati: Shqipëria s’do aplikojë si Kosova tarifën doganore

by Java News
26/11/2018 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” ishte i ftuar ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati. Në qendër intervistës është mbledhja e dy qeverive sot në Pejë, tarifat doganore, marrëdhëniet me Greqinë pas vrasjes në Bularat, kufiri detar mes dy vendeve, arratisja e Gruevskit nga Shqipëria dhe tensionet në Ballkan.

Ditmir Bushati i pyetur për akuzat një javë më parë të ish-kryeministrit Berisha te ‘5 Pyetjet’ ndaj tij për lidhje me bandat në Shkodër u përgjigj duke thënë se  “Tjetër kush i ka duart me gjak, tjetër kush ka frikë për të ardhmen e familjes së tij, por edhe nga dara e drejtësisë”

Ministri Bushati komentoi edhe arratisjen e ish-kryeministrit të Maqedonisë nga Shqipëria. “Gruevski ka kaluar në Shqipëri në një moment kur nuk ishte në kërkim ndërkombëtar. Hyrja nuk është regjistruar në pikën e kalimit kufitar, mund të ketë hyrë në mënyrë klandestinë nga kufiri i gjelbër. Nuk ka asnjë konspiracion për të qetësuar shpirtrat e trazuar” tha ai.

 

Ministri Bushati deklaroi në Report Tv se bisedimet me palën greke për çështjet që janë pezulluar vijojnë, por nuk dha detaje. “Jemi në bisedime me palën greke, ky nuk është një proces i lehtë.

Ne vijojmë që të jemi në tryezë, ka çështje që kemi rëndë dakord si do i zgjidhim, por jemi në proces detajimi, ka çështje që po i heqim nga tryeza, por edhe që janë në tryezë.

Grekët kuptuan që marrëveshja e 2009 ishte në kurrizin e Shqipërisë. Aktualisht synojmë një marrëveshje të drejtë. Të gjitha çështjet që ka pasur rezultate kemi komunikuar me opinionin” deklaroi ai.

Referuar vrasjes së minoritarit grek në Gjirokastër që shkaktoi tensione mes Tiranës dhe Athinës, ministri Bushati mohoi hipotezat se në atë incident mund të kenë pasur gisht strukturat greke. “Jo, nuk ka pasur, nga informacionet që unë kam. Ata përdhosën një ceremoni që duhet të ishte bërë sipas riteve përkatëse. Jam dakord 100% me ministren greke të Arsimit.

Do të kishim preferuar një qëndrim të qartë, distancues ndaj thirrjeve irredentiste, por edhe qëndrimi i Shqipërisë ka qenë kaq i qartë, jemi fokusuar te veprimi dhe jo te retorika. Nuk mendoj se incidenti ishte me sfond etnik, do të ishte spekulim që ti jepnim këto trajta. Ka pasur kontakte mes dy vendeve ku është ripërsëritur mesazhi që të dyja vendet janë të angazhuara për procesin e bisedimeve” tha ai.

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë ka shkaktuar reagime në Serbi, aq më tepër pas vendimit për heqjen e tarifave doganore mes Tiranës dhe Prishtinës.

I pyetur nëse ka pasur telefona nga Brukseli apo Gjermania, Bushati u shpreh te ‘5 Pyetjet’ se ‘Natyrisht Brukseli në kuptimin simbolik apo partnerët që kanë investuar në rajon janë të interesuar për stabilitetin e rajonit, por e dinë shumë mirë që kursi i Shqipërisë dhe kontributi në rajon është i padiskutueshëm, askush nuk ka pikëpyetje.

Për Shqipërinë nuk ka projekt alternativ përkundrejt BE-së sado kohë të turbullta të kalojë BE. Kjo është një zgjedhje strategjike. Shqipëri-Kosovë dhe shqiptarët në rajon kanë qenë promotorë të zhvillimeve pozitive, mbajtësit e stabilitetit. Ka një apati nga BE për të vënë në jetë marrëveshje që vetë i ka ndërmjetësuar mes Shqipërisë dhe Kosovës’ tha ai.

Ministri Bushati u shpreh se Shqipëria mbështet vendimin e Kosovës për të vendosur 100% tarifë doganore për mallrat serbe, ndërsa shtoi se Tirana nuk do të aplikojë të njëjtën gjë për Beogradin.

“Nuk do të aplikohet në Shqipëri. Qeveria shqiptare mbështet politikën e politikës së Kosovës për aplikimin e taksave ndaj Serbisë në kushtet specifike ku ndodhemi. Të gjitha vendet e rajonit janë pjesë e CEFTE-s.

Aplikimi i taksave që Kosova po përqafon është një rrugë e vetme përballuar këtë situatë. Nuk mund të interpretohet që edhe Shqipëria do të bëjë të njëjtën gjë. Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi kalojnë përmes Kosovës. Ne jemi me Kosovën, por ne nuk do të aplikojmë të njëjtën gjë për Serbinë” tha Bushati.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i ftuar në Report Tv ka vlerësuar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipërisë dhe Kosovës. Ai tha se disa çështje nuk janë zgjidhur për shkak të neglizhencës apo interesave klienteliste në të dy anët e kufirit, por në tërësi bashkëpunimi ka njohur përmirësime, ndërsa renditi disa marrëveshje.  ‘Sot jemi në kushtet ku bashkëpunimi mes dy vendeve konsiderohet strategjik. Janë vendosur disa trase të rëndësishme që ne duhet të ndërmarrim veprime konkrete në fushën e tregut për heqjen e barrierave tarifore dhe jo tarifore.

Ka pasur neglizhenca në të dy anët, për disa raste ka munguar vullneti për të çmontuar disa interesa lokaliste apo kleinteliste, por në tërësinë e saj marrëdhënia me Kosovën ka njohur përmirësime. Brenda 6 mujorit të parë të 2019 të hiqet tarifa për roaming. Do të krijohet një pikë doganore në portin e Durrësit. Do të hiqen tarifat, do të zerohen barrierat. Do të hiqen 42 licenca që u nevojiten prodhuesve nga të dy anët e kufirit për të dalë në treg. Po krijojmë tregun e përbashkët” deklaroi Bushati. (Shqiptarja)

Next Post
Eurodeputetja qipriote: Rama do e paguajë rëndë Kaçifas, Greqia të bllokojë integrimin e Shqipërisë

Eurodeputetja qipriote: Rama do e paguajë rëndë Kaçifas, Greqia të bllokojë integrimin e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kanë më numrat e dikurshëm”, analisti zbulon arsyen e dhunës në protestë: Organizatorët dhe pagatorët nuk janë të kënaqur

“Nuk kanë më numrat e dikurshëm”, analisti zbulon arsyen e dhunës në protestë: Organizatorët dhe pagatorët nuk janë të kënaqur

July 23, 2026
Lamallari nxjerr videon: Qëllimet ogurzeza t’i harroni! Ja si protestuesit plagosin njëri-tjetrin

Lamallari nxjerr videon: Qëllimet ogurzeza t’i harroni! Ja si protestuesit plagosin njëri-tjetrin

July 23, 2026
Avokati: Protestuesit janë të paguar nga Berisha, duan me çdo kusht që të ketë viktima! SPAK të hetojë 21 janarin

Avokati: Protestuesit janë të paguar nga Berisha, duan me çdo kusht që të ketë viktima! SPAK të hetojë 21 janarin

July 23, 2026
Lagu Ramën me ujë/ Peleshi përjashton Bardhin nga seanca

Lagu Ramën me ujë/ Peleshi përjashton Bardhin nga seanca

July 23, 2026
PS miraton e vetme rezolutat për SPAK dhe 6 institucionet e tjera! Kalon buxhetin dhe 4.3 milionë eurot për koncertin e Kanye West

PS miraton e vetme rezolutat për SPAK dhe 6 institucionet e tjera! Kalon buxhetin dhe 4.3 milionë eurot për koncertin e Kanye West

July 23, 2026
Kuvendi kalon direkt në votim pas bllokimit të foltores, miratohet kërkesa e Ballës

Kuvendi kalon direkt në votim pas bllokimit të foltores, miratohet kërkesa e Ballës

July 23, 2026
Balla: Berisha të merret i pandehur për 21 Janarin, të dalë para drejtësisë

Balla: Berisha të merret i pandehur për 21 Janarin, të dalë para drejtësisë

July 23, 2026
Kaos para Kuvendit, momenti kur qytetari goditet me send të fortë nga protestuesit (VIDEO)

Kaos para Kuvendit, momenti kur qytetari goditet me send të fortë nga protestuesit (VIDEO)

July 23, 2026
“Shqipëria pa opozitë, me këtë thikë në shpinë ngulur si plagë e pambyllur”

“Shqipëria pa opozitë, me këtë thikë në shpinë ngulur si plagë e pambyllur”

July 23, 2026
Policia shoqëron 4 protestues të tjerë, tensionohet sërish situata jashtë Parlamentit

Policia shoqëron 4 protestues të tjerë, tensionohet sërish situata jashtë Parlamentit

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In