• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eurodeputetja qipriote: Rama do e paguajë rëndë Kaçifas, Greqia të bllokojë integrimin e Shqipërisë

by Java News
26/11/2018 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurodeputetja Eleni Theocharous vijon të sulmojë shtetin shqiptar dhe kryeministrin Edi Rama për vrasjen e ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas. Ajo  u shpreh se ky i fundit do ta paguajë vrasjen e ushtarakut grek, pasi Athina ka përgjegjësi ndaj grekëve kudo që ata jetojnë. Theocharous u shpreh më tej për mediat greke se është e bindur që në ‘Epirin e Veriut’ bëhet spastrim etnik.

Eurodeputetja Eleni Theocharous, e cila është shpallur nga Shqipëria ‘non grata’, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të paguajë një çmim të rëndë përkundrejt vrasjes së ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas. Ajo është shprehur përgjatë një interviste për mediat greke se “Athina ka përgjegjësi kombëtare, historike, morale dhe politike ndaj të gjithë grekëve kudo që ata jetojnë, përfshirë këtu edhe ata të ‘Epirit të Veriut’ ”.

Duke komentuar vrasjen e Konstandinos Kaçifas, eurodeputetja qipriote ka theksuar se grekët që jetojnë në Epirin e Veriut jetojnë nën shtypje dhe terror. “Kaçifas me veprimin e tij u bë i rrezikshëm. Ai po fliste, luftonte, nuk kishte frikë; pra, ai duhej të heshte. Rama nuk arriti të na trembë. Sepse ne ishim të gjithë atje”, komentoi ajo.

Eleni Theocharous shprehu bindjen se në “Epirin e Veriut” po bëhet spastrim etnik, e pikërisht për këtë arsye, eurodeputetja i kërkoi qeverisë greke që të ofrojë mbështetjen e saj ndaj minoritetit në fjalë. “Ajo duhet të mbështesë çdo biznes të vogël të ‘Epirit të Veriut’, të japë status të privilegjuar për produktet e tyre. Të dërgojë vizitorë në zonat historike dhe turistike të ‘Epirit të Veriut’. Të rinjtë të shkollohen në universitetet greke me çmime të lira dhe të kthehen dhe të punojnë për vendin e tyre për të paktën 5 vjet”, u shpreh ajo. Theocharous tha më tej se Greqia tanimë duhet të kishte pezulluar çdo proces integrimi të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kjo nuk është hera e parë e eurodeputetes qipriote që shprehet e revoltuar ndaj vendit dhe kryeministrit Edi Rama. Fill pas vrasjes së ekstremistit grek, Konstandinos Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës nga forcat RENEA, Theocharous e ka cilësuar shtetin shqiptar si një vend që dhunoi të drejtat e njeriut dhe kryeministrin Edi Rama si ‘kryeministër të korrupsionit’ “.

Eleni Theocharous u shpall më datë 10 nëntor si një person ‘non grata’ në Shqipëri, përmes një vendimi që u njoftua Ministria e Jashtme shqiptare. Kjo e fundit e argumentoi vendimin e saj si një vendim të marrë për pasojë të shfaqjeve të përsëritura ekstremiste. Ndaj këtij vendimi, ajo ka reagoi duke thënë se ndihet e nderuar për këtë vlerësim. (Shqiptarja.com)

 

Next Post
Rama, i ashpër me BE: Neve na tregoni përralla, Serbinë e përkëdhelni

Rama mohon paktin me Vuçiç për Kosovën: Prodhim i kazanit mediatik serb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, Irani: SHBA ka afat një muaj t’i japë fund bllokadës detare

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, Irani: SHBA ka afat një muaj t’i japë fund bllokadës detare

May 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 4 maj 2026

May 3, 2026
Sekuestrohet në Tiranë “Audi SQ8” i vjedhur në Itali, procedohet 44-vjeçari

Sekuestrohet në Tiranë “Audi SQ8” i vjedhur në Itali, procedohet 44-vjeçari

May 3, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

PROFIL! Dita e parë e gjyqit në tokë… e Ilir Metës

May 3, 2026
Berisha sulmon kundërshtarët brenda PD: Rama e kapi për fyti Bashën, kishte dy dosje

Berisha sulmon kundërshtarët brenda PD: Rama e kapi për fyti Bashën, kishte dy dosje

May 3, 2026
Një i plagosur pas sherrit mes disa të rinjve në një lavazh në Fier, arratiset autori

Një i plagosur pas sherrit mes disa të rinjve në një lavazh në Fier, arratiset autori

May 3, 2026
Zbulohet plani, çfarë përfshin propozimi me 14 pika i Iranit për SHBA-në për t’i dhënë fund luftës

Zbulohet plani, çfarë përfshin propozimi me 14 pika i Iranit për SHBA-në për t’i dhënë fund luftës

May 3, 2026
U ndërpre pas debateve për listat e votuesve, rifillon procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD në Korçë

U ndërpre pas debateve për listat e votuesve, rifillon procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD në Korçë

May 3, 2026
Ekstradohet nga Spanja 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Spanja 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

May 3, 2026
Si po i shkelmon Berisha normat e brohoritura me rastin e zgjedhjes së kryetarit të PD

Si po i shkelmon Berisha normat e brohoritura me rastin e zgjedhjes së kryetarit të PD

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In