• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ditë kritike për zjarret, situatë e rënduar në Pukë dhe Mirditë! Ministria e Mbrojtjes: 24 vatra, 8 ende aktive! U dogjën 4 shtëpi të pabanuara (ZONAT)

by A. Q
21/08/2026 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e sotme ka qenë kritike për situatën e zjarreve në të gjithë vendin, pasi ka pasur një hartë me ‘hotspote’ dhe madje momente rreziku e deri në evakuime banorësh.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë në mbrëmje përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend. Deri në orën 17:00 të 21 gushtit, janë regjistruar 24 vatra zjarri, prej të cilave 8 vijojnë të jenë aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 1 nën kontroll.

Për përballimin e situatës në të gjithë vendin janë angazhuar të paktën 639 forca, përfshirë 369 efektivë të strukturave vendore dhe rajonale dhe 270 efektivë të Forcave të Armatosura. Në operacione janë vënë në dispozicion edhe 5 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Po si paraqitet situata dhe harta e zjarreve në vend?

Situata më problematike vijon në Gojan–Gjegjan–Tërbun, në Pukë, ku janë angazhuar 255 forca dhe 11 mjete zjarrfikëse. Zjarri vijon të jetë aktiv në drejtim të Gojanit të Vogël dhe zonës së Prozhemit, ndërsa më e rënduar paraqitet situata në lagjen Pepaj, në Gojan të Madh, ku flakët janë afruar pranë banesave.

Deri tani raportohet se janë djegur 4 banesa të pabanuara, ndërsa një banesë e banuar që ishte në rrezik është shpëtuar. Për mbrojtjen e banesave janë dislokuar 5 mjete zjarrfikëse dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Ndërhyrja nga ajri vijon me një helikopter.

Në Shtanë të Mirditës, zjarri ka krijuar rrezik për banesat, duke detyruar Policinë e Shtetit të evakuojë banorët e rrezikuar. Në zonë janë angazhuar kapacitetet e bashkisë, ndërsa operacioni mbështetet nga dy helikopterë dhe dy mjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura. Gjithashtu është vendosur në gatishmëri një ambulancë.

Në Dukat të Vlorës, operacioni vijon me forca zjarrfikëse, punonjës të shërbimit pyjor, forca të Njësisë Administrative Orikum dhe efektivë të Forcave të Armatosura. Ndërhyrja nga toka po mbështetet nga dy avionë Air Tractor. Pavarësisht përhapjes së zjarrit drejt malit, aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Dajt të Tiranës vijon puna për izolimin e vatrave të mbetura, ndërsa një pjesë e tyre janë izoluar plotësisht. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Mal Milot të Kurbinit, zjarri është shuar pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, policisë, strukturave bashkiake dhe Forcave të Armatosura, të mbështetura edhe nga një helikopter. Zona vijon të mbahet nën mbikëqyrje.

“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile. Prioritet i operacioneve mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë, ndërsa të gjitha kapacitetet operacionale vijojnë të jenë në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje”, bën me dije ministria.

Next Post
Pritet të fillojë transmetimin së shpejti, zbulohen detaje nga emisioni i ri i Luiz Ejllit

Pritet të fillojë transmetimin së shpejti, zbulohen detaje nga emisioni i ri i Luiz Ejllit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com